Mbrëmë është përmbytur nga uji vendpunishtja ku për ndërtohet ura e re mbi lumin “Ibër” në Mitrovicë.
“Kjo për mua është e qëllimshme. Kemi pasur marrëveshje që ujin mos me lëshu, derisa jemi duke punu. Ose nëse ka nevojë, me e lëshu më nje masë të vogël. Këtu është lëshu uji, nuk e di prej kujt, dikush qëndron prapa kësaj” – ka thënë Nimani.
“Pamja shihet dhe tregon vetë. Ne kemi punu deri në ora 23:00 të mbrëmjes, kemi betonu këtë pjesën këtu. Kemi shku në shtëpi diku ka ora 23:00. Më kanë thirrë pastaj djemtë më kanë thënë “e ka marr uji punishten komplet”. Kur kam ardhë e kam parë ujin, gjithçka që ka pasë në punishtë, e ka marrë uji”.
Ndërsa zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka thënë se Policia është e njoftuar por nuk ka, sipas tij, elemente të veprës penale.“Ska elemente për vepër penale, ndërsa për dëmet që janë shkaktu aty te pajisjet janë për diskutim në mes Ibër Lepencit dhe kompanis që i bën ndërtimet” – ka thënë Elshani.
