Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Fokus»BE për zgjedhjet në Kosovë: Proces demokratik, tani nis puna për integrim
    Fokus

    BE për zgjedhjet në Kosovë: Proces demokratik, tani nis puna për integrim

    EMBy EM29-12-202502 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    BE për zgjedhjet në Kosovë: Proces demokratik, tani nis puna për integrim
    BE për zgjedhjet në Kosovë: Proces demokratik, tani nis puna për integrim
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    BE kërkon normalizim Kosovë–Serbi si kusht për rrugën evropiane; përshëndet procesin zgjedhor dhe angazhimin demokratik

    Pas zgjedhjeve të mbajtura së fundmi në Kosovë, Bashkimi Evropian ka përshëndetur procesin zgjedhor dhe pjesëmarrjen aktive të të gjitha komuniteteve, duke theksuar se votimet treguan angazhim të fortë demokratik. Në deklaratën e përbashkët të shefes së politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, dhe komisares për zgjerim, Marta Kos, u nënvizua domosdoshmëria që vendi të formojë sa më shpejt institucionet e reja dhe të intensifikojë reformat që lidhen me integrimin evropian.

    Sipas BE-së, ngërçi politik pas zgjedhjeve të shkurtit 2025 duhet të tejkalohet duke funksionalizuar Kuvendin dhe Qeverinë, me qëllim që vendi të vijojë pa vonesa me proceset reformuese. Përfaqësueset evropiane kërkuan që Kuvendi i ardhshëm të ratifikojë marrëveshjet e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor (2024–2027), për të shfrytëzuar plotësisht benefitet financiare dhe zhvillimore që ky instrument sjell, në interes të qytetarëve të Kosovës.

    Kallas dhe Kos rikujtuan se Bashkimi Evropian ka nisur procesin e heqjes së masave ndaj Kosovës, duke konfirmuar se tashmë janë disbursuar 216 milionë euro të destinuara për projekte zhvillimore, ndërsa 205 milionë euro tjera pritet të lëvrohen në fillim të vitit të ardhshëm.

    Në qendër të deklaratës evropiane mbeti dialogu Kosovë–Serbi. BE përsëriti qartë se normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve është e vetmja mënyrë për të avancuar drejt integrimit në union. Palët u ftuan të zbatojnë pa vonesa detyrimet që dalin nga Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit dhe marrëveshjet paraprake të dialogut, pa kushte shtesë.

    Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë u mbajtën më 28 dhjetor, me pjesëmarrjen e 24 subjekteve politike dhe 1.180 kandidatëve për deputetë. Rezultatet paraprake të Komisionit Qendror Zgjedhor nxorën fituese Lëvizjen Vetëvendosje me 49.31% të votave, e ndjekur nga PDK me 21.19%, LDK me 13.74% dhe AAK me 5.74%.

    BE theksoi se pret bashkëpunim aktiv me qeverinë e re dhe vijimin e reformave që i afrojnë Kosovën më shumë me standardet evropiane.

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleZgjedhjet 2025: Triumf i tretë për Kurtin
    Next Article Presidentja me ambicie për mandat të dytë – sa reale dhe sa pozitive është?
    EM

    Related Posts

    Friedrich Merz: A po i kthen shpinën CDU-ja kancelarit?

    18-09-2026

    Pse bankat evropiane po e heqin arin e tyre nga SHBA-ja?

    18-09-2026

    Administrata Trump miraton shitjen e avionëve luftarakë F-35 Arabisë Saudite

    18-09-2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Friedrich Merz: A po i kthen shpinën CDU-ja kancelarit?

    Pse bankat evropiane po e heqin arin e tyre nga SHBA-ja?

    Administrata Trump miraton shitjen e avionëve luftarakë F-35 Arabisë Saudite

    FP: Trumpi ka vrarë “paqartësinë strategjike” rreth Tajvanit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    FP: Trumpi ka vrarë “paqartësinë strategjike” rreth Tajvanit

    FP: Demokracia gjermane, ashtu siç e njihnim, ka marrë fund

    FP: Pse vizita ime në Kiev më shqetësoi kaq shumë

    • Besimi

    THE: Inteligjenca artificiale po e ndryshon fenë, dhe fetë po përpiqen të ndryshojnë inteligjencën artificiale

    Ezani nuk ndalet në Tokë për asnjë sekondë: Projekti i ri digjital vërteton jehonën e pandërprerë të thirrjes për namaz

    Zgjidhje profetike për pasigurinë financiare: Kultivimi i bereqetit, qëndrueshmërisë dhe paqes në zemër

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.