Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Miliona euro për restaurimin e kishave ortodokse serbe,ku mbetën xhamit
    Lajme

    Miliona euro për restaurimin e kishave ortodokse serbe,ku mbetën xhamit

    Dija OnlineBy Dija Online14-09-201605 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Kosova ka ndarë miliona euro për riparimin e kishave serbe, të dëmtuara në trazirat e marsit të vitit 2004. Aktualisht, vetëm për tre vjet, janë ndarë afër 1 milion euro buxhet për Kishën Ortodokse Serbe.

    Përfaqësuesit e Kishës ortodokse serbe në Kosovë, thonë se autoritetet e Kosovës kanë bërë mjaft në riparimin e faltoreve ortodokse serbe, të rrënuara apo dëmtuara gjatë periudhës së pasluftës në vend, por sipas tyre, situata ende nuk është krejtësisht e kënaqshme.

    Pak kohë pas përfundimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999, kanë qenë të shembura apo dëmtuara rreth 150 faltore dhe manastire ortodokse serbe, përfshirë edhe 35 objekte të tilla të dëmtuara gjatë trazirave të marsit të vitit 2004, thonë përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.

    Sava Janjiq, igumen në Manastirin e Deçanit, thotë për Radion Evropa e Lirë se institucionet e Kosovës kanë qenë korrekte gjatë riparimit të objekteve të dëmtuara në vitin 2004, por jo edhe për ato objekte të cilat janë shkatërruar apo dëmtuar menjëherë pas përfundimit të luftës në vitin 1999, e që sipas tij, kanë qenë më të shumta në numër.

    “Fatkeqësisht, aty ku nuk jeton më popullata serbe dhe prej ku i është dashur të largohet pas konflikteve të armatosura, aty nuk ka riparime. Por, në shumicën e mjediseve ku jetojnë serbët ose mjediset ku janë kthyer ata, është bërë riparimi”.

    “Pas vitit 2004, kemi nisur procesin e riparimit. Kështu që, një numër, afërsisht rreth 70 për qind nga ato që kanë qenë të shkatërruara vetëm gjatë trazirave të marsit të vitit 2004, janë riparuar. Ndër to janë edhe Faltorja e Kirilit dhe Metodit, Oborri i Vladianskit, në Prizren janë riparuar kishat, pastaj edhe Famullia në Pejë, në Vushtri dhe në Prishtinë”, ka thënë Janjiq.

    Por, Janjiq, ka shtuar se institucionet e Kosovës nuk kanë treguar gatishmëri për riparimin e trashëgimisë së dëmtuar ndërmjet viteve 1999 deri në vitin 2004, ndër të cilët janë: Manastiri i Shën Markut në Prizren, Manastiri i Tre shenjtorëve te Suhareka, Kisha e Zonjës së Bekuar nga shekulli i 14 në Mushtisht, Manastiri në Viti, si dhe Kisha e Tre shenjtorëve ndërmjet Klinës dhe Pejës.

    Në anën tjetër, Ndue Ukaj, shef i kabinetit të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të qeverisë së Kosovës, Kujtim Shala, thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo ministri kujdeset për trashëgiminë në Kosovë, pa ndonjë dallim.

    Sipas tij, për çdo vit, ndahet buxhet i veçantë për këtë pjesë të trashëgimisë kulturore të Kosovës.

    “Në vazhdimësi ne kemi treguar dhe kemi dëshmuar se e ruajmë trashëgiminë kulturore të Kosovës, si pasuri të Kosovës, e po ashtu edhe të gjitha objektet që i përkasin komunitetit serb në Kosovë, sepse ato janë vlerë e Kosovës. Ne në vazhdimësi kemi investuar që t’i riparojmë dhe t’i kthejmë në gjendje normale. E njëjta gjë vazhdon edhe tani dhe Ministria e Kulturës, në vazhdimësi, ka rritur buxhetin për këto objekte të rëndësisë së veçantë për Kosovën”, tha Shala.

    Kuvendi i Kosovës, menjëherë pas ngjarjeve të marsit të vitit 2004, kishte ndarë 3.5 milion euro për renovimin e objekteve fetare të dëmtuara gjatë këtyre trazirave.

    Deri në vitin 2010 ky buxhet është rritur në 10 milionë euro. Zyrtarët e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit kanë theksuar se sivjet janë ndarë 120 mijë euro për Kishën Ortodokse Serbe.

    Në projektimin e buxhetit për vitin 2017 janë ndarë 380 mijë euro ndërkaq për vitin 2018 janë ndarë 420 mijë euro. Megjithatë, Ukaj ka theksuar se nuk ekziston një bashkëpunim i mirë kur bëhet fjalë për shpenzimin e këtyre mjeteve për shkak se, siç ka thënë ai, pala tjetër refuzon të bashkëpunojë.

    Profesori i sociologjisë së religjionit, Ismajl Hasani, aktualisht anëtar i Këshillit drejtues të Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës, thotë për Radion Evropa e lirë se shteti i Serbisë, në mënyrë të pandërprerë është duke zhvilluar propagandë për, siç thotë ai, kinse rrënimin e vazhdueshëm të objekteve dhe monumenteve kulturo-historike të proviniencës së krishterë në Kosovë.

    “Unë me përgjegjësi profesionale e them se – përjashto vitin 2004 ku kishte disa demolime të objekteve të kultit – jo vetëm që nuk janë rrënuar objektet e kultit të krishterëve dhe faltoret e ndryshe, pa marrë parasysh, por, Qeveria e Republikës së Kosovës ka dhënë dhe ka investuar mjete nga buxheti i taksapaguesve të Kosovës për renovimin dhe mirëmbajtjen e këtyre monumenteve kulturo -historike, të cilat janë në Kosovë, pa marrë parasysh se të cilave entitete etnike janë”.

    Megjithëkëtë, Igumeni Janjiq ka thënë se Kisha Ortodokse serbe në Kosovë, në vazhdimësi e njofton opinionin lidhur gjenden në terren. Sipas tij, në këtë drejtim edhe Zyra për Kosovën e Qeverisë Serbe ka bërë një publikim.

    Ai ka thënë se kisha që ai përfaqëson është e orientuar kah riparimi i objekteve dhe se janë optimist në këtë drejtim, për shkak se, siç tha ai, ka kaluar koha e dhunës dhe objektet fetare që janë shkatërruar duhet të riparohen, në mënyrë që të funksionojnë normalisht. (REL)


    Source: Informacione

    featured
    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleShkrimtari nga India, Osho: Nënë Tereza mashtruese dhe hipokrite
    Next Article Gjenerali amerikan Wesley Clark kërkon të grabisë qymyrin e Kosovës
    Dija Online

    Related Posts

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    30-05-2026

    Pse ka shumë të ngjarë që Pakistani të refuzojë t’u bashkohet Akordeve të Abrahamit

    30-05-2026

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    29-05-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.