Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Edukim»Dhimbja
    Edukim

    Dhimbja

    Dija OnlineBy Dija Online26-09-202202 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
    Nuk ka njeri në këtë botë që të mos e provojë ndjenjën e dhimbjes, klithmën e shpirtit dhe vajtimin e zemrës, ajo është pjesë e sprovës së kësaj jete pa të cilën njeriu do të njihte dhe kuptonte shumë më pak nga të vërtetat e jetës.
    Dhimbja i jep më tepër kuptim jetës, dhe si askush tjetër në këtë botë mund të bëhet shkak për mirë ose për keq. Dhe dhimbjet më të mëdha dhe më të forta janë pikërisht ato që tronditin themelet e qenies tonë, janë ato që shkaktohen nga njerëzit më të afërt, miqtë e ngushtë dhe familjarët. Ato janë ndoshta sprova më e madhe për njeriun, sepse janë shoqëria më e ngushtë pa të cilën çdo qenie humane do ta kishte gati të pamundur të jetonte.
    Mirëpo të duash Krijuesin dhe ta kesh Atë synimin tënd më të madh dhe përfundimtar në jetë, çdo dhimbje bëhet më e lehtë dhe kalimtare, madje edhe ato më të rëndat që sa herë i kujton të therin thellë në shpirt. Kjo do të thotë se çdo dashuri dhe shoqëri njerëzore nëse ka në mes Krijuesin, është Ai që mbetet gjithmonë kur kjo marrëdhënie thyhet apo kriset, kështu që zhgënjimi, tradhtia dhe braktisja që mund të pësohet nga njerëzit, qofshin këta edhe më të afërmit, mbetet pjesë e sprovës që duhet kaluar.
    Mirëpo nëse në një marrëdhënie njerëzore sado e ngushtë qoftë ajo, ka shumë pak ose aspak hapësirë për Krijuesin, atëherë dhimbja mund të jetë vërtetë shkatërruese për qenien humane, kjo sepse Zoti e ka krijuar shpirtin e njeriut të atillë që ta gjejë qetësinë dhe rehatinë e plotë vetëm tek Ai, dhe kur shpirti fut në mes tij dhe Zotit dikë tjetër, apo e zëvendëson krejtësisht Atë me një krijesë, ai ka rënë në idhujtari dhe idhujtaria edhe jetën edhe fundin e ka të kobshëm.
    Allahu, Krijuesi ynë, është një Zot që xhelozon, Ai nuk pranon që dashurinë më të madhe dhe afshin e zemrës t’ia kushtosh dikujt tjetër veç Tij, ndaj dhe me të drejtë thuhet se “Kush e lidh zemrën me dikë tjetër veç Zotit, ai do të vuajë prej tij.”.

    Jo më kot Profeti i Allahut (alejhi salatu ue selam) shoqërinë e tij më të ngushtë e kishte me Zotin, prandaj dhe në momentin e fundit të jetës ai tha: “Për tek shoqëria e më të Lartit.”

    Hoxhë Justinian Topulli

    Justinian Topulli
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleVazhdimësia e betejave
    Next Article Imami i Qabesë të mërkurën në Prishtinë
    Dija Online

    Related Posts

    Kina shënjestron me laser një aeroplan ushtarak gjerman – Gjermania reagon ashpër: Rrezikim i papranueshëm i personelit

    08-07-2025

    Një stuhi e fortë godet Splitin – përmbytje, dëme materiale dhe pemë të rrëzuara nëpër rrugë

    08-07-2025

    Maqedonci pret homologun zviceran – në fokus diaspora dhe bashkëpunimi ushtarak Kosovë-Zvicër

    08-07-2025
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Çfarë Ndodh me Trupin Tuaj kur Pini Ujë Kokosi?

    Lirim Mehmetaj: Ta përkrahësh Benjamin Netanyahu është njëjtë si ta përkrahësh Slobodan Millosheviçin

    13 Ushqime që Të Japin Energji Natyrale

    Kina shënjestron me laser një aeroplan ushtarak gjerman – Gjermania reagon ashpër: Rrezikim i papranueshëm i personelit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Lirim Mehmetaj: Ta përkrahësh Benjamin Netanyahu është njëjtë si ta përkrahësh Slobodan Millosheviçin

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    • Besimi

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Lirim Mehmetaj: Ta përkrahësh Benjamin Netanyahu është njëjtë si ta përkrahësh Slobodan Millosheviçin

    08-07-20252 Mins Read

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    26-06-20258 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Lirim Mehmetaj: Ta përkrahësh Benjamin Netanyahu është njëjtë si ta përkrahësh Slobodan Millosheviçin

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.