Anije të ngarkuara me tanke amerikane, artileri vetëlëvizëse dhe qindra automjete luftarake arritën sot në një port të Gjermanisë veriore në rrugën drejt Evropës Lindore, sipas agjencisë së lajmeve Associated Press.
Armatimet dërgohen me synimin për të forcuar aftësitë e NATO-s përballë një agresioni të mundshëm rus.
Gjatë dy javëve të ardhshme, rreth 3,500 trupa të një divizioni këmbësorie në Fort Karson të Kolorados do t’u shtohen pajisjeve luftarake që arritën sot në port.
Kjo shënon fillimin e një faze të re të operacionit me emrin “Atlantik Resolve”, i cili parashikon praninë e vazhdueshme të një brigate të blinduar amerikane në Evropë, mbi bazën e një rotacioni nëntë-mujor.
Trupat dhe pajisjet do të dislokohen së pari në Poloni dhe pastaj do të përhapen në shtatë vende, nga Estonia në Bullgari, ku është rritur nervozizmi lidhur me shtimin e operacioneve ushtarake ruse në rajon. Një njësi që do të shërbejë si shtab ushtarak do të vendoset në Gjermani.
Browsing: Lajme
Komandanti i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, Rrustem Berisha i cili është deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka rrëfyer për emisionin ‘Fakt Plus’ luftën e…
Përfaqësuesit politik nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës nuk i fshehin rezervat që kanë në raport me fillimin e punës së Gjykatës Speciale për krimet e…
Mungesa e barnave nga lista esenciale në institucionet publike shëndetësore në Kosovë, vazhdon të jetë shqetësuese. Një rënie e tillë gjatë gjithë këtij viti vlerësohet se…
Raporti i Bankës Botërore, i publikuar dje për klimën e të bërit biznes, “Doing Bussines” pavarësisht se e rendit Kosovën në vendin e 60 në botë…
Skuadra e Brigadës së Reagimit të Shpejtë e Forcë së Kosovës(FSK),e përbërë prej 8 pjesëtarësh është dekoruar me medaljen e artë në një ndër ushtrimet më…
Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) i bëri thirrje Partisë Republikane Popullore CHP që kundërshton ndryshimin e Kushtetutës. “Ejani të shkojmë bashkë tek populli” ishin fjalët e…
Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se sistemi i drejtësisë në Kosovë është në duart e kriminelëve dhe kjo është vërtetuar edhe me dy vendimet e fundit gjyqësore:…
Biskotat e kompanisë serbe “Crvenka”, “Jaffa” janë duke u shitur në treg të mykura dhe me gjasë edhe me afat të skaduar. Qytetarët janë shqetësuar kur…
Në muajin shtator sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) çmimet e konsumit u rritën. Çmimet e konsumit në muajin shtator ishin më të shtrenjta se…