Hadithet e dobëta në dyzet hadithet e Neveviut

0

Shejh Sulejman Ibn Nasir El Ulvan ka përmendur disa hadithe, të cilat janë të dobëta në dyzet hadithet e imam Neveviut.

Hadithi 12: Transmeton Tirmidhiu dhe të tjerët nga Kurretu ibn Abdurrahman El Meafirij, ky nga Zehriu, ky nga Ebi Selmete ibn Abdurrahmani dhe ky nga Ebu Hurejra, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Nga islami i mirë i një njeriu është largimi nga ajo që nuk i intereson.”
Transmetuesi i hadithit, Kurretu ibn Abdurrahman El Meafirij, është prej atyre që nuk i merret hadithi për shkak se nuk është i mirë në mbajtjen përmendësh të haditheve. Këtë hadith e transmeton me zinxhir të fortë imam Maliku nga Ibn Shehabi nga Ali ibn Husejni nga Pejgamberi salallahu alejhi ue selem dhe këtë hadith e ka bërë sahih Ahmed ibn Hanbeli, Buhariu, Darikutni dhe të tjerë.

1. Hadithi 31: Nga Ebu Abbas Sehl ibn Sa’d Es-Sa’idij, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmetohet se ka thënë: “Erdhi një njeri te Pejgamberi salallahu alejhi ue selem dhe tha: “O Resulullah, më udhëzo në atë punë që, nëse e punoj, do të më dojë Allahu dhe do të më duan njerëzit.” Ai tha: “Mos e lakmo (bëhu zahid në) këtë botë, do të të dojë Allahu, kurse mos lakmo atë që është te njerëzit, do të të duan njerëzit.”
Ky hadith nuk është i saktë, edhe pse kuptimin e ka të mirë.

2. Hadithi 41: Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Askush nga ju nuk do të jetë besimtar i vërtetë derisa epshet e tij nuk e ndjekin atë që kam sjellë unë.”
Në këtë hadith është edhe transmetuesi që quhet Neim ibn Hamad El Hazai dhe hadithi i tij nuk është i saktë. Këtë hadith me këtë zinxhir e ka bërë daif edhe Ebu Davudi, Nesaiu dhe të tjerë.
Shejh Sulejman Ibn Nasir El Ulva 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com