Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Çfarë duhet të dimë për çajin
    Lajme

    Çfarë duhet të dimë për çajin

    Dija OnlineBy Dija Online31-01-201605 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ka shumë arsye përse ne e shijojmë shumë një filxhan çaji: mund të na pëlqejë aroma, ngrohtësia që përçon në ditët e ftohta të dimrit, ose mund ta gjejmë shumë qetësuese pirjen e çajit përpara një oxhaku. Por çaji nuk ka vetëm efekte çlodhëse, ai i bën shumë mirë shëndetit.

    Çaji përmban antioksidues. Ashtu sikurse ne lyejmë hekurat me substanca të caktuara për t’i mbrojtur nga ndryshku edhe antioksiduesit shërbejnë për të mbrojtur trupin nga kthetrat e plakjes dhe nga efektet e ndotjes.

    Çaji përmban më pak kafeinë sesa kafeja. Kafeja zakonisht ka dy deri në tri herë më shumë kafeinë sesa çaji. Një filxhan kafeje përmban zakonisht rreth 135 miligramë kafeinë, ndërsa çaji përmban rreth 30 deri në 40 miligramë për çdo filxhan. Nëse pirja e kafesë ju shkakton ankth, pagjumësi apo dhembje koke, atëherë filloni të pini çaj.

    Çaji mund ta ulë rrezikun e atakut të zemrës dhe vdekjes së qelizave të trurit. Mpiksja e gjakut e formuar nga kolesteroli dhe trombocitetet e gjakut shkakton ndalimin e zemrës dhe shkatërrimin e qelizave të trurit. Duke pirë çaj ju i mbani arteriet tuaja të qeta dhe të pabllokuara. Një studim 6-vjeçar në Norvegji ka zbuluar se personat që pinë 2-3 filxhan çaj në ditë, kanë 70 për qind më pak rrezik të pësojnë një atak zemre, krahasuar me ata që nuk pinë çaj.

    Çaji mbron kockat. Nuk është vetëm qumështi ai që ndihmon në formimin e kockave të forta. Një studim që ka krahasuar personat që pinë dhe ata që nuk pinë çaj, ka zbuluar se personat që kanë pirë çaj për 10 vjet ose më shumë, kanë kocka më të forta, pavarësisht moshës, peshës, ushtrimeve fizike apo edhe pirjes së duhanit.

    Çaji të jep një buzëqeshje të ëmbël. Të pish çaj të bën mirë edhe për dhëmbët. Është sheqeri që ne i shtojmë, ai që mund të prishë efektin e çajit si zbardhues dhëmbësh. Provoni të pini çaj pa sheqer dhe do të shihni se është po aq i dobishëm sa larja e dhëmbëve.

    Çaji rrit imunitetin. Duke pirë çaj ju rrisni imunitetin e trupit tuaj ndaj infeksioneve të shumta. Kur 21 vullnetarë pinë secili nga pesë filxhan kafeje dhe çaji, studiuesit arritën në përfundimin se personat që kishin pirë çaj, kishin një sistem imunitar më të fortë.

    Çaji ju mbron kundër kancerit. Antioksidantët që përmban çaji luftojnë kancerin. Janë plot tetë studime që e mbështesin teorinë se, çaji është shumë i rëndësishëm për mbrojtjen nga pasojat negative të sëmundjeve të shumta. Ndaj bëni mira ta fusni çajin në listën e pijeve tuaja të përditshme.

    Çaji ju mban të hidratuar. Pijet që përmbajnë kafeinë, duke përfshirë edhe çajin, janë konsideruar si pije që nuk janë të nevojshme për rritjen e sasisë së lëngjeve që na duhen normalisht. Kjo, sepse kafeina është një pije diuretike ose thënë ndryshe që na shton nevojën për të urinuar. Megjithatë studimet e fundit kanë zbuluar se kafeina nuk përbën problem dhe se pijet që e përmbajnë atë ndihmojnë për sasinë e lëngjeve që duhet të marrim. Kafeina bëhet problem vetëm nëse pini njëkohësisht pesë ose gjashtë filxhanë pijesh që e përmbajnë atë.

    Çaji është pa kalori. Çaji nuk përmban asnjë kalori po të mos i hidhni sheqer apo qumësht. Të përdorësh qoftë edhe 250 kalori më pak në ditë ndihmon në humbjen e gjysmë kilogrami në javë. Nëse po kërkoni për një pije që nuk ka në brendësi kalori, çaji është i duhuri.

    Çaji rrit metabolizmin tuaj

    Shumë njerëz ankohen se kanë një metabolizëm të dobët dhe se nuk humbin dot peshë. Çaji jeshil ka treguar se rrit metabolizmin dhe se ju mund të digjni 70-80 kalori duke pirë pesë filxhanë në ditë. Duke e llogaritur për një vit mund të humbni rreth 3.6 kg vetëm duke pirë çaj jeshil.

    Pyetje mbi çajin

    Cili çaj është më i miri, jeshili, i ziu apo i bardhi?

    Nuk ka shumë ndryshim mes çajeve, sepse të gjithë përgjithësisht përmbajnë të njëjtën sasi të pigmenteve që treten dhe i japin vlera për shëndetin. Çaji jeshil dhe i ziu vijnë prej së njëjtës bimë, por çaji jeshil është tharë për më pak kohë, duke shmangur kështu procesin e fermentimit që gjendet te çaji i zi.

    Të bën po aq mirë çaji pa kafeinë?

    Disa kompani përdorin substanca kimike që i largojnë çajit kafeinën, disa të tjera përdorin procesin e ujit për këtë qëllim. Procesi me substanca kimike largon më shumë sesa duhet elementet e dobishme, ndaj duhet të lexoni me kujdes etiketat.

    Si të përgatisësh një çaj ideal?

    Për çajin e ngrohtë hidhni një filxhan me ujë për çdo tabletë çaji ose lugë nëse po përdorni çaj të tharë.

    Hidheni masën e çajit në një enë qelqi (materialet plastike apo metalike i japin shije të pakëndshme). Hidhni ujin e zier mbi enën me çaj, kini parasysh sesa më shumë ujë të hidhni, aq më e butë do të jetë shija.

    Ndërsa çaji i ftohtë përgatitet si më lart, por më pas hidhini akull dhe vëreni në frigorifer.

    Historia e çajit

    Çaji e ka origjinën nga Kina. Është zbuluar gjatë Dinastisë Shang viti 1500-1046 para e.r. ku përdorej si pije mjekësore. Pirja e çajit u bë e përhapur në Britaninë e shekullit XVI. Britanikët vendosën ta fusnin çajin edhe në kultivimin indian për të konkurruar monopolin e çajit kinez. Çaji ka një shumëllojshmëri efektesh pozitive për shëndetin dhe bashkë me kafenë është një nga pijet më të konsumuara në botë./gsh/kohaislame.com

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleGruaja belge që ndihmoi mbi 1000 belgë të pranojnë Islamin
    Next Article QENDRESA E SHQIPTARVE TE TREGOVISHTES
    Dija Online

    Related Posts

    IPKO: Incidenti i zjarrit në depo nuk ka pasur ndikim në shërbime apo te klientët

    04-07-2025

    Apple planifikon një Siri të ri me inteligjencë artificiale nga OpenAI ose Anthropic

    02-07-2025

    Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi bashkojnë forcat kundër informalitetit në tregun e punës

    02-07-2025
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    IPKO: Incidenti i zjarrit në depo nuk ka pasur ndikim në shërbime apo te klientët

    Apple planifikon një Siri të ri me inteligjencë artificiale nga OpenAI ose Anthropic

    Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi bashkojnë forcat kundër informalitetit në tregun e punës

    Haradinaj pas takimit me Osmanin: Koha po ecën shpejt, nevojitet zgjidhje urgjente

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Rilindja materiale e umetit musliman nuk do të vijë nga ëndërrimtarët apo vetëm nga të devotshmit – ajo do të udhëhiqet nga realistët

    • Besimi

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    26-06-20258 Mins Read

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    26-06-20257 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.