Ushtria e Izraelit ka mobilizuar edhe 16 mijë rezervistë shtesë për të rritur gatishmërinë e saj në luftimet në Rripin e Gazës.
Izraeli e ka çuar numrin total të rezervistëve në 86.000, që kur ka nis fushatën e luftimeve në Gaza më 8 korrik.
Më shumë se 1,300 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftimeve.
Të paktën 100 palestinezë u vranë në Gaza më 30 korrik, duke përfshirë 16 persona në një shkollë, tranmston REL.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka thënë se sulmi ishte “skandaloze” dhe i “pajustifikueshëm”.
Sulmi u kritikua edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit, edhe pse nuk është përmendur emri Izrael. /Telegrafi/