• Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Facebook Twitter Instagram
Të reja
  • Vitin e kaluar inflacioni shënoi kulmin dhe pritet të jetë kundërshtar i yni edhe këtë vit kalendarik
  • Bashkësia Islame e Kosovës inicion aksion për t’i ndihmuar të prekurit nga vërshimet
  • Pse në Turqi pihet më shumë çaj se kudo tjetër?
  • Avokati Asdren Bytyqi: Rritja e çmimit të tatimeve në pronë, është komunizëm
  • Pse duhet bojkotuar produktet serbe?
  • Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u prit në takim nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava
  • Bashkësia Islame e Kosovës fillon grumbullimin e ndihmave për zonat që u prekën nga vërshimet
  • Abbas: Roli i Türkiye-s në mbështetjen e kauzës palestineze është i rëndësishëm
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest RSS
Dija Online
Leaderboard Ad
  • Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Dija Online
Ju jeni nëHome»Edukim»Hutbe»Hutbe: Xhamia pozicioni qendror dhe nocioni që në vete përmbledh çdo gjë

Hutbe: Xhamia pozicioni qendror dhe nocioni që në vete përmbledh çdo gjë

0
By Dija Online on 24-11-2014 Hutbe

Lavdia i takon Allahut, Atë e falenderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë mbrojtjen e Allahut nga të këqijat e shpirtërave tanë dhe nga të ligat e punëve tona. Atë të cilin Allahu e udhëzon, s’ka kush që mund ta fusë në humnerë dhe atë që Allahu e humb, nuk ka kush që mund ta udhëzojë. Dëshmojmë se askush nuk meriton të adhurohet përveç Allahut, të Vetmit, i Cili nuk ka shok dhe dëshmojmë se Muhamedi është robi dhe i Dërguar i Tij.
“O ju të cilët keni besuar! Frikësohuni Allahut me një frikë të vërtetë dhe kurrsesi mos vdisni ndryshe, vetëm se duke qenë muslimanë.” (Ali Imran, 102)

“O ju njerëz! Frikësohuni Zotit tuaj, i Cili ju ka krijuar prej një veteje dhe ka krijuar nga ajo çiftin e saj, e prej atyre të dyve u shtuan shumë burra dhe gra. Dhe kini frikë Allahun që me Emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, sepse Allahu është Mbikëqyrës mbi ju.” (Nisa, 4-1)

“O ju besimtarë! Frikësohuni Allahut dhe thoni fjalë të drejta. Ai ua përmirëson juve gjendjet dhe punët tuaja. Ai i cili i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, ai ka arritur një fitore të madhe.” (Ahzab, 70-71)

 

Të nderuar besimtarë!

Xhamia, në kuptimin e thellë islam, është pozicioni qendror për ta shfaqur adhurimin dhe nënshtrimin e sinqertë ndaj Krijuesit të Lartësuar. Adhurimi është dashuri dhe përulje, është nocion që në vete përmbledh çdo gjë, qoftë fjalë apo vepër e dukshme apo e padukshme, me të cilën kënaqet Allahu. Xhamia, është vend që në të adhurohet vetëm Allahu i Lartësuar dhe askush tjetër përveç Tij.

 

“Dhe (mua më shpallet) se vërtet xhamitë janë të veçantë për të adhuruar Allahun. E mos adhuroni në to askënd tjetër me Allahun.” (Xhin, 18)

Vërtet, ne kemi nevojë t’i referohemi historisë sonë të lavdishme dhe t’i mësojmë faktorët dhe elementet e suksesit të udhëheqjes së umetit islam. Kjo udhëheqje, e cila u kurorëzua me sukses, në cilën shkollë, universitet, institucion, akademi, u përvetësua?
E gjithë kjo ishte sukses i një nyje qendrore që tubonte të gjitha kategoritë e shoqërisë islame, të mëdhenj e të vogjël, pleq e të rinjë, të varfër e të pasur, robër e zotërinjë, fshatarë e burra shteti, të gjithë u tubonin pranë njëri-tjetrit, në vendin e quajtur XHAMI. Po, po, në xhami, e cila ishte vendburim dhe kroi i udhëzimit dhe instruksioneve shpirtërore dhe materiale.
Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) punën e parë që e bëri, kur shkoi në Medine, ngriti xhaminë. Ishte rasti i parë i një bashkimi të fiseve. Xhamia paraqiste themel të parë të shoqërisë islame. Ajo nuk ishte vetëm faltore, por ishte edhe shkollë që Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ua mësonte vet Islamin, ishte edhe parlament, ku shqyrtoheshin çështjet me rëndësi dhe merreshin vendime.

 

Të nderuar besimtarë!

Xhamia është djep i idesë dhe planeve për t’i realizuar synimet shoqëria islame. Ajo barti flamurin e pastrimit shpirtëror, ngriti moralin, forcoi besimin, shtoi dashurinë dhe respektin ndaj njëri tjetrit. Prej saj buruan inisiativat e përhapjes së Islamit, dhe kështu u transformua shoqëria islame dhe bota lulëzoi. E gjithë kjo u arrit për arsye të një organizimi të mirëfilltë të udhëhequr nga i dërguari i Allahut të Lartësuar, Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe ai i përkrahur nga sahabët. Një përkujdesje e tillë, arrihet vetëm nga burrat besimtarë, të cilët i frikësohen vetëm Allahut.

“E drejtë e përkujdesjes së xhamive të Allahut është vetëm e atij që i ka besuar Allahut dhe Ditës së Fundit e që e falë namazin, jep zekatin e nuk i frikësohet askujt përveç Allahut. Të tillët do të jenë të udhëzuarit (në rrugën e drejtë).” (Teube,18)

Pastaj Allahu i Lartësuar thotë:

“(Ajo dritë) Është në shtëpitë (xhamitë) që Allahu lejoi të ngrihen, e që në to të përmendet emri i Tij, t’i bëhet lutje Atij mëngjes e mbrëmje. Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregëtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur Allahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zekatin. Ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet.” (Nur, 36-37)
Të nderuar besimtarë!

Xhamia e Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e bëri atë që nuk mundën ta bëjnë universitete e shumta të botës. Xhamia e tij ishte e hapur për të gjithë, minare e udhëzimit në sipërfaqen e tokës, qendër mësimi dhe udhëzimi, universitet i të gjitha shkencave, mjafton mbi të gjitha, ishte qendër e zbritjes së uahjit-shpalljes. Xhamia prodhoi udhëheqës, prijësa, trima, komandantë, dijetarë, fukaha, muhaditha, muftinjë, poetë, thirrësa, mendimtarë etj. Kjo u arrit, për arsye se themelet e saj ishin të vendosura mbi devotshmërinë dhe kënaqësinë e Allahut të Lartësuar.
“A është më i mirë ai që ndërtesën e vet e themeloi në devotshmëri dhe në kënaqësi të Allahut, apo ai që ndërtesën e vet e themeloi buzë bregut të shembur e bashkë me të bie në zjarrin e xhehenemit? Allahu nuk i udhëzon njerëzit zullumqarë.” (Teube, 109)

 

O muslimanë!

Detyra e thirrësave, bijëve dhe rinisë islame është që të jenë thirrës në rrugën e Allahut të Lartësuar, por pikënisja e tyre duhet të fillojë nga xhamia, nga ky vend i bereqetit. Hatibi kur të ngjitet në minber me këshillë të sinqertë ta rikthejë dhe ripërtërijë besimin e drejtë në zemrat e njerëzve. Imami duke falur namazin ta kryejë namazin në formën e duhur dhe të kërkuar. Muezini duke thirrur ezanin ta realizojë thirrjen, duke i ftuar në shpëtim. Besimtarët duke u përmbajtur udhëzimeve, kështu do t’i kthehet imazhi xhamisë dhe do të përjetohet lumturia e besimit.
Kjo është thirrje për të gjitha nivelet.
I nderuar vëlla, kujto fjalët e Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i cili thotë:
“Xhamia është shtëpia e çdo të devotshmi. Allahu i ka garantuar atij që xhaminë e ka shtëpi të veten me shpirt, mëshirë dhe kalim të siratit drejt kënaqësisë së Allahut dhe xhenetit.” (Taberaniu)
I nderuar vëlla, me siguri se dëshiron të jesh nën hijen e Allahut Ditën e Gjykimit, ndërkohë që Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) për këtë thotë:

“Shtatë persona do të hyjnë nën hijen e Allahut, atë ditë që s’ka hije tjetër pëvreç hijes së Tij. Prej tyre: njeriu që e ka zemrën të lidhur për xhaminë.” (Buhariu dhe Muslimi)

 

O muslimanë!
Xhamia ishte burim i idesë për transformim shoqëror dhe kultivim i vlerave të dijes, besimit dhe moralit. Nëse dëshirojmë ta shijojmë ëmbëlsinë e adhurimit, krenarinë e krijimit, lumturinë e jetës, qetësinë e shpirtit, mëshirën e Krijuesit t’i kthehemi djepit të lindjes, xhamisë. Këtu lind imani, morali, dija, suksesi dhe fitorja.
Allahu im! Ty të takon falenderimi për çdo gjë që na ke caktuar dhe na ke dhuruar! Nga Ty kërkojmë falje për të gjitha mëkatet dhe gabimet dhe vetëm tek Ty pendohemi!

Përgatiti: Ulvi Fejzullahu

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Dija Online

Related Posts

Porositë më madhështore në Kuran

Arritjet e vitit që lamë pas

Sprovat janë sjellje hyjnore

Leave A Reply Cancel Reply

You must be logged in to post a comment.

  • Të Fundit
  • Të popullarizuara
30-01-2023

Vitin e kaluar inflacioni shënoi kulmin dhe pritet të jetë kundërshtar i yni edhe këtë vit kalendarik

27-01-2023

Bashkësia Islame e Kosovës inicion aksion për t’i ndihmuar të prekurit nga vërshimet

25-01-2023

Pse në Turqi pihet më shumë çaj se kudo tjetër?

25-01-2023

Avokati Asdren Bytyqi: Rritja e çmimit të tatimeve në pronë, është komunizëm

20-12-2014

Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

23-09-2014

Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

23-09-2014

SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

12-07-2014

A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

  • Fetva
27-10-2022

Mjerë për ata që falen…!

16-09-2022

Kthejani të drejtën atyre që u takon!

18-07-2022

T’i bësh reklamë të keqes dhe ta provokosh atë

28-06-2022

Anti-Islami po nis dhe mbulohet si anti-hoxhë

Video nga kanali
1/125000
Para
By PoseLab
  • Studime
17-03-2018

Kurani dhe Menaxhmenti

07-02-2018

Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

31-01-2018

E vërteta rreth martesës “mut’a”

24-01-2018

Ju sjellim librin “Dashuria dhe afërsia mes Familjes Fisnike dhe sahabëve”

  • Edukim
19-01-2023

Përçudnimi i natyrës njerëzore

26-09-2022

Dhimbja

16-09-2022

Kthejani të drejtën atyre që u takon!

27-08-2022

Relativizimi i së keqes

Mbi ne

Dija Online

Portali informativ Dija Online, paraqet portal të informacionit për aktualitetet në vend dhe në botë, sjellë informacione mbi besimin, kulturën, shkencë, teknologjinë dhe shëndetin.

Na kontaktoni

    Emri(e domosdoshme)

    Emaili(e domosdoshme)

    Subjekti

    Mesazhi Juaj

    Copyright © 2023 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.