Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Shumë ankesa për manipulimin e votave të kandidatëve
    Lajme

    Shumë ankesa për manipulimin e votave të kandidatëve

    Dija OnlineBy Dija Online27-06-201403 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), deri në mbylljen e afatit prej 24 orëve për ankesa nga subjektet politike dhe kandidatët për deputetë, ndaj rezultatit përfundimtarë të shpallura nga KQZ-ja, ka pranuar gjithsejtë 60 ankesa. Kandidatët e subjekteve politike janë ata të cilët po e kontestojnë rezultatin përfundimtar më shumë, se sa vet subjektet politike.
    Se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve mund të jenë bërë manipulime të votave të deputetëve, tregon edhe fakti që PZAP-ja, në një ankesë që ka marrë dje nga një kandidat, ka vërtetuar se në Formularët e Rezultateve Përfundimtare (FRP) ankuesi nuk ka asnjë votë, ndërsa kutia që është hapur nga ekipi i PZAP-së gjatë hetimit ditën e sotme, i njëjti kandidat ka marrë 72 vota në atë vendvotim. Këtë e bëri të ditur për KosovaPress, Kryetari i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa Shukri Sylejmani.

    “Sa për ilustrim dhe për informim mund të konstatojmë se nga ato pesë ankesat që kemi pranuar dje, menjëherë sot në mëngjes kemi shkuar në QNR, ekipi ynë dhe ka konstatuar se në ato FRP-të që janë Formularët për Rezultatet Përfundimtare, se asnjë votë nuk figuron për atë kandidat, kemi hapur kutinë e votimit dhe kemi gjetur 72 vota për atë kandidatë. Tash diçka nuk është në rregull dhe normalisht ne duhet të nxjerrim një vendim me të cilin do t’ia pranojmë ato vota atij kandidati”, tha Sylejmani.

    Ai tha se për këtë rast, nuk do të thotë që të shkohet në rinumërim të atij vendvotimi, por ata mund të vendosin që në rezultatin përfundimtar ato vota t’i llogariten atij kandidati.

    Ndërsa, dje menjëherë pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, PZAP-ja pesë ankesa, derisa sot këtij institucioni i janë shkuar 55 ankesa, që gjithsejtë numri i ankesave shkon në 60 sosh. E, me ankesa prin LDK-ja, si subjekt politik, por edhe kandidatët e saj.

    “Kisha për të theksuar se prinë me numrin e ankesave, LDK-ja, përkatësisht kandidatë t e atij subjekti politik. Ngase ata kanë paraqitur 34 ankesa, nga numri i përgjithshëm, ku kanë paraqitur ankesë 14 kandidatë, që do të thotë se secili prej tyre ka paraqitur me shumë se një ankesë. Pastaj është PDK-ja me dy ankesa, respektivisht dy kandidatë të saj për deputetë. Dy kandidatë të AAK-së, një AKR-ja si subjekt, pastaj Nisma ka paraqitur 13 ankesa, ku vetëm njëra është e subjektit, ndërsa tjerat kanë të bëjnë me kandidatët për deputetë”, tha Sylejmani.

    Ndërsa, një ankesë është e Partisë Demokratike të Ashkalinjve të Kosovës, që ka të bëjë me kundërshtimin për ndarje të ulëseve në Kuvend, pastaj një ankesë është nga PDS-ja, pastaj Lista Serbe një ankesë dhe PDRK-së një ankesë.

    “E përbashkëta e këtyre ankesave në përgjithësi të paraqitura nga kandidatët është ajo se kontestojnë rezultatin përfundimtar për numrin e votave për ata kandidatë të cilët disa prej tyre kanë fituar ulëset në Kuvend por disa prej tyre nuk kanë fituar. Pretendimi i tyre është se është abuzuar me votën e tyre, është keq numëruar vota e tyre ose u është llogaritur ndonjë kandidati tjetër brenda subjektit politik, dhe shumica e ankesave ka këtë përmbajtje që vërehet se është një garë paksa e theksuar mes kandidatëve brenda subjekteve politike, kjo është edhe e natyrshme”, theksoi Sylejmani.

    Ai tha se të gjitha këto ankesa i përkasin një faze tjetër, që është fazës se administrimit dhe numërimit të votave, e jo ditës së votimit. /Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticlePjesëmarrje masive në funeralin e studentes myslimane të masakruar në Britani
    Next Article Nikolic nesër në Kosovë
    Dija Online

    Related Posts

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    30-05-2026

    Pse ka shumë të ngjarë që Pakistani të refuzojë t’u bashkohet Akordeve të Abrahamit

    30-05-2026

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    29-05-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    Mungesa e integritetit dhe guximit tek intelektualët: Dr. Justinian Topulli vjen në “Prishtina Talks”

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.