Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Efektet e pakos së re fiskale
    Lajme

    Efektet e pakos së re fiskale

    Dija OnlineBy Dija Online04-09-201603 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Një vit nga hyrja në fuqi e ndryshimeve në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, sidomos te ndryshimet e normës së tatimit nga 16 në 8 për qind, sipas shifrave zyrtare, vërehet një zvogëlim i të hyrave buxhetore, kurse rritje e të hyrave vërehet në ndryshimin e normave tjera.

    Marrë në përgjithësi, sipas tyre, kjo pako ka pasur efekte pozitive, pasi të hyrat tatimore janë rritur, për shkak se qytetarët pas çdo blerjeje po pajisen me kupon fiskal.

    Më 1 shtator të vitit 2015 kishte filluar zbatimi i pakos së re fiskale. Sipas Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar, janë përcaktuar dy norma të TVSH-së; normën standarde të TVSH-së, 18 për qind, si dhe normën e reduktuar të TVSH-së, 8 për qind.

    Norma e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar para këtyre ndryshimeve ka qenë 16 për qind për të gjitha produktet.

    Zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës, për Radion Evropa e Lirë, thonë se ndryshimi i të hyrave në TVSH për periudhën janar- ­qershor 2016 nga norma tatimore nga 16në 8 për qind,sipas aktiviteteve , është 11.6 milionë euro më e vogël sesa periudha e njëjtë para ndryshimit të normave tatimore.

    Valentina Bytyçi- Sefa, zëdhënëse në këtë administratë jep më shumë hollësi:

    “Për (periudhën) janar­-qershor 2015, të hyrat kanë qenë 17.5 milionë, ndërsa për 2016 janë 5.9 milionë euro për të njëjtat aktivitete”.

    “Ndërsa, sa i përket qarkullimit për këto aktivitete, në periudhën e njëjtë të vitit 2016, qarkullimi është rritur për 15,2 milionë euro. Në 6-mujorin e parë të vitit 2015 kanë qenë 390,3 milionë, kurse më 2016 është 405,6 milionë euro”.

    Në anën tjetër, përfaqësues të komunitetit të biznesit në Kosovë, nuk konsiderojnë se ndryshimi i pakos fiskale ka pasur efekte pozitive.

    Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, për Radion Evropa e Lirë, thotë se pakoja e re ka sjellë vetë të hyra më shumë për buxhetin, por jo përfitime në sektorë tjerë, madje as ulje të çmimeve të produkteve, ashtu siç është paralajmëruara.

    “Ajo që ka krijuar pakoja fiskale, ka krijuar qëndrueshmëri më të fuqishme fiskale për buxhetin e shtetit. Ne e konsiderojmë,tentim pozitiv. Por, efektet pozitive Aleanca i vlerëson vetëm atëherë kur sektori privat të rritet, kur sektorit privat t’i krijohet mundësi për zhvillim dhe mundësi për rritjen e aktiviteteve të tyre dhe eksportit”, vlerëson Shahini.

    Ndryshe, përpos aktiviteteve bazuar në planet operative, edhe projekti i grumbullimit të kuponëve fiskalë ka pasur efekte pozitive në rritjen e të hyrave tatimore, thonë zyrtarë të administratës.

    Të hyrat tatimore për periudhën janar-korrik 2016 janë 10.8 për qind apo 21.5 milionë euro më shumë se periudhën e njëjtë e vitit të kaluar.

    Përpos kësaj,thuhet se edhe “qytetarët kanë përfituar nga rimbursimi i kuponëve fiskalë”.

    Sidoqoftë,pakojae re fiskale, që kishte pësuar ndryshime në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, nga zyrtarët qeveritarë vazhdimisht ështëvlerësuar se ka pasur efekte pozitive në ekonominë e Kosovës dhe në të bërit biznes.

    Me lehtësirat që janë bërë, ata kanë deklaruar se ka pasur investime, të cilat kanë nxitur edhe punësim.


    Source: Informacione

    featured
    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleHahn: I paqartë afati kohor për liberalizim të vizave për Kosovën
    Next Article Arbitrazhi, zgjidhje për demarkacionin
    Dija Online

    Related Posts

    Lajme nga bota: Zelensky dënon kufizimet e Starlink; aksionet e çipave pësojnë rënie të ndjeshme

    15-10-2026

    Kompanitë turke të mbrojtjes ndalojnë hyrjen e automjeteve elektrike të huaja në kampuset e tyre, thotë CEO i TEI-së

    15-10-2026

    Përmbytjet në Stamboll lënë dy të vdekur dhe detyrojnë mbylljen e shkollave

    15-10-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    FP: Pse Hegseth duhet të largohet

    Lajme nga bota: Zelensky dënon kufizimet e Starlink; aksionet e çipave pësojnë rënie të ndjeshme

    THE: Lulëzimi i Inteligjencës Artificiale kërcënohet nga një epidemi shifrash të pasigurta

    Kompanitë turke të mbrojtjes ndalojnë hyrjen e automjeteve elektrike të huaja në kampuset e tyre, thotë CEO i TEI-së

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    FP: Pse Hegseth duhet të largohet

    THE: Lulëzimi i Inteligjencës Artificiale kërcënohet nga një epidemi shifrash të pasigurta

    FP: Arabia Saudite i korruptoi njerëzit e gabuar

    • Besimi

    Vizioni ekonomik Islam për një ummet që ka rreshtim strategjik – Dr. Almir Colan

    Kurani si udhëheqës drejt më supremes, më të drejtës – Naif bin Nahar

    THE: Inteligjenca artificiale po e ndryshon fenë, dhe fetë po përpiqen të ndryshojnë inteligjencën artificiale

    Ezani nuk ndalet në Tokë për asnjë sekondë: Projekti i ri digjital vërteton jehonën e pandërprerë të thirrjes për namaz

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read

    Shfuqizimi i Hilafetit islam, një fatkeqësi edhe për botën – Fatmir Baçi

    07-03-20264 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Shfuqizimi i Hilafetit islam, një fatkeqësi edhe për botën – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.