Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Vërtetohen abuzimet e operatorëve telefonikë dhe partive gjatë zgjedhjeve
    Lajme

    Vërtetohen abuzimet e operatorëve telefonikë dhe partive gjatë zgjedhjeve

    Dija OnlineBy Dija Online18-06-201403 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Agjencia e të Dhënave Personale ka konstatuar se partitë politike dhe operatorët telefonikë kanë kryer abuzim të dyfishtë, kur kanë përdorur të dhënat e klientëve për nevoja të zgjedhjeve. Këto raste, varësisht nga shkalla e shkeljeve, është paralajmëruar t’i dërgohen gjykatës.
    Përmasat e shkeljeve ligjore të partive politike para dhe gjatë ditës së zgjedhjeve janë shtrirë edhe tek cenimi i privatësisë së e qytetarëve.

    Por, kjo sipas Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka dalë të jetë një ndërmarrje e përbashkët abuzuese me operatorët e telefonisë mobile në vend.

    Agjencia e të Dhënave Personale ka konfirmuar se tri partitë kryesore politike Partia Demokratike e Kosovës,Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kishin lidhur paraprakisht kontrata me operatorët telefonisë mobile për të dërguar mesazhe gjatë periudhës zgjedhore.

    Ligjshmëria e këtyre kontratave, shfrytëzimi i të dhënave të klientëve nga subjektet dhe kandidatët e tyre dhe cenimi i privatësisë përmes marketingut të padëshiruar janë duke u shqyrtuar tashmë nga Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, por edhe Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

    Mentor Hoxha, mbikëqyrës i shtetit në Agjencinë e Mbrojtjes së të Dhënave Personale, ka thënë se shkeljet kanë ndodhur, por mbetet të shihen në çfarë niveli.

    “Këto raste do të dërgohen në gjykatë. Nëse vërtetohet se ndonjë nga operatorët vërtetohet se i ka dhënë të dhënat personale një personi të tretë këtu kemi të bëjmë me raste të shkeljeve penale. Abuzimi ka ndodhur por duhet të shohim në çfarë niveli dhe ju garantoj. Secili do të përballet me ligjin”, ka thënë Hoxha.

    Jo krejt i përfshirë me detyrat që i jep ligji karshi shkeljeve të operatorëve të telefonisë mobile është shfaqur Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

    Kreu i këtij autoriteti, Ekrem Hoxha, ka thënë se me gjithë ato që përkufizon ligji ky autoritet nuk ka marr ankesa rreth shkeljeve.

    “Pavarësisht a saj që përkufizon ligji e them me përgjegjësi të plotë dhe zyrtarisht që ne si ARKEP nuk kemi pasur asnjë ankesë sa i përket kësaj natyre”, ka thënë Hoxha.

    Disa nga kandidatët dhe subjektet politike që kanë dërguar këto mesazhe nuk kanë arritur të fitojnë. Megjithatë me shkeljen që kanë bërë e ta do të vazhdojnë të merren edhe më tej organet përgjegjëse.

    Mesazhet telefonike të dërguara gjatë periudhës së heshtjes zgjedhore dhe ditës së zgjedhjeve janë kualifikuar si shkelje edhe nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

    Ky Panel, sipas Mul Deskut. ka shqiptuar gjoba me mijëra euro për partitë dhe kandidatët që kanë dërguar ato. /rtk

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleLazarat, kapet snajperisti që qëllonte policinë
    Next Article Familja Zeqiri nga Radishani është në krizë
    Dija Online

    Related Posts

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    30-05-2026

    Pse ka shumë të ngjarë që Pakistani të refuzojë t’u bashkohet Akordeve të Abrahamit

    30-05-2026

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    29-05-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.