Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Botë»Sudan në sprovë: mijëra refugjatë jetojnë në kushte të rënda në kampin “Al-Affad”
    Botë

    Sudan në sprovë: mijëra refugjatë jetojnë në kushte të rënda në kampin “Al-Affad”

    EMBy EM16-01-202602 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Sudan në sprovë: mijëra refugjatë jetojnë në kushte të rënda në kampin “Al-Affad”
    Sudan në sprovë: mijëra refugjatë jetojnë në kushte të rënda në kampin “Al-Affad”
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Një strehë e ngritur vitin e kaluar në qytetin Al Dabbah të Shtetit Verior, pranë kufirit me Egjiptin, fillimisht për 180 persona, është shndërruar në strehë për mijëra njerëz

    Kampi i refugjatëve “Al-Affad”, i vendosur në qytetin Al Dabbah të Shtetit Verior në veri të Sudanit, u ofron strehim mijëra personave të zhvendosur nga rajonet Darfur dhe Kordofan, kryesisht nga El-Fasheri, kryeqendra e shtetit të Darfurit Verior, raporton Anadolu.

    Civilët kanë qenë viktima më të mëdha në vendin afrikan, pas përplasjeve që nisën në prill të vitit 2023 midis ushtrisë dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (HDK). Një strehë e ngritur vitin e kaluar në qytetin Al Dabbah të Shtetit Verior, pranë kufirit me Egjiptin, fillimisht për 180 persona, është shndërruar në strehë për mijëra njerëz.

    Në kampin e refugjatëve “Al-Affad”, më shumë se 4 mijë familje sudaneze të zhvendosura, me një popullsi që arrin rreth 22 mijë persona, përpiqen të mbijetojnë në kushte ku edhe nevojat më bazë sigurohen me vështirësi.Shumica e të zhvendosurve në kamp kanë ardhur nga qyteti El-Fasher, ku HDK ka kryer masakra të përgjakshme dhe shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

    Edhe pse distanca mes qyteteve El-Fasher dhe Al Dabbah i kalon 1.000 kilometra, njerëzit arrijnë në kamp përmes rrugësh jashtëzakonisht të vështira.Njëkohësisht, kampi strehon edhe civilë nga rajonet Kordofan dhe Darfur, ku ende vazhdojnë përplasjet, të cilët kanë lënë pas shtëpitë, kujtimet dhe të afërmit e tyre.

    Në kamp, ku nevojat bazë mezi sigurohen, ende mungojnë shumë nevoja jetike, veçanërisht arsimimi për fëmijët. Sudani, që nga 15 prilli 2023, është përfshirë nga përplasje të ashpra midis ushtrisë dhe HDK-së.

    Këto përplasje, që kanë shkaktuar një nga krizat humanitare më të rënda në botë, kanë sjellë vdekjen e dhjetëra mijëra sudanezëve dhe zhvendosjen e rreth 13 milionë personave. Ndërsa HDK kontrollon qendrat e 5 nga 18 shtetet e vendit, ushtria sudaneze ruan dominimin në pjesën më të madhe të 13 shteteve të mbetura, përfshirë rajonet jugore, veriore, lindore dhe qendrore si dhe kryeqytetin Khartoum.

    El-Fasheri, qyteti më i madh i rajonit të Darfurit në perëndim të vendit, pas përplasjeve të dhunshme në tetor 2025, ra në masë të madhe nën kontrollin e HDK-së.

    Pamjet e shpërndara nga vetë anëtarë të HDK-së kanë treguar momentet kur, në qytetin nga i cili u larguan dhjetëra mijëra persona, civilët u zhvendosën me forcë dhe shumë persona të paarmatosur u vranë ose u torturuan.

     

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticlePas shkatërrimit, një tryezë shprese: nis puna e Komitetit administrativ për Gazën
    Next Article Kritika ndaj ‘Bordit të Paqes’ të Trump për Gazën. A mund të ndërtojnë paqe ata që projektuan luftëra?
    EM

    Related Posts

    Përgjegjësia fetare dhe verifikimi i informacionit në epokën digjitale – Festim Rizanaj

    12-06-2026

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    31-05-2026

    Mungesa e integritetit dhe guximit tek intelektualët: Dr. Justinian Topulli vjen në “Prishtina Talks”

    31-05-2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Përgjegjësia fetare dhe verifikimi i informacionit në epokën digjitale – Festim Rizanaj

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    Mungesa e integritetit dhe guximit tek intelektualët: Dr. Justinian Topulli vjen në “Prishtina Talks”

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Përgjegjësia fetare dhe verifikimi i informacionit në epokën digjitale – Festim Rizanaj

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.