Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Admir Lloqani rrëfehet sesi u therë të shtunën në kryeqytet
    Lajme

    Admir Lloqani rrëfehet sesi u therë të shtunën në kryeqytet

    Dija OnlineBy Dija Online25-09-201403 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Nuk është pjesë e ‘Kuqezinjve të Jakovës’. Madje, asnjëherë nuk e kishte përcjellë Vëllaznimin jashtë Gjakovës. Mirëpo, në daljen e parë të tij jashtë qytetit të lindjes, u therë keq. Fjala është për tifozin gjakovar, Admir Lloqanin, i therur jashtë stadiumit të Prishtinës pas pjesës së parë të duelit të së shtunës. Admiri thotë se është therur edhe një shok i tij. Ja rrëfimi i 25-vjeçarit.

    Si ndodhi therja?

    Gjithsesi, Lloqani nuk ka hezituar të tregojë sesi ndodhi therja e tij jashtë stadiumit. Fillimisht, ai pohon se nuk është pjesë e ‘Kuqezinjve të Jakovës’ dhe Vëllaznimin kishte ardhur ta përcjellë si një tifoz i thjeshtë. “Ishte hera e parë që erdha ta shoh Vëllaznimin në Prishtinë dhe rashë viktimë. Si ndodhi therja? Pjesën e parë e pamë bashkërisht. Pas pjesës së parë, duke biseduar me dy shokë, Vatan Kadria dhe Filolit Byci, vendosëm të dalim jashtë stadiumit për të ngrënë bukë, pasi ishim të uritur. Kur dolëm jashtë, i pamë rreth 20 persona, prej të cilëve kishte edhe të maskuar. Ata na pyetën se prej nga jemi dhe ne iu treguam. Nuk kishim veshur asgjë që na identifikonte si tifozë të Vëllaznimit, pasi ne kishim ardhur për qejf. Ata filluan të vijnë në drejtim tonë dhe ne vrapuam. Mirëpo, gjatë rrugës u thera unë dhe Vatani, kurse Filoliti u godit me shufër në kokë”, rrëfen Lloqani për ‘Sport Plus’.

    Pos kësaj, 25-vjeçari tregon edhe si u rrahën. “Pos therjes në shpinë, ne u rrahëm shumë. Ata 20 persona ndërkohë u ndihmuan edhe nga pesë tjerë. Ishte tmerr”, tregon Lloqani.

    U injoruan nga polica

    Pak minuta pas rastit, në vendin e ngjarjes ka ardhur edhe Policia e Kosovës. “U deshtë të qëndrojmë të plagosur e me gjakderdhje për 20 minuta para stadiumit. Pavarësisht kërkesës tonë për të shkuar në spital, ata na lanë të presim. Më pas shkuam në spital. Fillimisht bëmë fotografimet dhe më vonë shkuam në sallë. Pas gjithë kësaj, koha ishte për intervistimin në polici”, theksoi Lloqani.

    Pikërisht këtu ai ndjeu një tjetër dhembje. “Aty ishim të injoruar totalisht. Kemi pritur tri orë e gjysmë për një intervistë. Madje, policët shpesh bënin shaka me neve. Vërtetë ishte e pakuptimtë”. Krejt në fund, Lloqani ka kërkuar nga organet kompetente që të marrin masa ndaj atyre që e shkaktuan këtë incident, pasi sipas tij, edhe të tjerë të pafajshëm si ai mund të pësojnë herëve tjera.

    Nuk ishin ‘Plisa’

    Grupi i tifozëve të Prishtinës, ‘Plisat’, nuk kanë gisht në incidentin që ka ndodhur mes pjesëve të ndeshjes Prishtina – Vëllaznimi. Një gjë të tillë e ka thënë për gazetën të dielën, kryetari i tifozëve prishtinas, Albert Kastrati. “Ne nuk jemi në dijeni që ka pasur persona të therur me thikë. Ne kemi qëndruar në stadium edhe 20 minuta pasi ka përfunduar ndeshja, pasi Policia nuk na ka lejuar të dalim jashtë. Ato që kanë ndodhur jashtë stadiumit, nuk i përkasin tifozëve ‘Plisat’, sepse ne nuk kemi bërë gjëra të tilla”, ishte shprehur Kastrati. Ndeshja Prishtina – Vëllaznimi përfundoi 1:1. /Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleFillojnë punimet në rrugën Deçan – Plavë
    Next Article Varrezë masive në Ukrainë, gjenden 40 trupa të pajetë (Foto+16)
    Dija Online

    Related Posts

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    30-05-2026

    Pse ka shumë të ngjarë që Pakistani të refuzojë t’u bashkohet Akordeve të Abrahamit

    30-05-2026

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    29-05-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.