Dje policia e Kosovës ka mbyllur xhaminë që gjendej pranë ngrohtores “Termokos”. Ajo nuk mbante as emër, pos një pankartë ku shkruante “Xhamia”.
Ahmet Sadriu nga BIK thotë për televizionin publik se kjo xhami funksiononte jashtë Bashkësisë Islame të Kosovës.
“Një grupacion, një xhemat e ka marrë objektin me qira. Ne i kemi njoftuar organet kompetente. Kemi shkresë që para dy vitesh, në qershor 2012, i kemi drejtuar kërkesë MPB-së edhe Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Prishtinë, ku kemi kërkuar që kjo e ashtuquajtur xhami të mbyllet”, thotë ai.