Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Tema»Ndryshim i madh ndërmjet Islamit dhe zbatimit aktual të tij nga muslimanët
    Tema

    Ndryshim i madh ndërmjet Islamit dhe zbatimit aktual të tij nga muslimanët

    Dija OnlineBy Dija Online03-11-201404 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Nëse Islami është feja më e mirë, atëherë përse shumë muslimanë nuk janë të sinqertë, të besueshëm dhe janë të përfshirë në dukuri negative, si tradhti, mashtrime, ryshfet dhe kontrabandë me drogë, etj?
    1. Mediat e dëmtojnë rëndë Islamin

    a. Feja Islame është feja më e mirë, mirëpo mediat janë në duart e të huajve (perëndimorëve), të cilët ia kanë frikën Islamit. Mediat në mënyrë të vazhdueshme shtypin dhe transmetojnë informata që janë kundër Islamit.
    Ata, ose sjellin keqinformime rreth islamit, e keqcitojnë atë, apo projektojnë emisione, të cilat dalin krejtësisht nga tema.

    b. Po që se ndonjë eksploziv shpërthen në ndonjë vend, njerëzit e parë që do të akuzohen, pa pasur dëshmi, janë muslimanët. Kjo shfaqet në titujt kryesorë të lajmeve. Më vonë, kur përgjegjësi të kapet dhe të vërtetohet se ishte jomusliman, ky lajm lançohet si një lajm i parëndësishëm dhe jo me vlerë.

    c. Nëse një musliman i moshës 50-vjeçare martohet me një gocë 15 vjeçare –pas marrjes së lejes së saj- shohim se ky lajm publikohet në faqet e para të çdo gazete, mirëpo kur një jobesimtar (jomusliman) 50 vjeçar dhunon një vajzë të moshës 6 vjeçe, kjo do të shfaqet në lajmet brenda faqeve të gazetës si ‘Lajme të shkurtra’. Për çdo ditë, mesatarisht afro 2,713 raste dhunimi ndodhin në Amerikë, mirëpo këto raste nuk shfaqen në lajme, pasi raste të tilla janë bërë pjesë e jetës për Amerikanët.

    2. Në çdo shoqëri ka njerëz të këqij:

    Jam i vetëdijshëm se ekzistojnë disa muslimanë të pandershëm, të cilët janë të pabesueshëm, tradhtojnë, etj, mirëpo mediat janë ato të cilat e projektojnë se gjoja vetëm muslimanët janë të përfshirë në të tilla veprimtari. Prandaj çdo rreth apo shoqëri ka dhe njerëzit e këqij. E di se ekzistojnë muslimanë, të cilët janë alkoolistë dhe janë në gjendje të konsumojnë shumicën e asaj që jomuslimanët e kanë nën tavolina.
    3. Muslimanët kryesisht janë më të mirët

    Pavarësisht nga të gjithë njerëzit e ndyrë në shoqërinë Islame, kur të flasim për muslimanët në tërësi, ata përbëjnë shoqërinë më të zgjedhur dhe më të mirë në botë. Ne jemi komuniteti antialkoolist më i madhi në botë, d.m.th ata të cilët nuk konsumojnë pijet alkoolike. Ne muslimanët bashkërisht jemi një komunitet që jep maksimumin e ndihmave në botë. Nuk ka komunitet në botë që tregon se madje edhe një qiri të vetëm karshi muslimanëve, që ka të bëjë me respektimin e modestisë, seriozitetit, si dhe komunitetin që tregon interesim për vlerat etike dhe humane.

    4. Mos e vlerëso veturën për shkak të shoferit të saj

    Nëse dëshironi të vlerësoni se sa i mirë është modeli më i ri i veturës “Mercedes” dhe personi që nuk di ta drejtojë atë, ulet në të dhe fillon ta ngasë, derisa ta shkatërrojë, kë do të fajësoni? Veturën apo shoferin? Natyrisht se fajtor është shoferi. Për të analizuar se sa e mirë është vetura, personi nuk duhet të shikojë ngasësin e saj, por duhet të ndalet në veçoritë dhe fuqinë që posedon vetura; sa është e shpejtë, sa janë harxhimet mesatare të karburanteve, sa janë masat e sigurisë, etj. Edhe po qe se unë pajtohem se muslimanët janë të këqij, ne assesi dhe në asnjë mënyrë nuk mund ta gjykojmë islamin bazuar në njerëzit apo pasuesit e tij? Nëse dëshiron ta gjykosh mirësinë e Islamit, atëherë gjyko sipas burimeve të tij të vërteta; sipas librit të shenjtë Kuranit dhe haditheve të vërteta (sahih).

    5. Islamin gjykoje sipas pasuesit të tij më të mirë, Muhamedit alejhi selam!

    Nëse ju praktikisht keni shprehur dëshirë të kontrolloni se sa është e mirë vetura, atëherë gjejeni një shofer të kualifikuar dhe vendoseni pas timonit, ngjashëm më këtë edhe me Islamin, po qe se dëshiron ta gjykosh këtë fe, atëherë pasuesi më i mirë dhe më shembullor përmes të cilit mund ta gjesh të vërtetën dhe se sa i mirë është Islami, keni ndjekësin e tij të fundit, të Dërguarin e Allahut, Muhamedin alejhi selam. Përveç muslimanëve, ka disa historianë jomuslimanë të sinqertë dhe të paanshëm të cilët kanë miratuar se Muhamedi alejhi selam ishte qenia më e mirë njerëzore. Sipas Michael H. Hart, i cili shkroi librin ‘The Hundred Most Influential Men in History’, “Njëqind njerëzit më me ndikim në Histori”, më i larti në listë, rënditet më i dashuri i njerëzisë, profeti islam, Muhamedi alejhi selam. Ka edhe shumë shembuj të këtillë të jomuslimanëve të cilët dërgojnë falënderime për të Dërguarin tonë, siç janë Thomas Carlyle, La-Martine, etj.

    Dr. Zakir Naik
    Përktheu nga gjuha angleze: Mr. Fehim Dragusha

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleNamazi i xhenazes
    Next Article Shoqëria civile: Korrupsioni në EULEX goditje sistemit të drejtësisë
    Dija Online

    Related Posts

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    10-03-2026

    Kur jeta bëhet e ndërlikuar, qartësoni qëllimin tuaj

    21-02-2026

    Nga homeschooling te notat e larta: Si një familje myslimane po riformëson kuptimin e suksesit akademik në Amerikë

    05-02-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    FP: Fundi i neoliberalizmit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.