Facebook X (Twitter) Instagram
    Të reja
    • “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi
    • Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?
    • Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)
    • Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit
    • Presidenti turk, Erdoğan: Brenda një viti do të ndërtohen 488 mijë shtëpi të reja për viktimat e tërmeteve
    • Anije ruse manovra pranë Shqipërisë, mediat italiane: Aeroplanët u ngritën në qiell
    • Agjendat perverse nuk njohin kufi
    • Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim
    Facebook X (Twitter) LinkedIn Pinterest RSS
    Dija Online
    Leaderboard Ad
    • Ballina
    • Informacione
    • Edukim
    • Tema
    • Fetva
    • Multimedia
      • Audio
      • Video
    • Studime
    • Seminare
    • Të ndryshme
    Dija Online
    Ju jeni nëHome»Informacione»Arsimtari e kërcënon nxënësin, të cilin e rrahu për spital (Video)

    Arsimtari e kërcënon nxënësin, të cilin e rrahu për spital (Video)

    0
    By Dija Online on 08-10-2014 Informacione

    Ngjarje tronditëse që ka ndodhur javën e kaluar në shkollën fillore “Migjeni” të fshatit Baincë të komunës së Drenasit, ku me ç ‘rast është rrahur brutalisht një nxënës i kësaj shkolle, ka marr përmasa edhe më shqetësuese. Nxënësi Mentor Leku, në klasën e 6-të që ishte rrahur nga arsimtari i tij, Izet Demiçi, tani po kërcënohet nga arsimtari.
    Kjo është edhe arsyeja që nxënësi, Mentor Leku, ka ndërprerë mësimin dhe nuk është duke vijuar procesin mësimor.

    Vëllai i viktimës në një prononcim për gazetën “Zëri”, ka thënë se vëllain e tij e ka ndalur nga shkolla pasi që mësuesi përmes nxënësve ka dërguar mesazhe kërcënuese.

    “ Asgjë se kamë rrahur herën e parë çka do të ja bëjë kur të kthehet në shkollë”, janë fjalët që arsimtari ju kishte thënë nxënësve për tregon vëllai i viktimës.

    Ai madje ka thënë se arsimtari i matematikës, Izet Demiçi, këto fjalë i kishte thënë një ditë pasi që rasti ishte raportuar në polici dhe në media.

    “ Nxënësve të nesërmen në klasë ju ka thënë se i ka ngjyros me ngjyrë faqet për me bërë situatën ma dramatike”, ka theksuar vëllai i viktimës.

    Edhe pse ishte paralajmëruar nga Drejtoria e Arsimit të Komunës së Drenasit se do të merret masa ndajë arsimtarit, asgjë konkrete nuk ka ndodhur.

    Drejtori i drejtorisë së Arsimit në komunën e Drenasit, Sadik Tahiraj, ka konfirmuar për “Zëri” se arsimtari është duke dhënë ende mësim në shkollë.

    Tahiraj ka sqaruar se nuk mund të merren masa deri sa rasti është në procedurë.

    “Është rast që është duke e shqyrtuar edhe hetuesia në atë pjesën tjetër edhe drejtoria dhe MASHT-i përmes të drejtës ligjore që kanë në bazë të këtij udhëzimi ne ju kemi drejtuar me kërkesë drejtorisë së inspeksionit të MASHT-it dhe po pres një përgjigjeje edhe prej tyre”, ka thënë Tahiraj.

    Por Tahiraj, thotë se nuk është informuar se arsimtari i matematikës të ketë dërguar mesazhe kërcënimi nxënësit.

    “ Jam në kontakt edhe me prindërit e djalit edhe me shkollën dhe nuk kamë informacion se ai është kërcënuar”, ka thënë Tahiraj, duke konfirmuar se nxënësi nuk është duke ndjekur mësimin.

    Mentori nga profesori ishte rrahur pasi që kishte kërkuar nga ai ditën e premte që ti jap leje për të shkuar në xhami për ta falë namazin e xhumasë.

    Arsimtari i kishte rrahur aq fortë sa që Mentori ishte detyruar të kërkojë menjëherë ndihmën mjekësore në spital.

    Ngjarja rëndë ishte përjetuar edhe nga nëna e nxënësit e cila kishte rritur fëmijët në mungesë të bashkëshortit i cili kishte vdekur më herët./Zëri

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Dija Online

    Related Posts

    “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)

    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara
    14-03-2023

    “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

    11-03-2023

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    10-03-2023

    Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)

    09-03-2023

    Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit

    20-12-2014

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    23-09-2014

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    23-09-2014

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    12-07-2014

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    • Fetva
    23-02-2023

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    08-02-2023

    Tërmeti, frikësim dhe mësim

    27-10-2022

    Mjerë për ata që falen…!

    16-09-2022

    Kthejani të drejtën atyre që u takon!

    • Studime
    28-02-2023

    Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim

    17-03-2018

    Kurani dhe Menaxhmenti

    07-02-2018

    Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

    31-01-2018

    E vërteta rreth martesës “mut’a”

    • Edukim
    14-03-2023

    “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

    11-03-2023

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    23-02-2023

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    14-02-2023

    Çka nëse (s’)lexojmë?

    Copyright © 2023 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.