Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Hyrje: Një vështrim mbi Teorinë e Artit Islam
    Besimi

    Hyrje: Një vështrim mbi Teorinë e Artit Islam

    RedaktoriBy Redaktori13-12-202506 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Hyrje: Një vështrim mbi Teorinë e Artit Islam
    Hyrje: Një vështrim mbi Teorinë e Artit Islam
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Ky artikull është shkëputur nga përmbledhja e librit “Teoria e Artit Islam: Koncepti estetik dhe struktura epistemike”, me autor Idham Muhamed Hanash. Kapitulli: Hyrje.

    Temat e tjera mund t’i gjeni këtu në këtë etiketë:

    https://dijaonline.com/tag/teoria-e-artit-islam

    Libri Teoria e Artit Islam, me autor Idham Muhamed Hanash, është një parashtrim i gjerë dhe i përpiktë i artit islam, si një mënyrë shprehjeje artistike njerëzore shumë të veçantë. Bëhet fjalë për një krijimtari e cila ka të bëjë fare pak me mishërimin e thjeshtëzuar të bukurisë në formë, por që i kushton një rëndësi të veçantë vetëm projektimit të një shprehjeje, atë të besimit të brendshëm në Zot si dhe marrëdhënies së njeriut me hyjnoren.

    Në këtë mënyrë, ushtruesit e këtij arti duan ta pasqyrojnë bashkimin hyjnor dhe të vërtetën, në përpjekje për t’ua kallëzuar dhe sjellë ndërmend njerëzve rëndësinë e porosisë shpirtërore, si dhe bukurinë e përjetimit fetar, duke përshkruar punimet e tyre në vijimësi, me një qëllim tërësisht shpirtëror i cili josh drejtpërdrejt mendjen dhe përfytyrimin, me qëllim soditjen e pafundme, ndërsa dora e artistit zmbrapset me përulje në prapaskenë. Ta kuptosh këtë, është vërtet si të kuptosh gjuhën e kësaj forme arti të veçantë dhe atë se çfarë përfaqëson arti islam.

    Njëshmëria Hyjnore, si një parim i së bukurës, është ndoshta thelbi i shprehjes, përjetimit dhe asaj të cilës arti islam i thur lavde. Përse arti islam është zhvilluar ashtu siç është zhvilluar, çfarë forme merr, cili është arsyetimi themelor i tij? Çfarë lloj porosie përpiqet të përçojë artisti mysliman, çfarë ndjenjash kërkon të ngjallë? Ky punim e parasheh artin islam si një lëndë të hulumtimit arkeologjik dhe e trajton zhvillimin e tij si pjesë të studimit historik të artit në një kuptim më të gjerë. Në të njëjtën kohë, i hap rrugën një zhvendosjeje epistemologjike, e cila e shikon artin islam si një lëndë të prekshme që ka të bëjë me bukurinë e gjërave të rralla dhe të vjetërsuara që e kanë pasur zanafillën te krijimtaria kulturore-artistike islame, duke anuar drejt një pikëpamjeje tjetër teorike që ka të bëjë me parimin, vegimin, metodën dhe teorinë. Kjo pikëpamje teorike mundëson themelin intelektual dhe mendor të një shkence filozofike të bukurisë artistike islame, të cilën ne mund ta quajmë “shkenca e artit islam”, ose “estetika islame”, që vlerëson krijimtarinë pamore, si nga bukuria, po ashtu edhe nga dobia a saj.

    Hulumtimi në vijimësi, gjithashtu, shpalos keqkuptimet orientalistike, duke vënë në dyshim disa prej kushteve paraprake të mënyrës së qasjes ndaj artit islam, me gjykime të rrënjosura në një ngrehinë kulturore të huaj, sa i përket këndvështrimit shpirtëror të Islamit.

    Vitet e fundit, IIIT ka marrë përsipër të përgatisë shkurtesa të botimeve kyçe dhe ky përkthim është njëri prej tyre, marrë si shkurtesë nga botimi në arabisht i Naẓarijah el-Fen el-Islāmī: El-Mefhūm el-Xhemālī ue el-Bunjah el-Ma‘rifijeh.

    Ne jetojmë në një periudhë, në të cilën koha është e çmuar pothuajse në të gjitha fushat e jetës, duke përfshirë shkrimin dhe prodhimin. Botime të shumta kulturore, ideore dhe informative vazhdojnë pareshtur, si pjesë e përpjekjeve për mbajtjen e ritmit të ndryshimeve, si në fushëveprimin vetjak, ashtu edhe në atë shoqëror, ndërkohë që shtëpitë botuese dhe faqet e internetit shtyhen me njëra-tjetrën, se kush të sigurojë lajmet më të fundit dhe të dhënat më të sakta, sipas mënyrës më të thjeshtë dhe të dobishme.

    Zhvillimet intelektuale që tashmë mbizotërojnë botën, nxjerrin në pah nevojën e përpunimit të një “përshtatjeje krijuese” të të dhënave, si një nga gurthemelet e njerëzimit në tërësi dhe, për këtë arsye, IIIT boton një varg shkurtesash. Qëllimi i këtyre shkurtesave është që të ndihmojë lexuesit të përfitojnë nga të dhënat e gatshme në mënyrë sa më të lehtë, frutdhënëse dhe të dobishme që të jetë e mundur, si dhe të zhvillojnë më tej fusha të rëndësishme shkencore, për të qenë më në gjendje që të japin ndihmesën e tyre në përparimin e njerëzimit.

    Tekstet e shkurtesave janë shkruar në një mënyrë të qartë dhe lehtësisht të lexueshme, ndërkohë që është ruajtur përmbajtja thelbësore e punimit fillestar dhe lexuesit do ta vënë re, që për të kursyer hapësirë, shkurtesat e botuara përmbajnë më pak shënime në fund të librit sesa punimet e zanafillës. Të vetmet shënime të ruajtura janë ato të cilat nevojiten për qartësime apo përcaktimin e një ideje, ngaqë synimi parësor i kësaj përpjekjeje është që të lehtësojë përthithjen e shpejtë të përmbajtjes që ato mbartin në vetvete. Lexuesit që dëshirojnë të thellohen më shumë rreth këtyre çështjeve, apo të gjejnë dokumentet e plota të cituara, mund t’u drejtohen punimeve origjinale të cilat përmbajnë të gjitha citimet e nevojshme.

    Ky punim botohet si një ligjërim më i gjerësishëm dhe rrit ndërgjegjësimin rreth çështjes së shprehjes artistike islame, bashkë me qëllimin dhe synimin e vet përfundimtar. Padyshim që tema është e një rëndësie të veçantë, por është shpresuar që pjesa më e madhe e lexuesve, si ata me formim të përgjithshëm, edhe ata që janë të njohur me fushën, do të përfitojnë në përgjithësi nga këndvështrimi i ofruar dhe çështjet e shqyrtuara.

    Kur përmenden data sipas kalendarit islam (Hixhri), shoqërohen me shkurtimin ‘p.h.’. Përndryshe, kur ato ndjekin kalendarin gregorian shoqërohen me fillesat ‘e.r.’, nëse ka qenë e domosdoshme. Fjalët arabe janë lënë kursive, përveç atyre të cilat kanë hyrë në përdorim të gjerë. Shenjëzat e theksimit janë shtuar vetëm për emrat arabë që nuk përfillen si bashkëkohorë. Përkthimet në gjuhën angleze të marra nga arabishtja janë të vetë përkthyesit.

    Që nga themelimi në vitin 1981, IIIT ka shërbyer si një qendër që ka përkrahur përpjekjet e rëndësishme shkencore. Në përmbushje të këtij qëllimi, gjatë një dhjetëvjeçari ka bërë të mundur të udhëheqë programe të shumta hulumtimi, mbledhje dhe takime, si dhe ka botuar punime shkencore, veçanërisht në fushën e shkencave shoqërore dhe lëmisë teologjike, të cilat deri tani numërojnë mëse katërqind tituj në anglisht dhe arabisht, shumë prej të cilave janë përkthyer edhe në gjuhë të tjera të rëndësishme.

    Ne dëshirojmë të falënderojmë autorin, përkthyesin, si dhe punonjësit e redaksisë dhe prodhimit të zyrës së IIIT-së në Londër. Dhe, njëherësh, të gjithë ata që janë përfshirë drejtpërdrejt ose tërthor në përmbylljen e këtij libri. Zoti ua shpërbleftë për të gjitha përpjekjet!

     

    Estetika Islame Hyrje Idham Muhamed Hanash Teoria e Artit Islam
    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleBerlini akuzon Moskën për sulme kibernetike
    Next Article Prezantim i teorisë dhe pikëpamjeve të artit islam
    Redaktori
    • Website

    Related Posts

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    31-05-2026

    Mungesa e integritetit dhe guximit tek intelektualët: Dr. Justinian Topulli vjen në “Prishtina Talks”

    31-05-2026

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    31-05-2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    Mungesa e integritetit dhe guximit tek intelektualët: Dr. Justinian Topulli vjen në “Prishtina Talks”

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.