Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Të reja
    • “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi
    • Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?
    • Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)
    • Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit
    • Presidenti turk, Erdoğan: Brenda një viti do të ndërtohen 488 mijë shtëpi të reja për viktimat e tërmeteve
    • Anije ruse manovra pranë Shqipërisë, mediat italiane: Aeroplanët u ngritën në qiell
    • Agjendat perverse nuk njohin kufi
    • Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim
    Facebook X (Twitter) LinkedIn Pinterest RSS
    Dija Online
    Leaderboard Ad
    • Ballina
    • Informacione
    • Edukim
    • Tema
    • Fetva
    • Multimedia
      • Audio
      • Video
    • Studime
    • Seminare
    • Të ndryshme
    Dija Online
    Ju jeni nëHome»Informacione»Hapja e bizneseve të reja, mundësi falimentimi

    Hapja e bizneseve të reja, mundësi falimentimi

    0
    By Dija Online on 05-07-2014 Informacione

    Edhe pse në Kosovë afaristë të ndryshëm vazhdimisht ankohen për ambient të pafavorshëm për të bërë biznes dhe që rrethanat aktuale ekonomike nuk lejojnë fitim të kënaqshëm, kjo siç duket nuk ka ndikuar aspak të qytetarët, për dëshirën dhe iniciativën e tyre për të hapur biznes të ri

    Kështu që shumë biznese hapen dhe shuhen. Dikush fillon për të përfituar, e dikush falimenton nga pamundësia e rritjes së kapaciteteve të mëtejme.

    Kjo dukuri vërehet edhe nga të dhënat e fundit të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve, që funksionon në kuadër të Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë.

    Vetëm për gjashtë muaj të këtij viti, në këtë agjenci janë regjistruar 5,286 biznese të reja.

    Numri më i madhe i bizneseve të regjistruara janë biznese individuale, por ka edhe kompani të huaja, thotë Mehdi Pllashniku, koordinator për çështje juridike dhe praktike në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve.

    “Nga një janari deri në fund të qershorit janë regjistruar 5,286 biznese. Prej tyre 4,003 biznese janë individuale, 52 janë ortakëri e përgjithshme, 1,182 janë shoqëri me përgjithësi të kufizuara, shoqëri aksionare janë 14, ndërmarrje shoqërore është një, kompani të huaja janë 30, ndërmarrje publike një, kooperative bujqësore 3, gjithsej 5286”, thotë Pllashniku, për Radion Evropa e Lirë.

    Në anën tjetër, përfaqësues të komunitetit të biznesit, theksojnë se hapja e bizneseve të reja tregon se kosovarët kanë shpirt ndërmarrësi. Por, iniciativat për t’u futur në biznes jo gjithmonë kanë rezultuar të përfundojnë me një biznes të suksesshëm.

    Agim Shahini, udhëheqës i Aleancës Kosovare të Biznesit për Radion Evropa e Lirë, konsideron se në Kosovë është lehtë të zhvillohet biznesi, afaristët e rinj nuk e kanë kuptuar se lehtë është vetëm regjistrimi i biznesit.

    Shahini thotë se për t’u futur në biznes është rrezik për shkak se rrezikohet kapitali vetanak dhe nuk ka ndonjë siguri se biznesi do të mund të ketë sukses.

    Këto çështje ndërmarrësit e rinj, thotë ai , i kuptojnë vetëm pas fillimit të veprimtarisë së tyre.

    “Përafërsisht, këto biznese, të cilat regjistrohen më pak se 50 për qind të këtyre bizneseve, nuk do të përfundojnë me sukses në fund të vitit. Këtyre do t’iu ndalen iniciativat, do të kuptojnë se nuk kanë mbështetje nga bankat komerciale, institucionet shtetërore. Por, kanë ngarkesa që nga dita e parë, kur regjistrohen fillon taksa komunal e të tjera dhe këto janë vështirësi të njëpasnjëshme të bizneseve”, thekson Shahini.

    Ai rekomandon qytetarët, të cilët dëshirojnë të hapin biznese të reja, se në rend të parë duhet të interesohen për rrethanat e pafavorshme në fushën e të bërit biznes.

    “Dhe, shpesh bizneset e reja nuk kanë informata të mjaftueshme se çfarë klime biznesore është në Kosovë. Vetëm pasi të fillojnë, e shohin. Kjo do të thotë se në Kosovë duhet bërë një reformë e madhe e politikave për të bërë biznes. Është bërë një reformë për të regjistruar biznesin, por për të bërë biznes dhe për të qenë forca konkurruese e kosovarëve më e madhe dhe më e lehtë – kjo në Kosovë po mungon”, vlerëson Shahini.

    Sa i përket strukturës se ndërmarrjeve, sipas raportit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, thuhet se ky vit është karakterizuar me rritje të numrit të bizneseve të reja në tregti, hotele, restorante, transport, telekomunikacion, kurse bujqësia dhe ndërtimtaria kanë shënuar rënie në krahasim më tremujorin e parë të vitit të kaluar

    Pavarësisht hapjes se bizneseve të reja, gjatë periudhë gjashtë mujore janë shuar 872 biznese

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Dija Online

    Related Posts

    “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)

    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara
    14-03-2023

    “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

    11-03-2023

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    10-03-2023

    Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)

    09-03-2023

    Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit

    20-12-2014

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    23-09-2014

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    23-09-2014

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    12-07-2014

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    • Fetva
    23-02-2023

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    08-02-2023

    Tërmeti, frikësim dhe mësim

    27-10-2022

    Mjerë për ata që falen…!

    16-09-2022

    Kthejani të drejtën atyre që u takon!

    • Studime
    28-02-2023

    Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim

    17-03-2018

    Kurani dhe Menaxhmenti

    07-02-2018

    Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

    31-01-2018

    E vërteta rreth martesës “mut’a”

    • Edukim
    14-03-2023

    “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

    11-03-2023

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    23-02-2023

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    14-02-2023

    Çka nëse (s’)lexojmë?

    Copyright © 2023 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.