Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Fokus»Abdixhiku kritikon Kurtin: I mungon legjitimiteti dhe morali politik – do t’i drejtohemi Kushtetueses për shkeljet e LVV-së
    Fokus

    Abdixhiku kritikon Kurtin: I mungon legjitimiteti dhe morali politik – do t’i drejtohemi Kushtetueses për shkeljet e LVV-së

    Dija OnlineBy Dija Online02-07-202502 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka hedhur akuza të ashpra ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, duke theksuar se këtij të fundit i mungon legjitimiteti dhe morali politik për të qëndruar në pushtet. Ai paralajmëroi gjithashtu se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për, siç u shpreh ai, shkeljet që janë bërë nga ana e LVV-së.

    Abdixhiku tha se LDK-ja pret që zgjidhja e krizës aktuale të ndodhë përmes krijimit të një shumice politike, e më pas përmes respektimit të domosdoshëm të procedurave kushtetuese.

    “Praktikat parlamentare deri më sot janë të qarta – votimi për kryetarin ka qenë gjithmonë i hapur. LDK-ja nuk ka problem me emrat e kandidatëve, por mban një qëndrim parimor. Me plot vullnet, me zemër dhe me bindje, dëshiron të votojë kundër kandidatëve të Vetëvendosjes,” tha Abdixhiku, duke theksuar se në seancën e nesërme nuk priten zhvillime të reja.

    Ai e cilësoi krizën aktuale si një situatë të krijuar artificialisht dhe të panevojshme.

    “Deputeti Kurti po qeveris mbi bazën e një rezultati të arritur katër vite më parë. Sot, kur nuk ka më 50 për qind të mbështetjes, atij i mungon legjitimiteti – madje edhe morali politik. Si mund të vazhdosh të mbash një detyrë kur populli nuk të përkrah më?”, deklaroi Abdixhiku.

    Kreu i LDK-së shtoi se subjekti i tij do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, duke akuzuar LVV-në për përmbysje të rendit kushtetues.

    “Do të kërkojmë nga Gjykata Kushtetuese të qartësojë situatën aktuale. Pas aktgjykimit, kemi parë një përmbysje të rendit kushtetues, pasi grupi më i madh parlamentar ka refuzuar ta zbatojë vendimin e Kushtetueses. Prandaj, Gjykata duhet të deklarohet qartë nëse është bërë ose jo një shkelje nga ky grup parlamentar,” përfundoi Abdixhiku.

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleHaradinaj në takim me presidenten Osmani
    Next Article Sa kohë qëndron kafeina në trupin tënd? Gjithçka që duhet të dish për efektet, pasojat dhe mënyrën si ndikon në organizëm
    Dija Online

    Related Posts

    CEO i Palantir-it shprehet se vetëm dy kategori do t’i mbijetojnë inteligjencës artificiale (dhe diplomat elitare nuk janë një prej tyre)!

    13-09-2026

    Kështu po përgatitet elita prej 10% për kolapsin e ardhshëm të karrierës

    13-09-2026

    Burgu sekret i CIA-s në Rumani: Dy dekada mohimi dhe pyetjesh pa përgjigje

    13-09-2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    CEO i Palantir-it shprehet se vetëm dy kategori do t’i mbijetojnë inteligjencës artificiale (dhe diplomat elitare nuk janë një prej tyre)!

    Kështu po përgatitet elita prej 10% për kolapsin e ardhshëm të karrierës

    Burgu sekret i CIA-s në Rumani: Dy dekada mohimi dhe pyetjesh pa përgjigje

    FATMIR BAÇI: SHQIPTARËVE U KA RA PËR PJESË PATOKRACIA

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Burgu sekret i CIA-s në Rumani: Dy dekada mohimi dhe pyetjesh pa përgjigje

    FATMIR BAÇI: SHQIPTARËVE U KA RA PËR PJESË PATOKRACIA

    “Republika e Kandaharit”: Raporti i Gjetje.org, një dokument i trilluar, me 8 vjet qarkullim u shndërrua në mjet lufte ndaj pjesës më të madhe të kombit shqiptar, muslimanëve

    • Besimi

    THE: Inteligjenca artificiale po e ndryshon fenë, dhe fetë po përpiqen të ndryshojnë inteligjencën artificiale

    Ezani nuk ndalet në Tokë për asnjë sekondë: Projekti i ri digjital vërteton jehonën e pandërprerë të thirrjes për namaz

    Zgjidhje profetike për pasigurinë financiare: Kultivimi i bereqetit, qëndrueshmërisë dhe paqes në zemër

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.