Facebook X (Twitter) Instagram
    Të reja
    • “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi
    • Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?
    • Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)
    • Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit
    • Presidenti turk, Erdoğan: Brenda një viti do të ndërtohen 488 mijë shtëpi të reja për viktimat e tërmeteve
    • Anije ruse manovra pranë Shqipërisë, mediat italiane: Aeroplanët u ngritën në qiell
    • Agjendat perverse nuk njohin kufi
    • Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim
    Facebook X (Twitter) LinkedIn Pinterest RSS
    Dija Online
    Leaderboard Ad
    • Ballina
    • Informacione
    • Edukim
    • Tema
    • Fetva
    • Multimedia
      • Audio
      • Video
    • Studime
    • Seminare
    • Të ndryshme
    Dija Online
    Ju jeni nëHome»Informacione»Bujqit padisin Ministrinë e Bujqësisë për grantet e parealizuara

    Bujqit padisin Ministrinë e Bujqësisë për grantet e parealizuara

    0
    By Dija Online on 24-09-2014 Informacione

    Kryesia e Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovë, pas ankesave të shumta nga bujqit, ka vendosur që përmes Agjensionit Kundër Korrupsion (AKK) të ngre padi kundër Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR).
    Gjithashtu padi edhe kundër ministrit Blerand Stavileci, drejtorit të Agjensionit për Zhvillim të Bujqësisë, Elhami Hajdari, dhe shefit të departamentit të pagesave pranë AZHB-së, Nehat Veliu, për veprën penale për keqpërdorim të parave të dedikuara për pagesën e granteve dhe subvencioneve për bujqit përfitues të Kosovës.
    Për grante dhe subvencione kanë qenë të planifikuara dhe të ndara 22 milionë euro, dhe nga ky buxhet sipas informacioneve tona janë paguar vreshtarët e Rahovecit, Therandës dhe Gjakovës me 50% të subvencioneve për vreshtarë, pra rreth një milion euro.
    Grantet dhe subvencionet që iu jepen bujqve kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve, ngritjen e cilësisë dhe rendimenteve në sektorë dhe kultura të ndryshme.
    Më të dëmtuarit në shpërndarje janë përfituesit e subvencioneve për mbjelljen e grurit në vitin 2013, grurë ky i korrur në korrik të këtij viti, të cilët është dashur t’i marrin paratë brenda periudhës vegjetative të kësaj kulture, më së voni në fillim të marsit 2014. Kjo për shkak se ato mjete financiare do duhej të shfrytëzoheshin për masa agroteknike që do të rrisin rendimentin e kulturës në fjalë.
    Ngjashëm ka ndodhur edhe me kulturën e misrit, patates, lulediellit, specit, domates, shalqirit, e të tjera. Pra, janë dëmtuar thuajse të gjithë bujqit, të cilët nuk kanë mundur t’i shfrytëzojnë ato para për ngritjen e rendimentit, si dhe është dëmtuar vetë shteti i Kosovës, pasi që asnjëherë nuk po arrijmë t’i mbulojmë as 30% të nevojave të tregut. Paratë e ndara kinse për subvencione e grante, po shkojnë huq.
    Tash, MBPZHR po deklarohet se nuk ka para pa u bërë rishikimi i buxhetit. Rrjedhimisht, bujqit do mbesin sërish të pasubvencionuar.
    E tash bujqit pyesin: Ku u tretën mbi 20 milionë euro të buxhetit të MBPZHR-së për këtë vit?
    Ne kemi kërkuar nga AKK që të fillojnë menjëherë hetimet për dyshimet tona për keqpërdorim të parasë publike dhe për dëmet që ia kanë shkaktuar shtetit. AKK tashmë ka ndërmarr hapat e parë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Dija Online

    Related Posts

    “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)

    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara
    14-03-2023

    “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

    11-03-2023

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    10-03-2023

    Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)

    09-03-2023

    Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit

    20-12-2014

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    23-09-2014

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    23-09-2014

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    12-07-2014

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    • Fetva
    23-02-2023

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    08-02-2023

    Tërmeti, frikësim dhe mësim

    27-10-2022

    Mjerë për ata që falen…!

    16-09-2022

    Kthejani të drejtën atyre që u takon!

    • Studime
    28-02-2023

    Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim

    17-03-2018

    Kurani dhe Menaxhmenti

    07-02-2018

    Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

    31-01-2018

    E vërteta rreth martesës “mut’a”

    • Edukim
    14-03-2023

    “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

    11-03-2023

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    23-02-2023

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    14-02-2023

    Çka nëse (s’)lexojmë?

    Copyright © 2023 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.