Administrata republikane e presidentit Donald Trump përjashtoi nga strukturat e Departamentit amerikan të Drejtësisë duke u parashtruar kërkesë për të paraqitur aktin e dorëheqjes 46 prokurorëve…
Author: Dija Online
Shumica e vendeve të punës janë mjedise ku duhet qëndruar ulur, dhe shumica e njerëzve i kalojnë ditët e tyre duke i përdorur kompjuterët, ose të…
Gjumi i Kajlules (para apo pas drekes):Gjum i shkurter i cili behet pak para namazit te drekes ose pas tij. Percillet te kete qene praktike e…
Ndikimi i ushqimit haram Ka thënë shejh El feuazan në lidhje me ajetin kuranor: “ O ju të Dërguar, hani nga ushqimet e mira, të lejuara…
Mos ecni : Ecja pengon në tretjen e ushqimeve. Mos flini : Gjithashtu gjumi pengon në tretjen e ushqimeve. Mos bëni banjë: Kjo bën që gjaku…
Fijet nervore në kokën e njeriut janë të gjata 160 mijë kilometra, po t’i shtrijmë në tokë 4 herë e rrethojnë krejt tokën!! Si nuk meditojmë…
Përdorimi i misuakut Për rëndësinë përdorimit të misuakut dhe dobitë e tij të shumta, kanë ardhur hadithe autentike nga i dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue…
Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë përveç qytetarëve të saj, kanë ardhur edhe qytetarë të shumtë të komunave tjera si dhe nga Shqipëria e Maqedonia
Në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë sot me rastin e 9 vjetorit të pavarësisë ka një atmosferë festive, ku qytetarë të shumtë kanë dalur që ta presin këtë ditë të veçantë në sheshet e Prishtinës, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kryeqytet përveç qytetarëve të saj, kanë ardhur edhe qytetarë të shumtë të komunave tjera, si dhe nga Shqipëria e Maqedonia. Në rrugët e saj shihet një numër i madh flamujsh të Kosovës kaltër dhe verdhë, ndërkaq në duart e qytetarëve edhe flamuri kombëtar shqiptar, kuq e zi.
Muharrem Neziri, një prishtinas i cili po i ndjek studimet e tij mastër në Austri për AA u shpreh se ndihet i lumtur dhe krenar për këtë ditë feste. Ai e sheh Kosovën si një fëmijë nëntë vjeçar i cili rritet dhe zhvillohet.
“Gjendja aktuale është pozitive për Kosovën, por gjithmonë duhet të mendojmë përpara dhe t’i kemi kushtet më të mira..
Në sulmet e regjimit në zonat rurale në Latakia dhe Idlib janë plagosur 11 persona
Në sulmet e njësiteve të regjimit të Bashar Asadit në rajonet rurale në Latakia dhe Idlib, janë plagosur 11 persona, në mesin e të cilëve ka patur edhe gra dhe fëmijë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të siguruara nga burime lokale, njësite të artilerisë së regjimit kanë goditur rajonet rajonet Xhisr esh-Shugur, Bedeme dhe Sirmanije në pjesën rurale të Idlibit dhe rajonin Kibbani dhe En-Naxhije në Latakija, që gjenden nën kontrollin e opozitarëve.
Njoftohet se si pasojë e sulmeve janë plagosur 11 persona, në mesin e të cilëve ka pasur edhe gra dhe fëmijë, të cilët janë dërguar për trajtim në spitalin e improvizuar në rajon.
Nga ana tjetër, thuhet se opozitarët janë kundërpërgjigjur me artileri ndaj sulmit.
Ndryshe, armëpushimi i arritur në Siri mes palëve ndërluftuese nën garantimin e Turqisë dhe Rusisë, ka hyrë në fuqi më 30 dhjetor.
Në takimin për Sirinë në Astana, Turqia, Rusia dhe..
Policia kishte marrë masa të rrepta sigurie për këtë protestë, ndërkohë qytetarët hodhën slogane kundër Trumpit
Mijëra njerëz në Chicago të SHBA-së, janë tubuar për të protestuar kundër politikave për emigrantët të Presidentit të këtij vendi, Donald Trump, raporton Anadolu Agency (AA).
Protesta është zhvilluar para fillimit të bojkotit “një ditë pa emigrantë”.
Mijëra njerëz, shumica e së cilëve ishin meksikanë, kanë lënë punën e tyre duke u mbledhur në Union Park.
Policia kishte marrë masa të rrepta sigurie për këtë protestë, ndërkohë qytetarët hodhën slogane kundër Trumpit.
“Rezistencë kundër urrejtjes”, “Nuk duam të kthehemi pas”, “Hiqni dorë nga copëtimi i familjeve tona” dhe “Jo ndalimit të hyrjeve dhe murit”, ishin disa nga sloganet e protestuesve. Ata marshuan më shumë se 5 kilometra në rrugët e Chicago-s.