Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Fokus»Fitore ligjore për Trepçën: Pronë publike e uzurpuar për 20 vjet rikthehet
    Fokus

    Fitore ligjore për Trepçën: Pronë publike e uzurpuar për 20 vjet rikthehet

    EMBy EM22-12-202502 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Fitore ligjore për Trepçën: Pronë publike e uzurpuar për 20 vjet rikthehet
    Fitore ligjore për Trepçën: Pronë publike e uzurpuar për 20 vjet rikthehet
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

     

    Ndërmarrja Trepça ka shënuar një fitore të plotë ligjore në mbrojtje të pronës publike, pas një aktgjykimi të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

    Me Aktgjykimin C.nr.91/2023, gjykata ka konfirmuar në mënyrë të qartë dhe përfundimtare të drejtën e pronësisë së Trepçës, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm dhe kthimin e pronës në posedim të ligjshëm të ndërmarrjes. Ky vendim pasqyron respektimin e ligjit dhe përkujdesjen për interesin publik, duke i dhënë fund uzurpimit të pronës që ka zgjatur mbi 20 vjet. Gjatë kësaj periudhe, ishin ndërmarrë veprime për tjetërsimin e pronës në kundërshtim me ligjin dhe me interesin e qytetarëve.

    Si rezultat i këtij vendimi gjyqësor, Trepça ka rikthyer në posedim pasuri publike me vlerë mbi 1.35 milion euro, duke forcuar kështu pozitën e ndërmarrjes dhe sigurinë e pronës publike në vend.

    Nga Trepça vlerësojnë se ky aktgjykim përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e pronës publike dhe parandalimin e uzurpimeve të kundërligjshme. Vendimi është gjithashtu një dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm të ndërmarrjes për të ruajtur pasuritë publike dhe për të mbrojtur interesat e qytetarëve.

    Në njoftim është theksuar se ky sukses reflekton edhe puna profesionale dhe përkushtimi i Zyrës Ligjore të Trepçës, e cila vazhdimisht angazhohet për mbrojtjen e interesave ligjore të ndërmarrjes dhe për garantimin e sigurisë së pasurisë publike të Republikës së Kosovës.

    Ky vendim gjyqësor nuk është vetëm një fitore për Trepçën, por edhe një mesazh i qartë për respektimin e ligjit dhe mbrojtjen e pronës publike në të gjithë vendin, duke dërguar një sinjal të fortë kundër uzurpimeve dhe veprimeve të paligjshme mbi pasuritë që i takojnë qytetarëve.

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticlePartneritet i fuqishëm: Komuna e Prishtinës, BIK dhe “Bereqeti” për përkujdesjen ndaj të moshuarve
    Next Article Zhdukja e Gazës përmes kapitalit: Një plan i maskuar si rindërtim
    EM

    Related Posts

    FP: Pse Hegseth duhet të largohet

    15-10-2026

    Lajme nga bota: Zelensky dënon kufizimet e Starlink; aksionet e çipave pësojnë rënie të ndjeshme

    15-10-2026

    THE: Lulëzimi i Inteligjencës Artificiale kërcënohet nga një epidemi shifrash të pasigurta

    15-10-2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    FP: Pse Hegseth duhet të largohet

    Lajme nga bota: Zelensky dënon kufizimet e Starlink; aksionet e çipave pësojnë rënie të ndjeshme

    THE: Lulëzimi i Inteligjencës Artificiale kërcënohet nga një epidemi shifrash të pasigurta

    Kompanitë turke të mbrojtjes ndalojnë hyrjen e automjeteve elektrike të huaja në kampuset e tyre, thotë CEO i TEI-së

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    FP: Pse Hegseth duhet të largohet

    THE: Lulëzimi i Inteligjencës Artificiale kërcënohet nga një epidemi shifrash të pasigurta

    FP: Arabia Saudite i korruptoi njerëzit e gabuar

    • Besimi

    Vizioni ekonomik Islam për një ummet që ka rreshtim strategjik – Dr. Almir Colan

    Kurani si udhëheqës drejt më supremes, më të drejtës – Naif bin Nahar

    THE: Inteligjenca artificiale po e ndryshon fenë, dhe fetë po përpiqen të ndryshojnë inteligjencën artificiale

    Ezani nuk ndalet në Tokë për asnjë sekondë: Projekti i ri digjital vërteton jehonën e pandërprerë të thirrjes për namaz

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read

    Shfuqizimi i Hilafetit islam, një fatkeqësi edhe për botën – Fatmir Baçi

    07-03-20264 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Shfuqizimi i Hilafetit islam, një fatkeqësi edhe për botën – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.