Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»ZENUN PAJAZITI PLANIFIKOI TA EMËRONTE VËLLANË NË BORDIN E “HIDROMORAVËS”
    Lajme

    ZENUN PAJAZITI PLANIFIKOI TA EMËRONTE VËLLANË NË BORDIN E “HIDROMORAVËS”

    Dija OnlineBy Dija Online05-10-201604 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    [ad_1]

    Telefonata e realizuar më 2011 mes Adem Grabovcit, shefit të vjetër të deputetëve të PDK-së dhe Zenun Pajaziti, shefit të ri të grupit parlamentar , është cilësuar nga prokuroria si bisedë më përmbajtje të kryerjes së veprës penale.

    Insajderi ka zbuluar se në mesin e atyre që dy deputetët e PDK-së synojnë ta emërojnë në poste të larta, përmendet edhe emri i vëllait të Zenun Pajazitit.

    Në mesin e mbi njëzet vetave që synuan bordin e “Hidromoravës” në Gjilan gjendet edhe emri i vëllait të Zenun Pajazitit.

    Pajaziti i përgjigjet me “Po” Adem Grabovcit, kur ai lexon emrin e vëllait të tij dhe pret përgjigje se a është i duhur për bord të ndërmarrjes publike.

    “Po bon me shti, tani e kqyrum”, pohonte Pajaziti kur lexohet emri i vëllait të tij, raporton Insajderi.

    Gëzim Pajaziti nuk arriti të emërohej në bordin e kësaj ndërmarrjeje. Procesi i emërimit të anëtarëve të rinj të bordeve më 2011 nuk lëvizi drejt finalizimit. Qeveria pati vendosur që anëtarëve aktual t’ua vazhdonte mandatin.

    Tek mosfinalizimi i konkursit, shefi i ri i grupit parlamentar të PDK-së e sheh shpëtimin e tij.

    “Më vjen mirë që Prokuroria interesohet për përgjimet e mia dhe të Grabovcit. Por te përgjimet e sotme bordi në fjalë ka dështuar. Besoj se nuk ka arsye edhe për deklaratë shtesë në lidhje me këtë”, deklaroi sot Pajaziti, për Gazetën Express.

    Ai nuk ka dashur të komentojë më shumë lidhur me bisedën mes tij dhe Grabovcit të publikuar sot nga Insajderi.

    Por dështimi i bordit nuk e amniston Pajazinin. Biseda që ai ka zhvilluar me Grabovcin, sipas Prokurorisë, përbën vepër penale.

    Neni 35 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës i cili flet për “marrëveshjen për të kryer vepër penale”, thotë se “Kushdo që merret vesh me një apo me më shumë persona për të kryer vepër penale dhe një apo më shumë nga ata persona ndërmerr çfarëdo veprimi të rëndësishëm për kryerjen e veprës penale dënohet me dënimin e paraparë për atë vepër penale”.

    Ky nen parasheh dënim edhe në rastet kur vepra ka mbetur në tentativë .

    Tentativa e dytë për ta emëruar Gëzim Pajazitin në krye të “Hidromoravës”

    Tentativa për ta emëruar Gëzim Pajazitin në krye të ndërmarrjes “Hidromorava”, është e dyta prej se Partia Demokratike e Kosovës e ka marrë pushtetin.

    Para gati tetë vitesh, më 30 dhjetor të vitit 2008 kishte marrë vendimin për emërimin e anëtarëve të rinj në bordet e ndërmarrjeve publike. Ishin bordet e para nën qeverisjen e Partisë Demokratike të Kosovës, të udhëhequr ish-kryeministri Hashim Thaçi, tash president.

    Kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi, në ditët e para të qeverisjes së tij, kishte marrë vendim që ministrat nuk mund të jenë pjesë e bordeve të ndërmarrjeve publike. Kishte pohuar se këto vende janë të parapara për ekspertët, e jo për politikanët.

    Shoqëria civile atëkohë kritikonte fuqishëm mbajtjen e posteve drejtuese në ndërmarrje publike nga ministrat e koalicionit LDK-AAK. Et’hem Çeku, Bujar Dugolli e Haki Shatri ishin më të kritikuarit.

    Vendimi i Thaçit ishte vlerësuar me nota pozitive. Por, në praktikë gjërat nuk kishin ndryshuan shumë. Në vend të ministrave, në borde të ndërmarrjeve publike ishin emëruar të afërt të politikanëve.

    Një prej tyre ishte Gëzim Pajaziti, vëllai i Zenun Pajazitit. Në dhjetorin e vitit 2008 ishte emëruar në postin e kryetarit të bordit të ndërmarrjes publike të ujërave “Hidromorava”, në Gjilan.

    Vëllai i Zenun Pajazitit ishte larguar nga posti pas presionit të Peter Feith

    Gëzim Pajaziti nuk kishte qëndruar aty më shumë se katër muaj. Ishte larguar me presionin e ndërkombëtarëve. Atëkohë, më 2008 dhe 2009, Qeveria, për miratimin e anëtarëve të bordit, duhej të përfillte rekomandimet e Peter Feith, Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (ICO).

    Ai ishte i pakënaqur me zgjedhjet që kishte bërë qeveria e drejtuar nga Thaçi. Feith kishte shprehur publikisht dyshimet e tij për emërimet e anëtarëve të bordeve të ndërmarrjeve publike.

    Ishte deklaruar i zhgënjyer me faktin se ICO nuk është informuar nga Qeveria e Kosovës në kërkesën se a janë të aftë profesionalisht të emëruarit nëpër borde. Po ashtu, kishte hedhur dyshime për afërsinë e tyre me politikën, përkatësisht partitë në pushtet PDK dhe LDK.

    I kishte shkruar direkt kryeministrit Hashim Thaçi dhe i kishte kërkuar rishikim të vendimeve.

    Drejtuesit e Qeverisë kishin deklaruar se do ta informonin Feith-in lidhur me përgatitjet profesionale të të emëruarve në borde.

    Presioni i ICO-së kishte bërë që të Qeveria Thaçi të zmbrapsej. Disa prej të emëruarve ishin shkarkuar menjëherë pas tre muajsh, në mars të vitit 2009. Një prej tyre ishte Gëzim Pajaziti, vëllai i Zenun Pajazitit.

    Insajderi ka kërkuar një koment nga Pajaziti lidhur me bisedën e zhvilluar mes Grabovcit dhe vëllait të tij. Nuk ka dhënë përgjigje ende./Insajderi.

    [ad_2]

    Source link

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleYmeri: Anulimi i këtij Demarkacioni, shmang luftën
    Next Article BE i dhuron Gjeorgjisë liberalizimin e vizave, por me një
    Dija Online

    Related Posts

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    30-05-2026

    Pse ka shumë të ngjarë që Pakistani të refuzojë t’u bashkohet Akordeve të Abrahamit

    30-05-2026

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    29-05-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    FP: Irani është një disfatë më e madhe se Vietnami

    Si po përballen fëmijët myslimanë me bullizmin? Fushëbetejë globale apo kënd lojërash?

    Algoritmi me 5 hapa që Elon Musk e përdor për zgjidhjen e çdo problemi

    Përgjegjësia fetare dhe verifikimi i informacionit në epokën digjitale – Festim Rizanaj

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    FP: Irani është një disfatë më e madhe se Vietnami

    Si po përballen fëmijët myslimanë me bullizmin? Fushëbetejë globale apo kënd lojërash?

    Përgjegjësia fetare dhe verifikimi i informacionit në epokën digjitale – Festim Rizanaj

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.