Kompania gjermane për modifikimin e veturave “Geiger Cars” ka përmirësuar modelin Dodge Viper GTS.
Një muaj më parë, firma gjermane modifikoi Chevrolet Corvette Z06 ndërsa tani në listë ka shtuar edhe veturën e shpejtë Dodge Viper me specifika të GTS-së.
Dodge Viper GTS me motor V10 8.4-litra ka fituar 710 kuaj fuqi ndërsa versioni standard kishte 656 kuaj fuqi.
Kompania “Geiger Cars” ka shpenzuar 11 mijë e 900 euro për përmirësimin e motorit që tani shpejtësinë deri në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 2.9 sekonda kurse shpejtësia maksimale e tij është 340 kilometra në orë.
Gjithashtu është raportuar se kompania Fiat Chrysler Automobiles e ka ndërmend që deri në fund të vitit 2017 të shuajë modelin Viper.
Të reja
- Digjet shtëpia – shpëton vetëm Kurani
- Java e punës me 4 ditë, një sukses i madh
- Nuk e duam më lirinë e skllavit!
- Vitin e kaluar inflacioni shënoi kulmin dhe pritet të jetë kundërshtar i yni edhe këtë vit kalendarik
- Bashkësia Islame e Kosovës inicion aksion për t’i ndihmuar të prekurit nga vërshimet
- Pse në Turqi pihet më shumë çaj se kudo tjetër?
- Avokati Asdren Bytyqi: Rritja e çmimit të tatimeve në pronë, është komunizëm
- Pse duhet bojkotuar produktet serbe?