Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Skuadra FSK-së merr medaljen e artë në Britani
    Lajme

    Skuadra FSK-së merr medaljen e artë në Britani

    Dija OnlineBy Dija Online22-10-201603 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Skuadra e Brigadës së Reagimit të Shpejtë e Forcë së Kosovës(FSK),e përbërë prej 8 pjesëtarësh është dekoruar me medaljen e artë në një ndër ushtrimet më sfiduese dhe më prestigjioze në botë “Cambrian Patrol’’në Wells të Mbretërisë së Bashkuar.

    Ceremoninë e dekorimit me medaljen e artë nga afër e ka ndjekur edhe komandanti i FSK-së, gjeneral lejtnant Rrahman Rama, i cili duke parë nivelin e sfidave gjatë këtij ushtrimi është ndarë jashtëzakonisht i kënaqur me performancën e skuadrës. Sipas një komunikate të FSK-së, ushtrimi është mbajtur në tetë faza përgjatë muajit tetor në Wells të Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa skuadra e FSK-së ka zhvilluar patrollën e saj 48 orëshe në fazën e 6-të nga data 19 deri me 21 tetor 2016.

    “Gjatë zhvillimit të patrollës skuadra e FSK-së edhe pse pjesëmarrëse për herë të parë ka treguar një profesionalizëm të jashtëzakonshëm duke arritur të njëjtin nivel me njësitë me elite të ushtrive më të zhvilluara në botë. Në këtë ushtrim përveç 102 skuadrave nga njësi të ndryshme të ushtrisë britaneze kanë marrë pjesë gjithësejt edhe 18 skuadra mysafire, përfshirë ushtritë nga vendet si Gjermania, Italia, Zvicrra, Kanada, Pakistani, Nepali, Brazili, Kili, Bosnia dhe Hercegovina, Irlanda, India, Belgjika, Çekia, Australia, Zelanda e Re, Gjeorgjia, Meksika, dhe Latvia. Deri në fazën e 6-të vetëm 10 skuadra përfshirë skuadrën e FSK-së kanë arritur të dekorohen me medaljen e artë, shumë të tjera kanë arritur vetëm ta përfundojnë ose kanë marrë medaljen e argjentë dhe bronzi, ndërsa 16 të tjera për arsye shëndetësore apo në mungesë të përgatitjeve të mjaftueshme janë tërhjekur nga ushtrimi. Ky ushtrim daton qysh nga viti 1959 dhe njihet në mbarë botën si një ndër patrollat më të vështira, ku një numër i vogël skuadrash arrinë të dekorohet me medaljen e artë dhe shkalla e dështimit është mjaftë e lartë. Me qenë se kjo është hera e parë që Kosova merr pjesë në këtë lloj ushtrimi, dekorimi me medaljen e artë i ka lënë të befasuar si vendin nikoqir ashtu edhe vendet tjera pjesëmarrëse. Kjo performancë e suksesshme e skuadrës ka bërë që FSK të njihet nga vendet pjesëmarrëse si një organizatë serioze dhe shumë profesionale, ku pa dyshim që në të ardhmen si rezultat pritet të rrisë bashkëpunimin me ushtritë e vendeve të tjera”, thuhet në komunikatë. Sipas FSK-së, ftesën për të marrë pjesë në këtë ushtrim qysh në nëntor të vitit të kaluar e ka bërë Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, ku më pas skuadra e BRSH-së ka filluar procedurat për zhvillimin e trajnimit intenziv.

    “Faza përgaditore për këtë ushtrim ka zgjatur rreth 9 muaj të plotë ku janë përfshirë 3 muaj parapërgaditje, 5 muaj trajnim intenziv dhe një muaj trajnim familjarizues me regjimentin Royal Irish të ushtrisë Britaneze. Ky sukses ka qenë një tjetër dëshmi që FSK po shkon në hapa të sigurt drejt zhvillimit të një force profesionale duke nxjerrur kuadro të rinjë që në evenimente të ndryshme janë konkurrencë serioze për ushtritë e vendeve të zhvilluara”, thuhet në komunikatë.

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleJëlldërëm: Turqia ka bërë më shumë se i takon për gjysmë shekulli
    Next Article ‘Shuplakë’ Qeverisë!
    Dija Online

    Related Posts

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    30-05-2026

    Pse ka shumë të ngjarë që Pakistani të refuzojë t’u bashkohet Akordeve të Abrahamit

    30-05-2026

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    29-05-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.