Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Botë»Londra e pasur përballë varfërisë ekstreme: rrugët si strehë nate
    Botë

    Londra e pasur përballë varfërisë ekstreme: rrugët si strehë nate

    EMBy EM13-12-202502 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Londra e pasur përballë varfërisë ekstreme: rrugët si strehë nate
    Londra e pasur përballë varfërisë ekstreme: rrugët si strehë nate
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Me rënien e natës në Oxford Circus, një nga zonat më të shtrenjta dhe më të frekuentuara të blerjeve në botë, rrugët e qendrës së Londrës marrin një pamje krejt tjetër. Pas mbylljes së dyqaneve luksoze dhe përfundimit të orëve të ngarkuara të shoppingut, persona të pastrehë shtrihen në hyrje dyqanesh dhe nën dritat e reklamave, duke nxjerrë në pah kontrastin e fortë mes pasurisë së qytetit dhe varfërisë në rritje, raporton Anadolu.

    Pamjet nga zemra e kryeqytetit britanik pasqyrojnë një realitet shqetësues: rrugët që ditën simbolizojnë luksin dhe konsumin, natën shndërrohen në strehë të përkohshme për qindra njerëz pa çati mbi kokë. Sipas ekspertëve, rritja e pastrehësisë lidhet drejtpërdrejt me qiratë e larta, mungesën e banesave të përballueshme dhe koston gjithnjë në rritje të jetesës.

    Një raport i fundit, “Homelessness Monitor England 2025”, i publikuar nga organizata bamirëse britanike Crisis, paralajmëron se pastrehësia në Angli është rritur ndjeshëm gjatë vitit të kaluar. Sipas raportit, numri i personave që flenë në rrugë është rritur me 20 për qind, duke arritur në 4.667 persona, pothuajse dyfish më shumë krahasuar me nivelin më të ulët gjatë pandemisë COVID-19.

    Raporti thekson se më shumë se gjysma e personave që flenë në rrugë në Londër janë shtetas jobritanikë, çka lidhet me rritjen e kërkesave për azil dhe vonesat në përpunimin e tyre. Vetëm gjatë vitit 2024, rreth 330 mijë familje janë vlerësuar nga autoritetet lokale si të pastreha ose në rrezik për t’u bërë të tilla.

    Situata në Londër paraqitet edhe më alarmante: rastet e personave në rrezik janë rritur me 7 për qind, ndërsa numri i atyre tashmë të pastrehë me 27 për qind. Studimi vëren gjithashtu rritje të ndjeshme të pastrehësisë si pasojë e dëbimeve nga akomodimi i azilit, lirimeve nga burgjet dhe daljes nga institucionet shëndetësore.

    Raporti përfundon se sistemi i trajtimit të pastrehësisë në Angli është nën presion të jashtëzakonshëm, me kapacitete të kufizuara dhe gjithnjë e më pak zgjidhje afatgjata për njerëzit në nevojë.

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleProtestë paqësore në Shkup kundër Gjykatës Speciale në Hagë
    Next Article Berlini akuzon Moskën për sulme kibernetike
    EM

    Related Posts

    GROTESKU I PAQES DHE URTËSIA (*) – Fatmir Baçi

    01-09-2026

    FP: Fundi i moralitetit

    01-09-2026

    FP: Fundi i rritjes kineze

    01-09-2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    GROTESKU I PAQES DHE URTËSIA (*) – Fatmir Baçi

    FP: Fundi i moralitetit

    FP: Fundi i rritjes kineze

    FP: Fundi i partive politike

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    GROTESKU I PAQES DHE URTËSIA (*) – Fatmir Baçi

    FP: Fundi i moralitetit

    FP: Fundi i rritjes kineze

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.