Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Tema»Kush janë mendjeshqyerit?
    Tema

    Kush janë mendjeshqyerit?

    RedaktoriBy Redaktori29-06-202205 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram
    Mendësia e sotme e post së vërtetës, që po kaplon gjithmonë e më shumë njerëz edhe në radhët e besimtarëve gra dhe burra, ku secili ka të vërtetën dhe interpretimin e vet personal edhe për fenë, nuk është as më shumë dhe as më pak, por vetëm se pasojë e drejtpërdrejtë e mendësisë post-moderne, ku primare dhe burimi i çdo reference është vetëm vetvetja dhe ndjenjat personale, qofshin këto edhe të çastit dhe të ndryshueshme në kohë dhe hapësirë. Për këtë mendësi nuk ka asnjë të vërtetë objektive dhe reale, çdo gjë është interpretim individual madje edhe Kurani, edhe shamia, edhe Xheneti e Xhehenemi edhe vetë Allahu me atributet e Tij… Çdo gjë pa përjashtim!
    Kur jua them këtë, besojeni se kështu është vërtetë për disa njerëz, pa hequr asnjë presje. Sepse e gjitha kjo për ta do të thotë të jesh mendjehapur, të mendosh jashtë kutisë, të mos pranosh idetë dhe opinionet e të tjerëve, por të jesh i pavarur, mendjendritur, të jesh vetvetja thonë disa duke i vënë kapakun të gjithë radhës së gjatë të auto-referencializmit!
    Ndjenja personale, përjetimi individual, dhimbja dhe këndellja vetjake, janë ato që kanë në fund të fundit rëndësi, mbi gjithçka dhe për çdo gjë!
    Çdo gjë që kemi besuar deri më sot nga feja dhe nga Islami, që na është thënë si e vërtetë, e mirë apo e keqe, e drejtë apo e shtrembër, nuk është veçse një interpretim relativ, madje në disa raste edhe i gabuar, i shtrembëruar, konstrukt social, kulturor, racor e etnik, mesjetar, madje edhe patriarkal e gjinor, seksist dhe multifobik!
    Nuk di se çfarë fjale të zgjedh për të përmbledhur këtë mendësi të sotme, më mirë sesa fjala mendjeshqyer. Dhe kjo për vetë faktin se nëse mendja njerëzore, një nga dhuratat më të bekuara të Krijuesit për ne, në emër të anti-dogmatizmit të pretenduar, nuk kapet në asnjë referencë fikse, qoftë kjo hyjnore e shpallur, qoftë kjo logjike e arsyetuar, atëherë një mendje e tillë, nuk është më një mendje e hapur, që filtron dhe kontrollon dhe sit informacionin që merr, por një mendje e shqyer e cila bie preh e çdo vezullimi që sheh dhe ngec vetëm aty ku e shpie jo arsyeja, por epshi, tekat, pasionet dhe ndjenjat cilado qofshin ato, paçka se disave iu duken si feksje shpirtërore nga më të lartat.
    Gjendja ku kanë rënë disa njerëz me këto mendësi, nuk është për të sharë askënd as për t’i bërë gjyqin dhe dhënë vendime për ta, por për t’i thirrur mendjes dhe për të reflektuar se në çfarë krizash shpirtërore, besimi dhe identiteti, kalojnë ata dhe mund të kalojë çdo kush në të ardhmen.
    Shkaqet janë të shumta dhe nga më të larmishmet, por e para e tyre është dyshimi i tepruar, i cili kthehet në vesvese derisa vlon si vullkan nga brenda, dhe në mungesë të dijes së qëndrueshme refenciale dhe mjedisit toksik që na rrethon kthehet në një barrë të rëndë për shpirtin, në një luftë ku nuk ka të fituar vetëm se djalli. Jo më kot kur Profeti (alejhi salatu ue selam) përmendi sprovën e dilemës që mund t’i vijë besimtarit se çdo gjë e ka krijuar Allahu, po Allahun kush e ka krijuar, tregoi si kurë lutjen për tu mbrojtur nga shejtani dhe ndërprerjen e zhytjes pas kësaj dileme false paradoksale. Paradokset logjike që vënë në dyshim fenë e Zotit dhe parimet madhore të saj, nuk janë veçse vesvese të dreqit, dhe kura për to sigurisht është dija dhe dija, por së pari veprat e mira që rrisin besimin.
    I Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) na ka paralajmëruar se do të vijnë sprova të mëdha, të zeza si nata e errët, ku prej tyre njeriu brenda ditës mund të gdhihet besimtar e të ngryset qafir dhe anasjelltas, dhe kura për ato ditë janë veprat e mira që rrisin imanin, sepse sprova të tilla nuk janë në thelb sprova dijeje, as argumentesh, por janë sprova të egos njerëzore ndaj epsheve, tekave dhe pasioneve të pakontrolluara njerëzore, dhe ilaçi për to është imani i fortë, i cili rritet përmes veprave të mira, qofshin këto edhe vogla, por të pandërprera.
    Është e natyrshme dhe e pashmangshme që njeriut t’i vijnë dilema dhe dyshime, kushdo qoftë ai. Sahabët iu ankuan për diçka të ngjashme Profetit (alejhi salatu ue selam) dhe i thanë se ata e urrenin këtë gjendje ku vendoseshin ndonjëherë, dhe ai u tha se ky është vetë besimi. Sigurisht jo dyshimi, sepse kurrsesi ai nuk mund të jetë iman, por lufta dhe beteja me veten, për ta mundur këtë vesvese dhe dyshim ishte vetë forca e besimit që lëvdoi i Dërguari i Allahut.
    Porta e gjynaheve të mishit edhe mund të mbyllet kollaj nëse hapet, por ajo e dyshimeve dhe dilemave të shpirtit e të mendjes, nëse hapet shqyhet dhe vështirë se mbyllet më. Akti i besimit është pikërisht forca që të jep ndjesia e vërtetësisë të asaj që nuk duket, përkundrejt të gjitha kundërshtive afetare të dukshme.
    Nuk ka zemër besimtari që të mos tronditet aq thellë dhe rëndë sa edhe t’i vërë atij në dyshim e mohim edhe vetë Zotin, fenë dhe Profetin e Tij, qoftë kjo edhe për një moment në jetën e tij, por kjo është një sprovë e pashmangshme që çdo kush duhet ta kalojë. Kush mbetet në të, do të vuajë pafundësisht në tallazet e errësirës së dukshme ku ka rënë shpirti i tij, duke pritur më kot dukjen e dritës së padukshme.
    Kemi parë, dëgjuar dhe lexuar mjaft raste të tilla, madje disa prej tyre edhe dijetarë dhe njerëz tepër inteligjent, por që në fund përfunduan në jobesimtarë, dhe historia sigurisht përsërit vetveten.
    O Ti që përmbys zemrat, fiksoi zemrat tona në fenë Tënde!

    Ish-kryetari i Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë, hoxhë Justinian Topulli

    Justinian Topulli
    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleAnti-Islami po nis dhe mbulohet si anti-hoxhë
    Next Article Nuk ke punë me besimin tim, feja është çështje personale!
    Redaktori
    • Website

    Related Posts

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    10-03-2026

    Kur jeta bëhet e ndërlikuar, qartësoni qëllimin tuaj

    21-02-2026

    Nga homeschooling te notat e larta: Si një familje myslimane po riformëson kuptimin e suksesit akademik në Amerikë

    05-02-2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    Mungesa e integritetit dhe guximit tek intelektualët: Dr. Justinian Topulli vjen në “Prishtina Talks”

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.