Sekretari i përgjithshëm i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Resul ef. Rexhepi, ka kërkuar që në kuadër të Qeverisë së Kosovës të formohet edhe një ministri e feve. Ai është shprehur i bindur se kjo ministri do t’i ndihmonte të gjitha bashkësitë fetare që veprojnë në Kosovë.
Rexhepi ka deklaruar se nëse nuk realizohet kjo kërkesë, atëherë BIK-u do të insistojë në themelimin e një zyre pranë kryeministrit të Kosovës, e cila do të merrej ekskluzivisht me bashkësitë fetare.
Ndërkaq duke folur për çështjen e xhamisë së madhe në Prishtinë, ai në një intervistë për Epokën e Re, ka bërë me dije se brenda dy muajve do të publikohet projekti për ndërtimin e kësaj xhamie.
Rexhepi i ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos shkojnë të luftojnë në vendet e Lindjes së Mesme. /epoka e re/