Browsing: Studime në besim

1- Kjo përvojë ka treguar se shtresa të gjëra të muslimanëve në shoqëritë islame dëshirojnë, madje kërkojne një aleternativë islame pranë bankave me kamatë. Këtë fakt e ka vërtetuar interesimi i madh pranë degëve islame në kushtet e mungesës së bankave të mirëfillta islame.2- Hapi i bërë nga bankat me kamatë për hapur degë islame në bankat e tyre është argument se këto banka e kanë pranuar suksesin e sistemit bankar islam duke hedhur poshtë legjendën e ngritur nga Perëndimi se nuk mund ketë aktivitet ekonomik pa u bazuar mbi normën e interesit. Nga ana tjetër hapja e degëve bankare islame në Perëndim është një marketing i mirë për Islamin dhe një përgjigje konkrete për ata që kanë dyshime rreth vlefshmërisë së zbatimit të Islamit në jetën praktike, madje ndoshta kjo mund të ndihmojë në pakësimin e armiqësisë karshi bankave islame.3- Degët bankare islame pranë bankave me kamatë mund të jenë një hap pozitiv drejt kalimit në një sistem bankar islam. Gjithashtu suksesi i treguar prej këtyre degëve mund të bëhet shkak për trasforimimin e bankave me kamatë në banka islame. Por që kjo të bëhet realitet ka nevojë që të vëzhgohet nga afër ky fenomen në mënyrë që të mos mbetet vetëm një fenomen formal që ka për qëllim vetëm përtharjen edhe më të madhe të parave dhe pasurisë së muslimanëve.4- Lejimi i krijimit të degëve islame në një numër vendesh arabe dhe islame tregon se autoritetet financiare të këtyre vendeve kanë filluar të binden – dhe për këtë falënderimi i takon Allahut- në lidhje me dobinë dhe suksesin e sistemit bankar islam, si për rëndësinë e bankave islame dhe rolin e tyre në zhvillimin e shoqërisë. Gjithatu të binden që bankat islame në vërtetë janë forcë shtyrëse mjaft e fuqishme për ekonomitë e vendeve në zhvillim për të tejkaluar pengesat që hasin në sigurimin e kapitalit të nevojshëm.5- Hapi i bankave me kamatë për të hapur degë islame do t’i bëjë ato që të vendosin teknologjinë dhe përvojën e tyre në funksion të kësaj fushe në mënyrë që të zhvillojë dhe të vendosë në eficencë shërbimet bankare me bazë islame.6- Rritja e interesit për shërbimet bankare islame dhe format e investimit sipas normave islame do të sjellë në rrafshin afatgjatë zgjerimin e rishpërndarjes së depozitave midis sistemit bankar me kamatë dhe atij me bazë islame, ku pari do të zgjerohet si pasojë e të dytit, nëse ata që kujdesen për sistemin bakar islame do të dinë si ta shfrytëzojnë këtë rast.Degët islame në bankat me kamatëStudim nën dritën e Ekonomisë Islame
Dr. Fehd Esh-SherifVijon… Efektet negative të krijimit të degëve bankare Islame pranë bankave me kamatë.
Përktheu Genc Plumbi

Ideja e krijimit të degëve islame në bankat me kamatë doli në pah që në fillimet e shfaqjes së bankave islame. Kur ideja e krijimit të bankave islame filloi të kalonte nga aspekti teorik në atë praktik në fillimet e viteve 70’-të, disa banka tradicionale me kamatë u përpoqën që ta pengonin përhapjen e tyre, si dhe të hidhin dyshime në besueshmërinë e punës dhe mbi metodat e të bërit biznes në bankat islame. Kur këto përpjekje dështuan, bankat tradicionale propozuan hapjen e degëve që do të ofronin shërbime sipas parimeve islame në bankat e tyre. Ky propozim nuk arriti të vihej në jetë vetëm atëherë kur bankat tradicionale kuptuan sesa e madhe ishte interesimi e njerëzve për këto banka dhe kur kërkesa nga të gjitha shtresat e shoqërisë për shërbimet e këtyre bankave filloi të rritej. Ky ishte momenti ku disa banka tradicionale vendosën ti hynin kësaj ekperience të re duke hapur degë që ishin të specializuara në shërbimet bankare me bazë islame.Banka e Egjiptit ishte banka e parë me kamatë që iu drejtua hapjes së degëve që ofronin shërbime bankare sipas parimeve islame. Në këtë mënyrë Banka e Egjiptit hapi degën e parë me shërbime islame në vitin 1980 e cila mori emrin “Dega Hysejn e shërbimeve bankare islame.”Degët islame në bankat me kamatëStudim nën dritën e Ekonomisë IslameDr. Fehd Esh-Sherif
Përktheu Genc Plumbi

Përkufizimi i Fikhut Në kuptimin gjuhësor “فقه” “Fikh” do të thotë – ” فهم” “njohje”,”kuptim”. Me këtë domethënie është përdorur edhe në ajetin ku Musai alejhi…

Një nga begatitë e Allahut ndaj robërve të Tij është se, kur i krijoi ata, u siguroi atyre lloje të ushqimeve dhe pijeve për të vazhduar…

Një nga begatitë e Allahut ndaj robërve të Tij është se kur i krijoi ata u siguroi atyre lloje të ndryshme të ushqimeve dhe pijeve për…

Të flasësh për hipnoz Të flasësh për hipnozën dhe se çfarë dispozitash ka Islami ndaj kësaj problematike, duhet qasje e shumanshme si dhe njohuri të hollësishme…

Hallovini është festë perëndimore që daton nga keltët pagan dhe tradicionalisht festohet në natën e 31 Tetorit. Ajo tërësisht bazohet në rituale duke përfshirë shpirtat e…

Hyrje Lavdërimi qoftë ndaj Allahut, i cili thotë: “…e Zoti yt nuk është që harron.”(Merjem, 64) Bekimi dhe paqja qofshin mbi atë që është dërguar si…