Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Kosova mbetet vendi më i korruptuar në rajon
    Lajme

    Kosova mbetet vendi më i korruptuar në rajon

    Dija OnlineBy Dija Online25-01-201703 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Transparency International sot publikoi “Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit 2016” për 176 vendet e botës dhe prapë Kosova renditet e fundit në rajon, me gjithë ngritjen në pikë.

    Kjo u bë e ditur në konferencën për media të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) / Transparency International Kosova ku u prezantuan rezultatet.

    Artan Canhasi nga KDI, theksoi se sipas Indeksit të përceptimit të korrupsionit 2016, Kosova ka shënuar përparim krahasuar me vitin 2015.

    “Kosova është notuar me 36 pikë dhe tani gjendet në vendin 95 nga 176 vende të botës. Në 2015 Kosova ishte radhitur e 103-ta me 33 pikë. Vlerësimi bëhet sipas metodologjisë së Transparency International, që bëhet në një shkallë ku 100 pikë do të thotë se një vend ‘perceptohet shumë i pastër’ kurse zero pikë do të thotë ‘perceptohet shumë i korruptuar’. Ndonëse në pozicion më të mirë nga viti i kaluar, Kosova në këtë raport qëndron prapë e fundit në krahasim me vendit e rajonit, si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi”, ka thënë ai.

    Edhe pse matjet kryesisht fokusohen në sektorët publik, ato shpesh interpretohen si matje që i atribuohen gjithë performancës së shtetit. Bazuar në këtë indeks, notimi i shteteve mund të përmirësohet nga qeverisja e hapur ku udhëheqësit i japin llogari publikut, gjersa notimi i dobët është shenjë e keqmenaxhimit të fondeve dhe pozitave publike, mungesës së dënimeve për afera korruptive dhe institucioneve publike të cilat nuk i përgjigjen nevojave të qytetarëve.

    Luftimi i korrupsionit në 2016 ka qenë një nga kushtet kryesore që bashkësia ndërkombëtare kishte vënë institucioneve të Kosovës për të ecur drejt integrimit në BE. Sipas Canhasit trysnia e vazhdueshme nga brenda dhe jashtë ndaj institucioneve të Kosovës për të sjellë rezultate të prekshme në luftimin e korrupsionit ka sjellë efekte pozitive.

    “Institucionet e vendit kanë shënuar lëvizje drejt përmirësimit në sistemin e prokurimit publik dhe kanë kontroll relativisht të mirë të korrupsionit të nivelit të vogël, gjegjësisht mitmarrjes në sektorin publik”, ka shtuar ai.

    Problem kyç mbetet mungesa e transparencës në financimin e subjekteve politike; këto të fundit vazhdojnë të mos i publikojnë burimet e financave dhe shpenzimet e tyre. Joprofesionalizmi, ndikimi dhe kontrolli partiak në emërimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve në të gjithë sektorët publikë, në të gjitha nivelet mbetet pengesë. Shëndetësia dhe gjyqësori vazhdojnë të jenë sektorët me nivelin më të lartë të korrupsionit, me mungesë të transparencës dhe shërbimeve bazë për qytetarët.

    KDI vlerëson se pozita e Kosovës do të përmirësohej edhe më tutje në rast se prokurimi elektronik, që pritet të fillojë të zbatohet, mund të mundësojë publikim të plotë të kontratave dhe kur politikat e vendit do të përqendrohen në forcimin e sundimit të ligjit dhe forcimin e praktikave llogaridhënëse.

    KDI u bën thirrje qytetarëve që të mbajnë përgjegjës politikanët duke kërkuar vazhdimisht llogari dhe luftë të pakompromis ndaj të korruptuarve. Një mënyrë që mund ta bëjnë është dukë shikuar se kush përfaqëson me të vërtetë qytetarët duke përdorur kalkulatorin e ngjashmërisë në platformën votaime.org.

    TI ka vazhduar me publikimin e CPI në nivel global për më shumë se 20 vite. Në nivel botëror, Danimarka radhitet e para edhe këtë vit me 90 pikë kurse Somalia mbetet në vendin e fundit për vitin e dhjetë me radhë.

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) / Transparency International Kosova (TIK), beson në një Kosovë ku qeveria, bizneset, shoqëria civile dhe jeta e përditshme e qytetarëve janë të lira nga korrupsioni.

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleBasha: Vetëvaret 31 vjeçari se nuk paguante dot dritat
    Next Article Thirrje urgjente për krijim të Ushtrisë së Kosovës (Dokument)
    Dija Online

    Related Posts

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    30-05-2026

    Pse ka shumë të ngjarë që Pakistani të refuzojë t’u bashkohet Akordeve të Abrahamit

    30-05-2026

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    29-05-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.