Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Tema»Koment: Duhet dallim i qartë mes antisemitizmit dhe kritikës ndaj Izraelit
    Tema

    Koment: Duhet dallim i qartë mes antisemitizmit dhe kritikës ndaj Izraelit

    Dija OnlineBy Dija Online26-07-201404 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Gjermania dhe antisemitizmi janë përsëri temë. Mes urrejtjes verbale ndaj hebrenjve dhe kritikës për Izraelin jo gjithnjë bëhet dallim. Por kjo duhet bërë dhe me qetësi, mendon Volker Wagener.

    Antisemitizëm! Janë të pakta gjërat që na prekin në palcë si kjo akuzë. Mund të jetojmë me sharjet nga vendet në krizë në eurozonë për shkak të kursit të kursimit të përcaktuar në radhë të parë nga Merkeli. S’ka problem. Por: antisemitizëm? Jo, kjo na prish ekuilibrin tonë të brendshëm. Për ta thënë më qartë: nuk flas për të majtën dhe të djathtën ekstreme në vend dhe as për pjesë të migrantëve myslimanë në vendin tonë, të cilët duan t’i shkatërrojnë hebrenjtë dhe Izraelin dhe e përdorin diskutimin aktual për cytje. Këto devijime kritikohën me të drejtë nga pjesa më e madhe e popullsisë gjermane.

    Duhet të ndodhë vërtet shumë që Presidenti federal dhe kancelarja të bëhen aktivë njëkohësisht. Dhe tani ka ndodhur. Dhe kur kjo bëhet edhe në aleancë me gazetën më popullore bulivardeske, Bild, atëherë është arritur shkalla më e lartë e alarmit. Bëhet fjalë për akuzën më të rëndë për gjermanët: antisemitizëm. “Kurrë më urrejtje ndaj hebrenje!”, kërkojnë Gauck, Merkel dhe Bild shoqëruar nga komente të njëjta të shumë njerëzve të shquar nga politika, kultura dhe sporti. Akuza, se pjesë të shoqërisë gjermanë qenkan (përsëri) antisemitë, është për Gjermaninë dhe gjermanët një katastrofë politiko-psikologjike. Ne kemi një problem!

    Një fjalë si një goditje tokmaku
    Me “ne” kam parasysh shumicën e madhe të atyre që kanë përjetuar fëmijërinë dhe rininë në vitet ’60 dhe ’70. Ata që kanë studiuar në vitet ’80 dhe kanë mësuar me themel në shkollë dhe universitet historinë e nacionalsocializmit gjerman. Aq me themel sa nuk mbetej më kohë dhe hapësirë për kulturën e zhvilluar greke, perandorët romakë, luftërat fetare të kohës së re dhe krijimin e shtetit kombëtar gjerman. Me këto mangësi në arsim duhet të jetojmë ne të lindurit vonë.

    Pengje të historisë
    Por mësimin për nacionalsocializmin e kemi mësuar. Solidariteti pa kushte me shtetin e ri Izrael, një pasojë e Aushvicit, nuk ishte konsensus shoqëror vetëm për gjeneratën e viteve ’60 dhe ’70. Ai ishte gati një dogmë. Shkaktuar nga krimet me përmasa të paimagjinueshme të gjyshërve tanë ndaj hebrenjve, ne nipërit e nazistëve ndjenim faj. Kështu e shohim edhe sot. Përse pra akuza për antisemitizëm si goditje tokmaku?
    Për mendimin tim kemi të bëjmë me një problem të vecantë gjerman. Kompleksi i fajit ndaj hebrejve, me rrënjë të thella në shpirtin tonë, për një kohë të gjatë e ka bllokuar kritikën ndaj Izraelit për sjelljen me palestinezët. Një tabu. Francezët dhe anglezët mund ta bënin, ne jo. Disa e quajnë këtë neurozë. Por shumë nuk ndihen më të lidhur me këtë kod vlerash. Jo sepse janë armiqësorë ndaj Izraelit, por sepse në politikën izraelite të sigurimit të ekzistencës, u mungon perspektiva për palestinezët.

    Dallim i pastër në vend të ritualit të indinjatës

    E keqja në debatin aktual të antisemitizmit është detyrimit për të justifikuar që ndiejnë shumë vetë, të cilët i respektojnë hebrenjtë si këdo tjetër, qofshin të krishterë, myslimanë apo budistë. Detyrimi për t’i shpjeguar vetes përse kritika politike racionale nuk ka të bëjë aspak me antisemitizmin. Ndërkohë që lexoj vazhdimisht të njëjtat argumente kritikë kundër politikës së Netanjahut nga pena e gazetarëve, intelektualëve izraelitë apo hebrenjve gjermanë.
    Thirrja e gazetës Bild “Kurrë më urrejtje për hebrejtë” e ka dobësinë e saj në faktin që i përgjigjet pikërisht asaj që ndien pjesa më e madhe e gjermanëve, por nuk arrin megjithatë deri tek ata që në fshehtësi kanë ndjenja armiqësore ndaj hebrejve. Indinjata e përligjur e gazetës Bild nuk duhet të ngrijë në një ritual. Antisemitizmi nuk duhet të gjejë as sot në Gjermani asnjë lloj jehone. Por kritika ndaj politikës së tjetrit duhet të jetë e lejuar, aq më shumë mes miqsh.

    Volker Wagener

    Deutsche Welle

    * Artikulli nuk reflekton domosdo pajtueshmëri apo qëndrime të redaksisë, është sjellë vetëm për qëllime informimi.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleDrejtori “Ramadan Mujës” arrestohet për abuzim seksual me të mitur!
    Next Article Deklaratë e Forumit Musliman të Shqipërisë mbi situatën në Gaza
    Dija Online

    Related Posts

    Pse në Turqi pihet më shumë çaj se kudo tjetër?

    25-01-2023

    Nuk ke punë me besimin tim, feja është çështje personale!

    30-06-2022

    Kush janë mendjeshqyerit?

    29-06-2022
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Çfarë kërkojnë protestuesit në Serbi dhe çfarë pritet më tej?

    Ukrainasit prezantojnë dronin që arrin lartësinë prej 11 kilometrave, ka për synim shkatërrimin e fluturakeve pa pilot të rusëve

    Vdes një burrë në Gjilan – iu përkeqësua gjendja gjatë udhëtimit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Rilindja materiale e umetit musliman nuk do të vijë nga ëndërrimtarët apo vetëm nga të devotshmit – ajo do të udhëhiqet nga realistët

    • Besimi

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    26-06-20258 Mins Read

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    26-06-20257 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.