Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Fokus»Përshkallëzohet konflikti midis Myftinisë dhe Bashkisë Shkodër
    Fokus

    Përshkallëzohet konflikti midis Myftinisë dhe Bashkisë Shkodër

    RedaktoriBy Redaktori10-11-202503 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Përshkallëzohet konflikti midis Myftinisë dhe Bashkisë Shkodër
    Përshkallëzohet konflikti midis Myftinisë dhe Bashkisë Shkodër
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Punime ndërtimore në pronë vakëf ndezin tensione mes institucioneve

    Në Shkodër, marrëdhëniet mes Myftinisë dhe Bashkisë janë tensionuar ndjeshëm pas ndërhyrjeve të fundit në një pronë vakëf që i përket Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Myftinia Shkodër. Konflikti ka marrë përmasa publike, duke rikthyer në vëmendje çështjen e trajtimit të pronave fetare dhe respektimit të autonomisë së komuniteteve besimtare.

    Si nisi gjithçka

    Burime nga Myftinia Shkodër bëjnë të ditur se përplasja nisi pas reagimit ndaj një ndërtimi multifunksional, i ngjashëm me kullat e zakonshme që po shfaqen tashme gjithnjë e më tepër në Shqipëri, i cili po ngrihet në një pronë vakëf të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

    Sipas Myftinisë, kjo pronë është objekt procesesh gjyqësore të hershme, ku palë të interesuara janë Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Kisha Ortodokse dhe familja Laçej. Megjithëse pronësia ende nuk është zgjidhur përfundimisht, Bashkia Shkodër ka lëshuar leje ndërtimi, duke u pozicionuar, sipas Myftinisë, “në krah të dhunuesit të pronës”.

    Për këtë arsye, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka kërkuar zyrtarisht pezullimin e punimeve përmes një mase sigurie në gjykatë.

    Në përpjekje për të sensibilizuar opinionin publik, Myftinia vendosi në një prej rrugëve të qytetit në një lightbox me një thënie profetike, ku shkruhej:

    “Kush grabit padrejtësisht qoftë edhe një pëllëmbë tokë, në Ditën e Kiametit Allahu ka për t’i varur në qafë shtatë palë tokë.”

    Ky veprim, me karakter ndërgjegjësues, u pasua nga një ndërhyrje e policisë bashkiake, e cila e hoqi plotësisht lightboxin së bashku me mbishkrimin.

    Pas këtij episodi, Myftinia Shkodër reagoi duke larguar punonjësit e Bashkisë nga punimet rehabilituese që po kryheshin në oborrin e Xhamisë Parrucë.

    Kujtojmë se mes Bashkisë dhe Myftinisë Shkodër ekzistonte një dakordësim paraprak, sipas të cilit hapësira përreth xhamisë, përfshirë edhe pjesën që më parë përdorej si parkim nga Myftinia, do të shndërrohej në një zonë rekreative publike. Në këmbim, Myftinisë do t’i kalohej godina e ish-tatim-taksave, ngjitur me kompleksin në fjalë.

    Pas këtyre tensioneve, Myftinia ndërmori një hap tjetër sensibilizues, duke vendosur një tabelë me të njëjtin mbishkrim brenda oborrit të Xhamisë Ebu Bekir.

    Ndërhyrja e forcave të rendit

    Sipas burimeve të brendhme, në këtë rast policia bashkiake refuzoi të ndërhynte, duke argumentuar se nuk kishte të drejtë ligjore për të vepruar në pronë private.

    Pas këtij refuzimi, kryebashkiaku i Shkodrës kërkoi ndërhyrjen e policisë së rendit, ku drejtori i saj, tregohet i gatshëm të veprojë.

    Kështu, forcat e rendit ndërhynë në pronën vakëf, duke hequr banderolën, pavarësisht rezistencës së punonjësve të Myftinisë Shkodër.

     

    Ky veprim është cilësuar nga Myftinia si “akt dhune ndaj pronës fetare” dhe si precedent shqetësues për raportet mes shtetit dhe komuniteteve fetare.

    Shpresojmë që drejtësia të bëjë punën e saj, dhe sigurisht që vlen të theksohet që problemi nuk qëndron tek një tabelë apo banderolë, por te qasja institucionale e zyrtarëve ndaj pronës private dhe vakëfeve.

    Ky rast, sipas vëzhguesve, ngre pyetje të mëdha mbi trajtimin e pronave të komuniteteve fetare në Shqipëri, si dhe mbi respektimin e autonomisë së tyre ligjore e morale.

    Në vend të përfundimit

    Ngjarjet në Shkodër nuk janë vetëm një incident lokal, por pasqyrë e një problemi më të thellë institucional: mënyra se si shteti shqiptar ndërhyn në pronat fetare, shpesh pa marrë parasysh ndjeshmërinë e tyre historike dhe shpirtërore.

    Çështja mbetet e hapur dhe pritet që gjykatat të vendosin për ligjshmërinë e veprimeve, ndërsa opinion publik dhe komunitetet fetare ndjekin me shqetësim përplasjen që ka vënë përballë autoritetin vendor dhe institucionin fetar më të madh në veri të vendit.

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleBashkia e Shkodrës ndërmerr veprime të ulëta ndaj myftinise dhe vakufit Islam
    Next Article Zgjedhje pa fitues absolut, por me mesazhe të forta për partitë
    Redaktori
    • Website

    Related Posts

    FP: Fundi i azilit

    19-06-2026

    FP: Fundi i politikave klimatike

    19-06-2026

    FP: Fundi i transatlantizmit

    19-06-2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    FP: Fundi i neoliberalizmit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.