Bashkimi Europian do të nxitë më tej marrëdhëniet me Turqinë me synim integrimin e saj në këtë organizatë. Kjo është deklarata e Johannes Hahn, komisioner europian për politikën e fqinjësisë dhe zgjerimit në BE gjatë takimit me ministrin turk për çeshtjet e BE-së, Volkan Bozkir.
Ministri Bozkir ripërsëriti vendosmërinë e Turqisë për reformat integruese drejt BE-së, ndërsa komisioneri Hahn përshëndeti angazhimin e palës turke për rinisjen e procesit të anëtarësimit. Hahn bëri thirrje për reforma të mëtejshme në Turqi, me synim forcimin e progresit drejt integrimit europian.