Facebook X (Twitter) Instagram
    Të reja
    • “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi
    • Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?
    • Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)
    • Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit
    • Presidenti turk, Erdoğan: Brenda një viti do të ndërtohen 488 mijë shtëpi të reja për viktimat e tërmeteve
    • Anije ruse manovra pranë Shqipërisë, mediat italiane: Aeroplanët u ngritën në qiell
    • Agjendat perverse nuk njohin kufi
    • Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim
    Facebook X (Twitter) LinkedIn Pinterest RSS
    Dija Online
    Leaderboard Ad
    • Ballina
    • Informacione
    • Edukim
    • Tema
    • Fetva
    • Multimedia
      • Audio
      • Video
    • Studime
    • Seminare
    • Të ndryshme
    Dija Online
    Ju jeni nëHome»Informacione»Dy fytyrat e ekstremit: si përcaktohen kandidatët republikan në SHBA

    Dy fytyrat e ekstremit: si përcaktohen kandidatët republikan në SHBA

    0
    By Dija Online on 31-01-2016 Informacione

    Përmes zgjedhjeve në shtetet federale partitë në SHBA përcaktojnë kandidatët kryesorë në garën për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë. Gjithçka është e mundur, madje edhe Donald Trump e Bernie Sanders.

    Edhe vetë njerëzit në Shtetet e Bashkuara nuk e kuptojnë mirë se si zhvillohet procedura e një Caucus (asambleja për zgjedhjen e një kandidati presidencial nga anëtarët e përkrahësit e një partie që zhvillohet në janar në Ioëa) dhe ku ndryshon ajo nga Primary (zgjedhjet paraprake që pasojnë pas Caucus, dhe që mbahen në New Hampshire). Apo ku ndryshojnë rregullat e zgjedhjeve paraprake të republikanëve nga ato të demokratëve? Por megjithatë çdo amerikan e di se zgjedhjet paraprake në Iowa dhe New Hampshire janë tepër të rëndësishme dhe se nga ato varet e ardhmja e kandidatëve që garojnë për Shtëpinë e Bardhë që të zgjidhen nga partia e tyre.
    Për dikë që nuk e njeh këtë sistem mbetet një pikëpyetje, pse pikërisht Iowa ka një rëndësi të tillë. Një shtet i vogël federal, ku jeton më pak se 1% e popullsisë amerikane, ku ka katër herë më shumë derra se njerëz dhe ku çdo i pesti amerikan kultivon misrin. Aty hapet më 1 shkurt zyrtarisht lufta për t’u emëruar si kandidat presidencial.
    US Wahlen Symbolbild Flaggen

    Iowa: Fusha plot misër dhe plot rëndësi
    Zgjedhje paraprake me rëndësi të veçantë
    Pse janë kaq të rëndësishme këto zgjedhje? Sepse ato japin të dhëna për tendencën e të gjithë fushatës paraprake zgjedhore? Apo pse vendimet e njerëzve që marrin pjesë në to shihen si shumë të rëndësishme dhe përcaktojnë tendencën e muajve të ardhshëm? Për kandidakët kryesorë është e qartë: Kush nuk merr pikë nga qytetarët që në fillim në këtë fushatë paraprake të çuditshme nuk ka për të marrë vota më vonë. Dhe kush nuk fiton në asnjërën nga këto shtete, nuk ka më perspektiva për kandidaturën e presidentit. Pse kjo strategji?

    Të fitosh zgjedhësit
    Në këto zgjedhje paraprake kandidatët duhet të tregojnë pse ata e meritojnë të zgjidhen, po ashtu që ata janë në gjendje të grumbullojnë 112 milionë dollarë dhe se mund të tërheqin përkrahës të fuqishëm pas vetes. Pra që ata nuk janë vetëm triumfues në sondazhe, por edhe tek njerëzit. Pra që ata dinë t’i bëjnë realitet pritshmëritë që kanë zgjuar. Jo vetëm dukja, por edhe thelbi. Kjo luan rol të rëndësishëm në këtë teatër mediatik.
    Trump bën shou, por nuk ka gjithmonë sukses
    Tek çdo kandidat pritshmëritë janë të ndryshme. Të marrim Donald Trump: Prej më shumë se një viti ai është në qendër të interesit mediatik të republikanëve. Pavarësisht opinionistëve dhe daljeve publike irrituese. Ai është në qendër të titujve kryesorë. Po qe se i beson sondazhet, atëherë amerikanët e duan atë, si një person i pavarur, i ardhur nga jashtë, ashtu siç pozicionohet ai. Por edhe si një njeri i pakorruptueshëm, që mund t’i besohet, por sidomos një njeri që di si të ketë sukses.

    Por pikërisht kjo mund t’i kthehet në bumerang. Iowa është një shtet federal shumë i vogël. Qytetarët aty janë më së shumti fermerë që besojnë në zot dhe jo në barcoleta vetë kënaqësie e pa shije. Ka mundësi që ata të mos “preken” nga shou i Donald Trump. Por çfarë bën ai që çdo gjë e mat me kutin e fitimtarit kur humbet? I braktis të gjitha? Ndoshta kjo mund të pritej prej Trump. Edhe kundërshtarët e tij do dinë ta përdorin këtë plagë. Një pjesë e politikës së njohur të republikanëve e ka kaq shumë halë në sy Donald Trump, saqë ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut dhe miliarderi Michael Bloomberg ka bërë të ditur se do të hedhë kandidaturën për president nëse Donald Trump nominohet nga republikanët e Berni Sanders nga demokratët.

    Po demokratët?
    Sanders është provokimi i krahut tjetër. Para pak javësh dukej e pamundur që një i vetëemëruar socialist, një i panjohur në politikë të kishte shanse serioze kundër “perandorisë” Clinton. Por po t’i besosh sondazheve kjo të duket e mundur. Çfarë do të thotë kjo për Hillary Clinton nëse fiton Sanders në Iowa? Nëse ai del ashtu si Barack Obama në vitin 2008, vetë këshilltarët e të cilit më vonë thanë se kjo fitore ishte baza për një nominim të mëvonshëm. Sepse vetëm ai që fiton merr të gjithë vëmendjen e raportimin pozitive të mediave. Për humbësin mbeten vetëm tallje dhe pyetja: A mund t’ia dalë në fund ky kandidat kur votuesit të shkojnë në kutitë e votimit dhe jo aparati? Këto dyshime janë helm për donatorët, përkrahësit e të pavendosurit. Rrallë ka qenë kaq e ngarkuar një fushatë parazgjedhore në Amerikë. Dhe asnjëherë Amerika moderne nuk ka qenë kaq e përçarë. Bernie Sanders nga njëra anë dhe Donald Trump nga ana tjetër: Dy fytyrat e ekstremit./DW


    Source: Informacione

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Dija Online

    Related Posts

    “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)

    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara
    14-03-2023

    “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

    11-03-2023

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    10-03-2023

    Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)

    09-03-2023

    Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit

    20-12-2014

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    23-09-2014

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    23-09-2014

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    12-07-2014

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    • Fetva
    23-02-2023

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    08-02-2023

    Tërmeti, frikësim dhe mësim

    27-10-2022

    Mjerë për ata që falen…!

    16-09-2022

    Kthejani të drejtën atyre që u takon!

    • Studime
    28-02-2023

    Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim

    17-03-2018

    Kurani dhe Menaxhmenti

    07-02-2018

    Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

    31-01-2018

    E vërteta rreth martesës “mut’a”

    • Edukim
    14-03-2023

    “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

    11-03-2023

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    23-02-2023

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    14-02-2023

    Çka nëse (s’)lexojmë?

    Copyright © 2023 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.