Numri i përgjithshëm i palestinezëve të vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës që nga nata e së hënës është rritur në 86, duke përfshirë 25 fëmijë, ka thënë Ministria e Shëndetësisë palestinez të enjten.
“Të paktën 86 vetë janë vrarë dhe rreth 570 të tjerë janë plagosur që nga fillimi i operacionit ushtarak izraelit,” tha zëdhënësi i ministrisë Ashraf al-Qodra për Anadolu Agency.
Ai tha se 25 fëmijë dhe 13 gra ishin mes të vrarëve në sulmet ajrore izraelite.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vetëm dhjetë militantë u vranë në sulmet, shumica e viktimave janë civilë palestinezë.
Izraeli ka nisur një ofensivë të gjerë ushtarake – të quajtur “Operacioni mbrojtës” – me qëllimin e deklaruar për të shkatërruar qeverinë e Hamasit.
Fraksionet e rezistencës palestineze me bazë në Gaza, ndërkohë, kanë vazhduar të hedhin raketa në Izrael – pa shkaktuar viktima deri më tani – në përgjigje të sulmeve të rrepta ajrore.
Previous ArticleMaqedoni: Rrëzohet helikopteri policor, vdesin katër persona
Next Article Edhe sot protesta në Shkup
Related Posts
Add A Comment