Browsing: Lajme

AMANAH (Emaneh) – Trust: iu referohet depozitave në besim-kujdesie. Një person mund të mban një pasuri për tjetrin në besim. Amanah kërkon anulimin e përgjegjësisë për…

BAYT AL-MAL (Bejtul mal): nga gjuha arabe “Shtëpia e Thesarit” apo “Shtëpia e Pasurisë”. Ky është një institucion financiar shumë i rëndësishëm i themeluar nga vet…

DIVAN : është një institucion që është themeluar nga Omeri r.a. 10 vite pas vdekjes së Pejgamberit Alejhi Selam dhe ka shërbyer si një qendër regjistrimi të…

HAWALAH – Transfer : gjuhësisht d.m.th. transferim; legalisht është një marrëveshje me të cilën borxhliu lirohet nga borxhi nga dikush tjetër që e merr përgjegjësinë e…

HAWALAH – Transfer : gjuhësisht d.m.th. transferim; legalisht është një marrëveshje me të cilën borxhliu lirohet nga borxhi nga dikush tjetër që e merr përgjegjësinë e pagesës së borxhit të tij ose transferimi i kërkesës së borxhit duke bartur përgjegjësin nga një person në tjetrin. Gjithashtu i referohet dokumentit me të cilin transferimi bëhet.

‘INAH (një lloj shitjeje): Shitje e dyfishtë në të cilën huamarrësi dhe huadhënësi shesin dhe ri-shesin një produkt apo objekt të caktuar mes veti, njëherë në ‘cash’ (para të gatshme) dhe njëherë për një çmim më të lartë me kredit.

MUDARABAH (Mudarebeh) – Partnership: forma e partneritetit ku njëra palë siguron fondet kurse tjetra siguron ekspertizën dhe menaxhimin. Çdo fitim i bërë ndahet në mes palëve sipas marrëveshjes paraprake, kurse humbja bartet nga investuesi i kapitalit.

MUSHARAKAH (Musharekeh) – Partnership: është një marrëveshje e themeluar në një kontratë me pëlqimin e dyanshëm të palëve të involvuara për të ndarë fitimin dhe humbjen e një biznesi të përbashkët. Të gjithë investitorët mund të marrin pjesë në menaxhim. Profiti ndahet në mes të palëve në përqindje të paracaktuar mirëpo humbja ndahet në mënyrë strikte për secilin partner në mënyrë proporcionale në bazë të përqindjes së investimit të kapitalit.