Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Prangoset “Mesia” i Elbasanit, mashtronte vajzat e reja
    Lajme

    Prangoset “Mesia” i Elbasanit, mashtronte vajzat e reja

    Dija OnlineBy Dija Online10-05-201403 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Arrestohet një person, i cili akuzohet për nxitje të urrejtjes dhe grindjeve për shkak të racës dhe etnisë. Dje, policia e Elbasanit ka bërë të mundur prangosjen e Ilirian Hidës, 39 vjeç. Pas hetimeve të Prokurorisë së Elbasanit, gjykata vendosi masën “arrest me burg”, për Hidën, nën akuzën e “nxitjes së urrejtjes dhe e grindjeve, për shkak të racës, etnisë, fesë”, masë e cila është ekzekutuar nga ana e Policisë së Shtetit.
    Duket se gjithçka ka nisur me predikimet radikale që përdorte shtetasi në fjalë. 39-vjeçari, i punësuar si xhamalarës, predikon sektin fetar “Kisha e Lirë e Apostujve të Pentagonis”, një sekt i panjohur nga autoritetet përgjegjëse. Sipas informacioneve që ka publikuar Prokuroria e Elbasanit, sektin e 39-vjeçarit e ndjekin vajza në moshë të re, të cilave u predikon shkëputjen nga shoqëria dhe familja dhe faktin se kush nuk ndjek zotin në mënyrë të drejtpërdrejtë janë “djaj”. Të njëjtin qëndrim predikon edhe për kishat, duke i konsideruar si “njerëz të djallit”.

    Shtetasi B.F ka kallëzuar se vajza e tij, e cila vazhdon shkollën e lartë në Tirane, ka disa kohë që frekuenton një sekt fetar të krishterë me predikues Ilirian Hidën nga qyteti i Elbasanit, i cili predikimet e tij i zhvillon në ambientet e banesës së tij. Sipas bisedave që kallëzuesi ka bërë me vajzën e tij, predikuesi i mësonte atyre që të tërhiqeshin nga familja dhe mos t`i respektonin prindërit. Sipas Prokurorisë, predikuesi i instruktonte vajzat që të ndaheshin nga shoqëria ku bënin pjesë dhe të kishin kontakte vetëm me persona që ishin pjesëtarë të këtij grupi predikues.

    Predikimet 39-vjeçari i bënte me anë të telefonit 2 orë në mëngjes dhe 2 orë në darkë, ndërsa ditën e diel vajzat duhet të vinin në Elbasan tek banesa e tij. Ndërkohë, një tjetër kallëzim penal është depozituar në polici në lidhje me këtë shtetas. Kallëzuesi Q. A, ka deklaruar se disa vite më parë vajza e tij ka filluar të frekuentojë “Kishën e lirë të Apostujve të Pentagosis” në Tiranë, transmeton Shekulli.

    Vajza ka rreth 3 vjet që ka mbaruar shkollën e lartë, por nuk pranon që të punësohet pasi sipas saj zoti nuk e lë të punojë. Kallëzuesi Q. A ka folur ne telefon me Ilirian Hidën duke i kërkuar që të largohej nga jeta e vajzave të tij dhe të mos ndikonte për keq. Hida i është përgjigjur që ajo ishte motra e tij dhe se ata ishin në luftë me gjithë botën.

    “Si rezultat i predikimeve dhe ndikimit të shtetasit Ilirian Hida, vajza është rënduar nga ana psikologjike, duke preferuar të rri e vetmuar dhe e shkëputur nga shoqëria e saj.”- thuhet në deklaratën e Prokurorisë së Elbasanit. Për 39-vjeçarin nga Elbasani ka pasur dhe një tjetër kallëzim nga shtetasi H. Sh. Sipas këtij shtetasi, vajza e tij bën pjesë në grupin e parë të Ilirian Hidës dhe pas mbarimit të shkollës së lartë, filloi të shfaqte shqetësime serioze pasi sipas saj ishte prishur kisha ku ajo shkonte për të predikuar, dhe tashmë zoti kishte sjell një njeri të tijin të vërtetë që ishte Ilirian Hida. Vajza, sipas dëshmisë së familjarit, ka shfaqur probleme mendore dhe fizike.

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticlePolicia malazeze arreston 200 rusë në Budvë
    Next Article Shoqëria civile i formon, politika i merr
    Dija Online

    Related Posts

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    30-05-2026

    Pse ka shumë të ngjarë që Pakistani të refuzojë t’u bashkohet Akordeve të Abrahamit

    30-05-2026

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    29-05-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.