• Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Facebook Twitter Instagram
Të reja
  • Arabia Saudite njofton për numrin e haxhinjve për këtë vit
  • KMSH t’ju kthehet besimtarëve
  • A ishte e nevojshme vizita e kreut të KMSH-së në Vatikan?
  • Reagimet e Kuranit ndaj sulmeve
  • Dyfytyrësia e tolerancës
  • “Masakrat e Francës në Algjeri nuk mund të harrohen”
  • Partitë politike po e shkatërrojnë KEK-un
  • Falja e Bajramit në shesh
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest RSS
Dija Online
Leaderboard Ad
  • Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Dija Online
Ju jeni nëHome»Informacione»Bizneset e “politikës” gëlltisin bizneset e vogla

Bizneset e “politikës” gëlltisin bizneset e vogla

0
By Dija Online on 14-11-2014 Informacione

Zhvillimi i aktiviteteve të operatorëve ekonomik privat varet nga raportet apo lidhjet në mes partive politike dhe institucioneve të larta, thonë ekspertë për çështje ekonomike, sipas të cilëve, vetëm bizneset që kanë lidhje të ngushta më subjektet politike dhe qeverinë pavarësisht nga cila parti është udhëhequr, kanë treguar sukses.
Naser Grajçevci, ish drejtor i Agjencisë se Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, thotë se në bazë të disa hulumtimeve dhe kontrolleve në terren është vërejtur qartë, se disa biznese nuk qëndrojnë në baza të shëndosha financiare.
“Ne pas luftës në një formë të gjithë kemi dal të barabartë, dhe për 15 vite e gjithë kjo diferencë e krijuar , të gjitha këto biznese disa me kapital marramendës , sigurisht që kanë një ndër -lidhshmëri të fortë funksionale dhe strukturale më qeverinë e Kosovës, pa marrë parasysh se cila parti ka qenë në pushtet, gjatë kësaj periudhe”, tha Grajçevci për Radion Evropa e Lirë.
Duke treguar disa nga format favorizuese të institucioneve të larta shtetërore karshi bizneseve, Grajçevci pohon se ka raste kur politikanët janë bashkë aksionar më biznese të caktuara.
Këto biznese nuk paguajnë obligimet tatimore, kontributet dhe në këtë mënyrë, thotë ai,janë të konvertuar në korrupsion, mito dhe forma të ndryshme të keqpërdorimit.
Se ndërmarrjet e mëdha kanë arritur suksese afariste pikërisht duke u mbështetur nga strukturat, institucionet dhe personat e përfshirë në politikë, thotë edhe eksperti tjetër i ekonomisë Musa Limani, duke shtuar se kjo ndërhyrje ka çrregulluar tregun për mes evazionit fiskal.
Madje nga këto parregullsi, përfitimet janë reciproke edhe për biznesin edhe për përfaqësues të politikës.
“Logjikisht del konstatimi se bizneset që kanë suksese të mëdha pra kanë mbështetje nga politikanët dhe natyrisht që politikanët nuk i mbështesin ato pa ndonjë provizion apo kundër vlerë që ne nuk e dimë sa është ajo. Por, unë konsideroi se ekziston material i mjaftueshëm për organet e përkatëse që ti përcjellin ato” , ka shtuar Limani.
Favorizimi i kompanive të caktuara nga organet shtetërore, qoftë për mes dhënies se tenderëve apo formave të ndryshme, thotë Limani, ka bërë që këto biznese të “gëlltisin “bizneset e vogla duke shkaktuar falimentimin e tyre.
“Një numër shumë i madh i bizneseve të vogla pësojnë falimentim pikërisht nga konkurrenca jo ligjore dhe nga ndershmëria e tyre ata paguajnë obligimet ndaj shtetit. Kurse këta “ peshqit e mëdhenj” ( bizneset e mëdha) duke fituar favoritet nga politikanët i ikin tatimeve dhe shkojnë për mes ekonomisë jo formale, kontrabandës ekonomike e kështu më radhë”, theksoi ai.
Ndryshe asociacione të ndryshme ekonomike në disa raporte të më hershme realizuar lidhur me nivelin e korrupsionit tek bizneset, këto të fundit kanë deklaruar se në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë dhënë mito dhe se pranimi i korrupsionit varet edhe nga madhësia e bizneseve.
Por, deklaratat e cilës do parti që ka qenë në pushtet, vazhdimisht kanë qenë se bëjnë përpjekje të vazhdueshme të krijojnë ambient të përshtatshëm për komunitetin e biznesit. /Rel

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Dija Online

Related Posts

Arabia Saudite njofton për numrin e haxhinjve për këtë vit

KMSH t’ju kthehet besimtarëve

A ishte e nevojshme vizita e kreut të KMSH-së në Vatikan?

Leave A Reply Cancel Reply

You must be logged in to post a comment.

  • Të Fundit
  • Të popullarizuara
19-05-2022

Arabia Saudite njofton për numrin e haxhinjve për këtë vit

12-05-2022

KMSH t’ju kthehet besimtarëve

11-05-2022

A ishte e nevojshme vizita e kreut të KMSH-së në Vatikan?

09-05-2022

Reagimet e Kuranit ndaj sulmeve

20-12-2014

Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

23-09-2014

Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

23-09-2014

SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

12-07-2014

A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

  • Fetva
09-05-2022

Reagimet e Kuranit ndaj sulmeve

08-05-2022

Dyfytyrësia e tolerancës

09-04-2022

Mbulesa e gruas myslimane dhe zelli patetik i injorantëve

06-04-2022

Cili është thelbi dhe objektivi i agjërimit?

Video nga kanali
Error type: "Forbidden". Error message: "The request cannot be completed because you have exceeded your quota." Domain: "youtube.quota". Reason: "quotaExceeded".

Did you added your own Google API key? Look at the help.

Check in YouTube if the id dijaonline belongs to a username. Check the FAQ of the plugin or send error messages to support.
  • Studime
17-03-2018

Kurani dhe Menaxhmenti

07-02-2018

Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

31-01-2018

E vërteta rreth martesës “mut’a”

24-01-2018

Ju sjellim librin “Dashuria dhe afërsia mes Familjes Fisnike dhe sahabëve”

  • Edukim
17-03-2022

Cilët deputetë votuan pro dhe cilët kundër martesave të personave të gjinisë së njëjtë?

14-03-2022

Ku ndikon leximi?

10-12-2017

Kur paraja na i ndryshon nijetet

10-12-2017

Jam vajzë e pamartuar, si të largohem nga masturbimi ?

Mbi ne

Dija Online

Portali informativ Dija Online, paraqet portal të informacionit për aktualitetet në vend dhe në botë, sjellë informacione mbi besimin, kulturën, shkencë, teknologjinë dhe shëndetin.

Na kontaktoni

    Emri(e domosdoshme)

    Emaili(e domosdoshme)

    Subjekti

    Mesazhi Juaj

    Copyright © 2022 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.