Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Në Ferguson të SHBA-së dërgohen mbi 2.000 trupa të Gardës Kombëtare, qindra të arrestuar
    Lajme

    Në Ferguson të SHBA-së dërgohen mbi 2.000 trupa të Gardës Kombëtare, qindra të arrestuar

    Dija OnlineBy Dija Online26-11-201403 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Protestat e djeshme kundër racizmit në SHBA ishin më të qeta se një ditë më parë, ndërsa Guvernatori i Missouri-it, Jay Nixon ka dërguar dy mijë trupa të Gardës Kombëtare në mënyrë që mos të përsëriten trazirat dhe shkatërrimi i pronave siç ka ndodhur gjatë protestave një ditë më parë.

    Me ardhjen e trupave të reja të Gardës Kombëtare numri i ushtarëve në Ferguson është mbi 2.200, ndërsa me ndihmën e tyre policia ka ndalur qindra demonstrues. Qytetarët janë mbledhur para ndërtesës së departamentit të policisë. Policia kërkoi që turma të shpërndahet, gjë që nuk gjeti përgjigje pozitive. Një veturë policore i është vënë zjarri, ndërsa policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe arrestime.

    Përveç Fergusonit, demonstratat janë mbajtur edhe në New York, Washington, Atlanta, Los Angeles dhe Chicago. Demonstrata në këto qytete përfunduan kryesisht në mënyrë paqësore.

    Në New York disa qindra qytetarë tentuan të bllokojnë trafikun në Times Square, por policia i parandaloi duke hedhur gaz lotsjellës, ndërsa disa demonstrues edhe u arrestuan.

    Po ashtu edhe në Washington disa mijëra qytetarë ishin mbledhur në sheshin Mt. Vernon. Ata gjatë marshimit bllokuan disa udhëkryqe. Ata brohorisnin me parulla “I kam ngritur duart, mos gjuaj”. Në pankarta ishin mbishkrimet: “Nëse nuk ka drejtësi nuk ka as paqe”, “Ngrihuni për vëllaun”, “Stop Racizmit”, ” Edhe jeta e njeriut me ngjyrë është e vlefshme”, “Nëse heshtni, dhe juve do t’ju vrasin” si dhe “Stop terrorit racist policor” .

    Grupi “Black Youth Project 100” i cili merret me të drejtat e qytetarëve me ngjyrë në Shtetet e Bashkuara vuri theksin në një studim ku thuhet se çdo 28 orë vritet një qytetar me ngjyrë, si nga policia ashtu edhe struktura tjera të sigurisë.

    – Darren Wilson: Detyrën e kam kryer në mënyrë korrekte –

    Pasi polici Darren Wilson qëlloi dhe vrau të riun me ngjyrë, trupi gjykues ka marrë vendimin se nuk ka arsye të fortë për fillimin e procesit gjykues. Ky vendim ka shkaktuar zemërim tek qytetarët pas së cilës kanë shpërthyer protesta në mbar vendin.

    Wilson theu heshtjen dhe natën e kaluar i’u drejtua opinionit publik përmes kanalit televiziv “ABC”. Ai veprimin e tij e ka arsyetuar, duke thënë se nuk kishte mënyrë tjetër për të parandaluar të riun.

    “Unë detyrën time e kam kryer në mënyrë korrekte”, deklaroi Willson duke shtuar se në mënyrë të njëjtë do të kishte vepruar po të ishte fjala edhe për të riun e bardhë.

    Tetëmbëdhjetë vjeçari Michael Brown, sipas fjalëve të Wilsonit, ishte i zhvilluar dhe e sulmoi fizikisht, në përpjekje për t’i marrë armën.

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticlePrishtinë, FSK e gatshme të transformohet në Forcat e Armatosura të Kosovës
    Next Article Obama thotë se nuk ka asnjë plan për largimin e Asadit
    Dija Online

    Related Posts

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    30-05-2026

    Pse ka shumë të ngjarë që Pakistani të refuzojë t’u bashkohet Akordeve të Abrahamit

    30-05-2026

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    29-05-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    FP: Fundi i neoliberalizmit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.