Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Çka po ndodh në Kosovë? Çfarë skenaresh po realizohen?
    Lajme

    Çka po ndodh në Kosovë? Çfarë skenaresh po realizohen?

    Dija OnlineBy Dija Online29-10-201405 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në Kosovë është duke zhvilluar një luftë e fortë për pushtet në mes SHBA-së dhe aleancës Gjermani-Soros. Gjersa SHBA-të po mbështesin pushtetin aktual, shtetet si Gjermania, Britania dhe disa shtete që renditen pas saj, disa institucione dhe fondacione të përkrahura nga Soros janë rreshtuar në anën e partive opozitare.

    Pika e përbashkët e të dy fronteve është që Turqia të lihet jashtë loje.

    Ngjarjet e fundit në Kosovë janë pjesë e këtij skenari global. Gjendja në të cilën është zhytur shteti në një rrugë pa shtegdalje është rasti më i mirë për ta realizuar këtë skenar.

    Aleanca Gjermani-Soros e ka bashkuar opozitën kundër kryeministrit Thaqi. Por zgjedhjet e fundit bazuar në aritmetikën e parlamentit janë kthyer në një pikë qorre. As partia në pushtet PDK-ja, e as blloku i përbërë nga LDK-ja, AAK-ja dhe Nisma nuk i kanë numrat e mjaftueshëm për ta bërë qeverinë. Nga pamundësia për t’u mbledhur parlamenti, po prolongohet edhe zgjedhja e kryetarit të parlamentit.

    Duke e shfrytëzuar gjendjen e turbulluar, fuqitë globale kanë nisur procesin e “28 Shkurtit” (Autori ka për qëllim grushtetin më 1997 në Turqi) duke marrë për shkas aderimin e disa shqiptarëve në organizatat si Al-Nusra dhe ISIL.

    Pushteti i Kosovës nën pretekstin e rekrutimit të militantëve për në ISIL, ka burgosur 40 veta gjatë muajit gusht. Mediet e përkrahura nga Soros në të njëjtën kohë kanë filluar një propagandë të frikshme ndaj Islamit dhe Myslimanëve.

    Brenda pak kohësh, ndodhi edhe vala e dytë. Ngjashëm sikurse imami i xhamisë së madhe në Prishtinë (Sultan Mehmet Fatihut) Shefqet Krasniqi, i cili është një figurë e respektuar nga të gjitha shtresat, u burgosën edhe 13 imam të tjerë.

    Lideri i lëvizjes islame-Bashkohu!, Fuad Ramiqi është burgosur pas një operacioni policor. Ramiqi ka qenë ushtarak mysliman në armatën Jugosllave. Është një veteran lufte që ka marr pjesë në luftën e Kosovës dhe Bosnjës. Po ashtu ka marrë pjesë edhe në anijen “Mavi Marmara”.

    Akoma pa kaluar reagimet e valës së dytë, u zhvillua edhe vala e tretë. Me këtë rast Ministria e Pushtetit Lokal ka sjellë vendimin e mbylljes së 16 organizatave jo-qeveritare duke shkaktuar edhe ndalimin e veprimit të personave juridik.

    Thuhet se shumica e këtyre organizatave kanë afri me lëvizjen Selefite. Ajo që është për t’u habitur është Asociasioni për Kultur Edukim dhe Arsim-AKEA e cila botërisht është njohur për qëndrime të ndryshme ndaj lëvizjes Selefite dhe është në grupin e organizatave të cilat janë mbyllur.

    Shumica e anëtarëve të AKEA-s e cila është themeluar në vitin 2004m janë shqiptarë, turk dhe boshnjakët sunitë. AKEA ka qenë një organizatë e cila është marrë me aktivitete në fushën e edukimit. Ka disponuar me çerdhe dhe nivel parashkollor të nxënësve. Përpos kësaj ajo është përkujdesur dhe u ka zgjatur dorën njerëzve me nevojë e sidomos jetimëve.

    AKEA, po ashtu ka realizuar aktivitete me qëllim të forcimit të lidhjeve historike dhe kulturore në mes të Turqisë dhe Kosovës. Ajo ka realizuar projekte të përbashkëta si kurset e gjuhës turke, artizanet tradicionale turke, konferencë për historinë dhe thesarin Osman si dhe seminare të ndryshme. Ka realizuar projekte të përbashkëta kulturore dhe edukative me TIKA-n, institutin e Yunus Emre-s, me drejtorinë e YTB-së (Drejtorinë e Diasporës) si dhe me shumë komuna.

    Një emër tjetër i cili ka lidhje të mira me Turqinë, e që akuzohej për përgjegjësi ndaj imamëve të arrestuar, është edhe myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës-BIK, Naim Tërrnava. Në të vërtetë, ai të cilit duhet drejtuar gishtin për arrestimet e imamëve është Xhabir Hamiti, kryetar i kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës-BIK por që një kohë të gjatë ndodhet nën patronazhin e Soros-it.

    Hamiti në emër të përhapjes së idesë se Naim Tërrnava është “përfaqësues i Islamit radikal” ka bashkëpunuar dorë më dorë me mediet e përkrahura nga Soros, me qëllim për ta rrëzuar Naim Tërrnavën.

    Në një fjalë, gjithçka që po ndodh në Kosovë, po bëhet për qëllim për ta larguar Turqinë terreni, dhe për t’i kthyer fytyrën Kosovës kah Perëndimi i krishterë.

    Struktura paralele (lëvizja Gylen) e cila merr përsipër çdo projekt dhe bën vullnetarisht punën e hyzmeqarit për ta vënë Turqinë në pozitë të vështirë, e kur është fjala tek Kosova nuk hezitoi për ta bërë atë që i takon. Më datë 25 shtator Emre Uslu botoi një artikull njëherazi në Taraf dhe Today’s Zaman, nën pretekstin se “Tika ka ndihmuar në Kosovë AKEA-n, organizatat që u mbyllën për shkak lidhje me ISIL dhe Al-Nusra”, gënjeshtër kjo që e bën lëvizjen Gylen pjesë të kësaj loje globale.

    Shkaku kryesor që e ka bërë Strukturën Paralele të shqetësohet nga AKEA është se kjo e fundit i shpalosi fytyrën e vërtetë strukturës. AKEA posaçërisht studentët kosovarë, i ka mbrojtur nga kurthat e strukturës paralele. Çka më tepër, me rastin e 17 Dhjetori-t (Grushtetit të tentuar nga lëvizja Gylen), ajo i dha mbështetje të plotë vullnetit popullor.

    Drita e diellit nuk mbulohet me dorë. Të gjithë institucionet e Turqisë, e që vend të parë zë TIKA, po mundohen për zhvillimin e mirëqenies së popujve të Ballkanit, të zhdukin urrejtjen dhe mos-durimin në mes tyre.

    Jo vetëm se i japin mbështetje terrorit, por përpiqen t’i pengojnë veprat e mira. Struktura paralele, e që respektin dhe mirëkuptimin e kanë vetëm në gjuhë, nuk humbin asnjë mundësi për t’u futur në aksion duke shfrytëzuar vendet e Ballkanit.

    Mos të harrohet se, në mes të Kosovës dhe Turqisë ka aso lidhje vëllazërore, kulturore dhe historike, dhe me një frymë nuk rrëzohen ketë lidhje. Në të kundërtën, akoma më tepër forcohen.

    Ayhan Demir

    * Qendrimet e redaktorit janë vetë refleksione personale dhe ato nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe qëndrimin e redaksisë dijaonline.net

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleLirohen edhe shtatë imamët tjerë nga paraburgimi, në mungesë të fakteve
    Next Article Muslimanët e Rusisë kritikojnë ndalimin e librave islame
    Dija Online

    Related Posts

    Kina shënjestron me laser një aeroplan ushtarak gjerman – Gjermania reagon ashpër: Rrezikim i papranueshëm i personelit

    08-07-2025

    Një stuhi e fortë godet Splitin – përmbytje, dëme materiale dhe pemë të rrëzuara nëpër rrugë

    08-07-2025

    Maqedonci pret homologun zviceran – në fokus diaspora dhe bashkëpunimi ushtarak Kosovë-Zvicër

    08-07-2025
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Çfarë Ndodh me Trupin Tuaj kur Pini Ujë Kokosi?

    Lirim Mehmetaj: Ta përkrahësh Benjamin Netanyahu është njëjtë si ta përkrahësh Slobodan Millosheviçin

    13 Ushqime që Të Japin Energji Natyrale

    Kina shënjestron me laser një aeroplan ushtarak gjerman – Gjermania reagon ashpër: Rrezikim i papranueshëm i personelit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Lirim Mehmetaj: Ta përkrahësh Benjamin Netanyahu është njëjtë si ta përkrahësh Slobodan Millosheviçin

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    • Besimi

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Lirim Mehmetaj: Ta përkrahësh Benjamin Netanyahu është njëjtë si ta përkrahësh Slobodan Millosheviçin

    08-07-20252 Mins Read

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    26-06-20258 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Lirim Mehmetaj: Ta përkrahësh Benjamin Netanyahu është njëjtë si ta përkrahësh Slobodan Millosheviçin

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.