Krim i rëndë po konsiderohet vdekja e një personi, i cili paraprakisht ishte goditur me makinë në Shipashnicë. Tre persona u arrestuan nën dyshimin se nuk e ndihmuan viktimën.
Naim Rexhepi humbi jetën teksa po ngiste biçikletën rrugës Shipashnicë e Epërme – Desivojcë.
Ai u aksidentua nga makina “Ford Fiesta”, e cila po drejtohej nga 25 vjeçari me inicialet V.M.
Ky i fundit bashkë me dy persona të tjerë që ishin në makinë e morën trupin e Rexhepit dhe e hodhën në një përrua për ta fshehur krimin.
Kështu të paktën po pretendojnë në familjen e 43 vjeçarit të ndjerë që u varros të mërkurën.
Tre personat që ishin në makinë janë arrestuar nga policia. /KlanKosova/