• Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Facebook Twitter Instagram
Të reja
  • Vitin e kaluar inflacioni shënoi kulmin dhe pritet të jetë kundërshtar i yni edhe këtë vit kalendarik
  • Bashkësia Islame e Kosovës inicion aksion për t’i ndihmuar të prekurit nga vërshimet
  • Pse në Turqi pihet më shumë çaj se kudo tjetër?
  • Avokati Asdren Bytyqi: Rritja e çmimit të tatimeve në pronë, është komunizëm
  • Pse duhet bojkotuar produktet serbe?
  • Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u prit në takim nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava
  • Bashkësia Islame e Kosovës fillon grumbullimin e ndihmave për zonat që u prekën nga vërshimet
  • Abbas: Roli i Türkiye-s në mbështetjen e kauzës palestineze është i rëndësishëm
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest RSS
Dija Online
Leaderboard Ad
  • Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Dija Online
Ju jeni nëHome»Edukim»Hutbe»Hutbe: Fama, sprovë për njerëzit

Hutbe: Fama, sprovë për njerëzit

0
By Dija Online on 23-10-2014 Hutbe

Falënderimi i takon Zotit të botëve, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi më të nderuarin e të Dërguarve, Muhamedin, mbi familjen dhe mbi shokët e tij.

Të nderuar muslimanë!

Kini frikë Allahun e Lartësuar duke e respektuar Atë. Falënderoni Krijuesin për të mirat që ua dhuroi. Lavdëroni sinqerisht Allahun, i Cili ju udhëzoi në dritën e besimit islam. Gjithashtu kujtoni fjalën e Tij, kur thotë:
“Ai ju jep gjithçka që i kërkoni. Edhe nëse përpiqeni t’i numëroni dhuntitë e Allahut, nuk do të mund t’i numëroni dot. Njeriu është vërtet i padrejtë dhe mosmirënjohës.”1

Kërkimi i famës, namit, autoritetit, pozitës, pasurisë, është dëshirë dhe prirje e brendshme për shumicën e njerëzve. Ata harxhojnë energji, bëjnë të pamundurën për t’i përvetësuar ato. Fama është një dehje që kapërcen edhe rakinë. Autoriteti është përgjërim i llojit të vet. Pra, me këto tipare njihen dhe dallohen njerëzit, përmenden, përfitojnë, etj..

Njeriu i do vetitë e lartpërmendura dhe dëshiron të lavdërohet e të mburret, edhe pse ai është i krijuar nga lëngu i prodhuar nga gjëndrat e mashkullit, që quhet spermë. Fundi i tij pas vdekjes do të jetë pjesë e kalbur në tokë. Kujto fjalët e Allahut të Lartësuar kur thotë:

“A nuk e mban mend njeriu se Ne e kemi krijuar atë, kur ende nuk ishte asgjë?!”2

“Vallë, a nuk ka kaluar një periudhë kohore, kur njeriu nuk ka qenë qenie e denjë për t’u përmendur?!”3

Nëse mendojmë për tekstet e haditheve, mësojmë se njeriu vepron mirë edhe duke mos pasur për qëllim kënaqësinë e Allahut të lartësuar, por vetëm të përmendet e të zihen në gojën në mesin e njerëzve. Hadithi na tregon kështu:

“Njeriu lufton për t’u përmendur dhe njeriu lufton për ta parë vendin e vet (pozitën)”. Hadithi profetik na rrëfen haberin e tre njerëzve që do të tërhiqen nga fytyrat për në zjarr të xhehenemit. Mësojmë se muxhahidit i thuhet: “ke luftuar që të thuhet se je guximtar”. Dijetarit i thuhet: “ke studiuar që të njihesh si dijetarë, ke lexuar Kuranin të njihesh si lexues.” Kurse dorëdhënësit i thuhet: “ke ndihmuar që të thuhet se je bujar.”

Po të jetë besimtari pak i mendueshëm në këto citate profetike, vëren shumë qartë dobësinë e njeriut para autoriteti dhe famës. Ai sakrifikon gjithçka për veten e tij, mbledh edhe pasuri për ta shpenzuar vetëm të përmendet. Dijetari harxhon ymrin në dituri duke u lodhur e vuajtur dhe në fund kjo të bëhet vetëm për famë e pozitë dhe për autoritet e përmendje!

Njeriu në këtë botë gjatë veprimeve që kryen e dëshiron nga të tjerët lavdërimin dhe falënderimin për atë që ka bërë, po edhe atë që nuk kanë bë. Pa dyshim që kjo është një e metë serioze që i korrupton njerëzit në forma të ndryshme dhe përulësia në zemrat e tyre dobësohet.

Kujtimi dhe falënderimi janë cilësi të veçanta të Allahut të Lartësuar dhe Ai dëshiron nga robërit që ta kujtojnë dhe ta ndiejnë nënshtrimin e përulësinë ndaj Krijuesit duke e kujtuar me format e ligjshme. Ai i cili është i angazhuar në kujtimin e Allahut nuk vuan që të kujtohet prej njerëzve, nuk ngarend për famë, njohje. Por ai synon vetëm kujtimin nga ana e Allahut.

“Prandaj, më kujtoni Mua (me namaz e lutje) që Unë t’ju kujtoj (me shpërblime) dhe falënderomëni Mua (duke M’u bindur) e mos i mohoni dhuntitë e Mia (me mosbindje)!”4

Allahu i Lartësuar në hadithin kudsij thotë: “Unë jam te mendimi i mirë i robit Tim për Mua, andaj le të mendojë çka të dojë për Mua.”5

“Unë jam te mendimi i mirë i robit Tim për Mua, nëse mendon mirë, këtë e fiton, nëse mendon keq, këtë e fiton.”6

Lavdidashësi i cili pret lavdërimet e njerëzve duke bërë punë të mira vetëm karshi njerëzve, ai këtë do ta përjetojë pa dyshim, por edhe do të shantazhohet e poshtërohet. Muhamedi, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Ai që u flet njerëzve qëllimisht për të fituar lavdërimet e tyre, Allahu do t’ua bëjë atyre të njohur qëllimin e tij të vërtetë Ditën e Ringjalljes; edhe ai që bën punë të mira karshi njerëzve për t’u dukur dhe për të fituar lavdërimet e tyre, Allahu do ta nxjerrë në shesh qëllimin e tij të vërtetë dhe (do ta poshtërojë).”7

Të nderuar besimtarë!

Besimtari i mirë duhet të punojë dhe ajo të bëhet vetëm për hir të Allahut të Lartësuar e jo për ndonjë qëllim tjetër afatshkurtër. Të adhurohet Ai me format e ligjshme në formë të ligjshme. Çdo gjë të bëhet vetëm për Të e jo për njerëzit. Të jetohet në rrugën e Tij e jo nëpër rrugica e humnera. Qëllimi final është vetëm kënaqësia e Allahut të Lartësuar dhe përfundimi i kënaqshëm në xhenetin e Tij.

O njeri!

Nënshtroju vetëm Allahut dhe bëhu rob i Tij, në këtë mënyrë nuk do të jesh rob i robërve të Tij. Punën që bën mos e ekspozo, mundohu ta fshehësh, se Allahu kështu e donë robin e Vet. I Dërguari i Allahut thotë: “Pa dyshim që Allahu e do robin e devotshëm, të pasur e të fshehtë (i cili nuk i shfaq veprat).”8

Atëherë, o njeri, ki kujdes që të mos sprovohesh me nam dhe autoritet! Allahu i Lartësuar karshi njerëzve të bën që ti të përmendesh e të lavdërohesh. Gjithashtu mos harro se Ai do t’i nxjerrë në shesh qëllimet e tua të vërteta dhe ti do të jesh i poshtëruar në këtë botë dhe botën tjetër.

Shpejto dhe përqafo ihlasin (sinqeritetin) dhe respekto Allahun duke shpresuar shpërblimin vetëm prej Allahut duke pasur në konsideratë dënimin e Tij. Përgëzohu me fjalët e Allahut të Lartësuar: “Pa dyshim, miqtë e Allahut nuk do të kenë arsye për t’u frikësuar dhe as për t’u dëshpëruar. (Të tillë janë) ata që besojnë dhe që (i) frikësohen (Allahut). Ata i pret lajmi i mirë në këtë jetë dhe në tjetrën. S’ka ndryshim në fjalët e Allahut; kjo është fitorja madhështore.”9

Ulvi Fejzullahu

1 Ibrahim, 34.
2 Merem, 67.
3 Insan, 1.
4 Bekare, 152.
5 Buhariu dhe Muslimi
6 Transmeton Ahmedi.
7 Transmeton Buhariu.
8 Transmeton Muslimi.
9 Junus, 62-64.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Dija Online

Related Posts

Porositë më madhështore në Kuran

Arritjet e vitit që lamë pas

Sprovat janë sjellje hyjnore

Leave A Reply Cancel Reply

You must be logged in to post a comment.

  • Të Fundit
  • Të popullarizuara
30-01-2023

Vitin e kaluar inflacioni shënoi kulmin dhe pritet të jetë kundërshtar i yni edhe këtë vit kalendarik

27-01-2023

Bashkësia Islame e Kosovës inicion aksion për t’i ndihmuar të prekurit nga vërshimet

25-01-2023

Pse në Turqi pihet më shumë çaj se kudo tjetër?

25-01-2023

Avokati Asdren Bytyqi: Rritja e çmimit të tatimeve në pronë, është komunizëm

20-12-2014

Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

23-09-2014

Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

23-09-2014

SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

12-07-2014

A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

  • Fetva
27-10-2022

Mjerë për ata që falen…!

16-09-2022

Kthejani të drejtën atyre që u takon!

18-07-2022

T’i bësh reklamë të keqes dhe ta provokosh atë

28-06-2022

Anti-Islami po nis dhe mbulohet si anti-hoxhë

Video nga kanali
1/125000
Para
By PoseLab
  • Studime
17-03-2018

Kurani dhe Menaxhmenti

07-02-2018

Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

31-01-2018

E vërteta rreth martesës “mut’a”

24-01-2018

Ju sjellim librin “Dashuria dhe afërsia mes Familjes Fisnike dhe sahabëve”

  • Edukim
19-01-2023

Përçudnimi i natyrës njerëzore

26-09-2022

Dhimbja

16-09-2022

Kthejani të drejtën atyre që u takon!

27-08-2022

Relativizimi i së keqes

Mbi ne

Dija Online

Portali informativ Dija Online, paraqet portal të informacionit për aktualitetet në vend dhe në botë, sjellë informacione mbi besimin, kulturën, shkencë, teknologjinë dhe shëndetin.

Na kontaktoni

    Emri(e domosdoshme)

    Emaili(e domosdoshme)

    Subjekti

    Mesazhi Juaj

    Copyright © 2023 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.