Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Reagimet e Kuranit ndaj sulmeve
    Lajme

    Reagimet e Kuranit ndaj sulmeve

    RedaktoriBy Redaktori09-05-202206 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram
    Njerëzit në këtë jetë do të sprovohen me njëri-tjetrin, besimtarët me jobesimtarët, e madje edhe besimtarët mes tyre. Ky është ligji i Zotit në këtë botë. Sigurisht, ata që sprovohen më së shumti janë mbartësit e së vërtetës, ndaj dhe për këtë, Profetët janë ata që janë sprovuar më tepër se kushdo tjetër në këtë botë.
    Profeti Muhamed (alejhi salatu ue selam), ashtu si edhe profetët e tjerë u ofendua, u sha, u akuzua me shpifje, u kundërshtua feja dhe vërteta që ai solli, madje edhe u persekutua dhe u dhunua, por ai kurrë nuk heshti dhe iu përgjigj të gjitha këtyre sulmeve, ashtu siç e udhëzoi Allahu përmes Kuranit.
    Nëse e lexojmë Kuranin me një vëmendje më të madhe, gjë që në fakt e kemi obligim, do të vëmë re se ai është një libër i mbushur me polemika dhe reagime ndaj sulmeve të qafirëve. Këto reagime dallojnë në varësi të sulmit që vjen nga këta kundërshtarë.
    P.sh. sulmeve fyese, tallëse dhe denigruese, Kurani nuk i përgjigjet me të njëjtën gjuhë, por i përgjigjet në disa raste me kërcënimin e botës tjetër, si p.sh.:
    “Mjerë për atë që tall e përqesh, i cili ka mbledhur pasuri dhe e ruan (me koprraci) atë. Ai mendon se pasuria e tij do ta bëjë të përjetshëm. Jo, kurrsesi! Ai do të flaket në Zjarrin shkatërrues…” (el-Humeze: 1-4)
    “Ata të cilët kanë bërë krime, krahas mohimit që ata kishin, dikur talleshin dhe qeshin me ata që besonin. Kur kalonin pranë besimtarëve ua bënin me shenjë njëri-tjetrit, duke u tallur me ta. Dhe kur ktheheshin në shtëpitë e tyre, ktheheshin të gëzuar për mosbesimin që kishin dhe për talljen që u bënin besimtarëve. Kur ata shihnin myslimanët thoshin: “Ata janë të humbur nga rruga e vërtetë, sepse kanë lënë fenë e të parëve të tyre.” Por Allahu nuk i kishte caktuar ata përgjegjës për veprat e të tjerëve që ata të shpreheshin kështu. Dhe ditën e Kiametit ata që besuan do të qeshin me jobesimtarët, ashtu siç këta të fundit qeshnin me ta në dynja. Ata do të qëndrojnë mbi shtretër të zbukuruar duke vështruar mirësitë e pandërprera që u ka dhuruar Allahu. Dhe jobesimtarët do të shpërblehen për veprat e tyre që kanë bërë në dynja me ndëshkim poshtërues.” (el-Mutafifun: 29-36)
    Në disa raste të tjera, Allahu e udhëzon Profetin (alejhi salatu ue selam) të bëjë durim dhe t’iu largohet injorantëve dhe të mos përballet me ta:
    “Tregohu falës, urdhëro për mirësi dhe rri larg të paditurve!” (el-Araf: 199)
    “Prandaj thuaje haptas mesazhin që të është urdhëruar dhe rri larg idhujtarëve! Nuk ka dyshim se Ne të mjaftojmë ty kundër atyre që tallen, kundër atyre që i shoqërojnë Allahut hyj tjetër. Dhe së shpejti ata do të arrijnë ta kuptojnë. Ne e dimë mirë se ti ngushtohesh shpirtërisht prej gjërave që ata thonë. Por ti madhëroje me lavdërime Zotin tënd e bëhu prej atyre që bien në sexhde!” (el-Hixhr: 94-99)
    Por ka raste që sulmeve të kësaj natyre, Allahu i përgjigjet edhe duke demaskuar situatën denigruese të sulmuesit, siç është rasti me Uelid ibn Mugiren, ku komentuesit e Kuranit tregojnë se ajetet e mëposhtme kishin për qëllim pikërisht atë:
    “Ti, me dhuratën e Zotit tënd, nuk je i çmendur. Ti, pa dyshim, do të kesh një shpërblim të pandërprerë. Vërtet, ti ke një moral të lartë. Më vonë ti do të shohësh, por edhe ata do të shohin, se cili prej jush është i çmendur. S’ka dyshim se Zoti yt e di se kush e ka humbur rrugën e Tij dhe kush e ka gjetur rrugën e drejtë. Prandaj, ti mos u pajto me gënjeshtarët! Ata do të dëshironin që ti të bësh lajka, që edhe ata të bëjnë lajka. Mos e respekto asnjë që betohet shumë dhe është i poshtëruar, që është përgojues e përhap fjalë ngatërrestare ndër njerëz, që është pengues i mirësive, armiqësor e gjynahqar i madh, shumë i vrazhdë dhe, përveç këtyre, bastard, vetëm pse ai ka pasuri e djem! Kur atij i lexohen ajetet Tona, ai thotë: “Legjenda të të parëve!” Ne do ta damkosim atë në hundë.” (el-Kalem: 2-16)
    Pra, mund të themi përmbledhtazi se sulmeve ofenduese, tallëse dhe fyese, në disa raste nuk i jepet përgjigje e drejtpërdrejtë, por ose bëhet durim nëse sulmi vjen nga dikush, ndaj të cilit është e vështirë të mbrohesh dhe gjendja e besimtarëve është e dobët, ose në raste të tjera i përgjigjesh me kërcënimin e Allahut, apo edhe forma të mundshme ligjore siç ka në kohën tonë, përmes padive në gjykatë etj.
    Por ndërkohë, sulmeve dhe akuzave, të cilat synojnë të hedhin poshtë të vërtetën e Allahut, përmes hedhjes së dyshimeve dhe kundërshtimit të arsyetuar, Kurani i përgjigjet me tjetër gjuhë, që është gjuha e argumentit dhe e provave.
    P.sh. dyshimit për vërtetësinë e Kuranit dhe akuzën se ai i mësohej Profetit (alejhi salatu ue selam) nga një njeri, Kurani i përgjigjet në këtë mënyrë:
    “Ne e dimë shumë mirë se ata thonë: “Atë (Muhamedin) është duke e mësuar një njeri.” Mirëpo gjuha e atij, për të cilin hamendësojnë ata, është joarabe dhe kjo (e Kuranit) është një gjuhë arabe e qartë” (en-Nahl: 103)
    Ndërsa dyshimit për ringjalljen i përgjigjet kështu:
    “Dhe ai (njeriu) bën krahasime për Ne dhe e harron se si është krijuar. Ai thotë: “Kush i ngjall eshtrat pasi të jenë kalbur?” Thuaj: “Do t’i ngjallë Ai që i krijoi për herë të parë. Ai, për çdo krijim, është i Gjithëditur. Ai nxjerr për ju zjarrin prej drurit të gjelbër dhe ja, ju prej tij ndizni.” A nuk mundet Ai, që krijoi qiejt e tokën t’i rikrijojë ata (njerëzit)? Po, Ai është Krijuesi, i Gjithëdituri. Kur Ai dëshiron diçka, mjafton vetëm të thotë: “Bëhu!” Dhe ajo menjëherë bëhet.” (Jasin: 78-82)
    Kurani është i mbushur me të tilla argumente dhe arsyetime logjike, me të cilat ai replikon ndaj kundërshtarëve të Islamit. Kështu që edhe reagimi ynë ndaj sulmeve duhet të jetë i përshkallëzuar, pikërisht sipas kësaj ndarjeje dhe reagimi Kuranor, sepse vetëm heshtja apo injorimi nuk janë kurrsesi zgjidhja e duhur, por as vetëm reagimet emocionale, sidomos kur ato degradojnë në ofendime, sharje banale apo kërcënime të papërgjegjshme.
    Feja, sa më shumë të rritet, forcohet dhe të bëhet e dukshme në publik, aq më shumë do të sulmohet dhe tallet dhe do të hidhen shpifje mbi të, por për çdo rast, për ne si besimtarë duhet të jetë Kurani dhe praktika e Profetit, ata që na udhëzojnë se si duhet të reagojmë, me larminë e tyre të reagimeve për çdo rast.
    P.s.Në linkun më poshtë ndodhet një shkrim që e kemi bërë në 2008, për obligimin e reagimit, me rastin e reagimit ndaj romanit të Ben Blushit, ku ai përçmonte dhe ofendonte Profetin (alejhi salatu ue selam).
    https://jtopulli.wordpress.com/2008/12/31/legjitimiteti-i-replikes/?fbclid=IwAR21ylFL0xz90wpR1VhbUzcxgkTuNWY23JXS3dP9BC24u-1607YdnHAMlgA
    Replika
    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleDyfytyrësia e tolerancës
    Next Article A ishte e nevojshme vizita e kreut të KMSH-së në Vatikan?
    Redaktori
    • Website

    Related Posts

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    30-05-2026

    Pse ka shumë të ngjarë që Pakistani të refuzojë t’u bashkohet Akordeve të Abrahamit

    30-05-2026

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    29-05-2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    Mungesa e integritetit dhe guximit tek intelektualët: Dr. Justinian Topulli vjen në “Prishtina Talks”

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.