• Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Facebook Twitter Instagram
Të reja
  • “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi
  • Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?
  • Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)
  • Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit
  • Presidenti turk, Erdoğan: Brenda një viti do të ndërtohen 488 mijë shtëpi të reja për viktimat e tërmeteve
  • Anije ruse manovra pranë Shqipërisë, mediat italiane: Aeroplanët u ngritën në qiell
  • Agjendat perverse nuk njohin kufi
  • Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest RSS
Dija Online
Leaderboard Ad
  • Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Dija Online
Ju jeni nëHome»Informacione»Ardhja e Haindl në Shkup, mundësi për nxjerrjen e vendit nga kriza

Ardhja e Haindl në Shkup, mundësi për nxjerrjen e vendit nga kriza

0
By Dija Online on 13-05-2016 Informacione

Gjendja në Maqedoni është ndërlikuar edhe më shumë pas vendimit të VMRO-DPMNE-së, që të shkojë e vetme në zgjedhjet e 5 qershorit. Për të ndihmuar në tejkalimin e gjendjes, në Maqedoni ka arritur edhe emisari gjerman, Johannes Haindl.
Ardhja e diplomatit gjerman shihet si një mundësi e re për nxjerrjen e vendit nga kriza, në të cilën ndodhet vendi prej një viti e gjysmë, apo që nga paraqitja e asaj që njihet si aferë e përgjimeve.

“Kam ardhur këtu të njihem me situatën dhe të dëgjoj. Bëhet fjalë për atë që procesi i iniciuar nga SHBA dhe BE të korr sukses. Detyrën time e shoh në përkrahje aktive të këtyre përpjekjeve. Zhvillimet ditëve të fundit tregojnë qartë se koha është e shkurtër dhe tani nevojitet përpjekje e përbashkët nga të gjitha partitë politike që të zbatohen reformat e nevojshme dhe bindshëm të vazhdohet në këtë rrugë”, ka thënë Johannes Haindl, në konferencën për media.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor në seancën e djeshme konfirmoi listën për deputet të dorëzuar nga partia VMRO-DPMNE, për zgjedhjet e 5 qershorit. Anëtarë e komisionit kanë konstatuar se listat nuk përmbajnë parregullsi. Me vendimin për të marrë pjesë e vetme në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 5 qershor, VMRO DPMNE-ja që drejtohet nga Nikolla Gruevski thotë se ka vepruar në përputhje me ligjin për shpalljen e zgjedhjeve dhe sipas saj, për një parti politike nuk duhet të ketë prioritet më të madh se sa respektimi i ligjeve dhe i kushtetutës së vendit.

“Në përputhje me vendimin e organeve drejtuese të partisë, VMRO DPMNE ka dorëzuar listat me kandidatë për deputet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në 5 qershor. Organet drejtuese gjithashtu kanë vendosur të mbështesin ekipin negociator në bisedimet për dalje nga kriza”, ka deklaruar Vlladimir Nelovski nga VMRO DPMNE-ja.

Lista deri te KSHZ-­ja, siç paralajmëruan paraprakisht, nuk kanë dorëzuar LSDM­-ja, BDI­-ja dhe PDSH­-ja. Vlerësimi i tyre i përbashkët është se zgjedhje nuk mund të ketë pa plotësimin e kushteve për mbajtjen e tyre në atmosferë të lirë dhe demokratike.“Kthim pas nuk ka. Pa pastrimin e listës zgjedhore, pa reforma në media dhe pa anulimin e vendimit të presidentit për falje, zgjedhje më 5 qershor nuk do të ketë. Kriminelët do të përballem me drejtësinë ndërsa qytetarëve do t’u sigurohen zgjedhje të lira dhe demokratike”, thuhet në reagimin e LSMD-së.

Analistët: Nuk mund të ketë zgjedhje vetëm me një parti

Shkuarja në zgjedhje vetëm e VMRO-së, do ta ndërlikojë edhe më shumë krizën politike në Maqedoni, thotë Mitko Gaxhovski, njohës i çështjeve politike.

“Bëhet fjalë për një hap me të cilin VMRO-ja edhe më tej i jep shpresë anëtarësisë se është e mundur mbajtja e zgjedhjeve më 5 qershor. Është një veprim që aspak nuk do t’i ndihmojë zgjidhjes së krizës, përkundrazi ajo do të thellohet edhe më tej”, thotë Gaxhovski.

Mospjesmarja e partive politike shqiptare në zgjedhje për analistin Albert Musliu është një sinjal se ato i qëndrojnë besnik partnerit ndërkombëtar.

“Kjo tregon së paku një unitet të subjekteve shqiptare, si një reflektim të qëndrimeve të komunitetit shqiptar në Maqedoni lidhur me bashkëpunimin me partnerët tanë ndërkombëtarë. Uroj që ky unitet dhe kontstruktivitet të vazhdojë edhe në ditët në vijim me qëllim që të mos lejohet që vetëm VMRO-DPMNE të shkoj në zgjedhje, meqë atëherë do të kemi një krizë shumë më të thellë”, thotë analisti Albert Musliu.

VMRO-DPMNE ka dorëzuar listat për deputetë jo sepse realisht ka për qëllim mbajtjen e zgjedhjeve, por me këtë akt ka për qëllim që të bëjë tregti në bisedime, të cilat do të udhëhiqen nga ndërkombëtarët, vlerëson profesori universitar Stevo Pendarovski.“Bisedimet kanë për qëllim tërheqjen e amnestisë nga presidenti dhe ndryshimin e datës së zgjedhjeve. Nëse VMRO-DPMNE nuk do të dorëzonte lista për kandidatë, praktikisht do të largohej nga kjo kartë, që po luan në bisedime. Data e 5 qershorit dhe amnestia janë dy çështje me të cilat VMRO-DPMNE do të bëjë tregti”, thotë Pendarovski.Sipas tij, mospjesëmarrja e BDI-së në zgjedhje ishte shokuese për VMRO-DPMNE, e cila deri në momentin e fundit nuk besoi se BDI nuk do të rrijë në fjalë.

Profesor Bekim Kadriu nuk përjashton mundësinë që partia VMRO-DPMNE ta tërheqë listën e kandidatëve për deputet, në rast se ndaj partisë maqedonase në pushtet ushtrohet ndonjë presion ndërkombëtar. Ai thotë se vetëm akti i dorëzimit të listave për deputet nuk garanton se do të mbahen zgjedhjet më 5 qershor. “Dorëzimi i listave nuk nënkupton se me të vërtetë do të mbahen zgjedhje, nëse partitë politike vendosin të mos marrin pjesë në to edhe pse i kanë dorëzuar listat. Nëse mbahen zgjedhjet më 5 qershor, mendoj se ne hymë edhe më thellë në krizën politike”, ka deklaruar Kadriu.


Source: Informacione

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Dija Online

Related Posts

“Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)

Leave A Reply Cancel Reply

You must be logged in to post a comment.

  • Të Fundit
  • Të popullarizuara
14-03-2023

“Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

11-03-2023

Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

10-03-2023

Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)

09-03-2023

Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit

20-12-2014

Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

23-09-2014

Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

23-09-2014

SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

12-07-2014

A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

  • Fetva
23-02-2023

Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

08-02-2023

Tërmeti, frikësim dhe mësim

27-10-2022

Mjerë për ata që falen…!

16-09-2022

Kthejani të drejtën atyre që u takon!

  • Studime
28-02-2023

Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim

17-03-2018

Kurani dhe Menaxhmenti

07-02-2018

Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

31-01-2018

E vërteta rreth martesës “mut’a”

  • Edukim
14-03-2023

“Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

11-03-2023

Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

23-02-2023

Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

14-02-2023

Çka nëse (s’)lexojmë?

Mbi ne

Dija Online

Portali informativ Dija Online, paraqet portal të informacionit për aktualitetet në vend dhe në botë, sjellë informacione mbi besimin, kulturën, shkencë, teknologjinë dhe shëndetin.

Na kontaktoni

    Emri(e domosdoshme)

    Emaili(e domosdoshme)

    Subjekti

    Mesazhi Juaj

    Copyright © 2023 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.