Fakte interesante për trurin

0

Truri është kompleks dhe vështirë kuptohet. Truri është ai që e bën çdo gjë të punoj si duhet. Trupi mund të mbahet gjallë, por pa tru një person nuk mund të jetë i plotë.

Këtu janë disa fakte interesante dhe të pazakonta në lidhje me trurin.

1. Truri nuk ndjen dhimbje, edhe pse dërgon sinjale të dhimbjes.

2. Truri ka nevoja të mëdha të oksigjenit, ai kërkon 20 për qind të oksigjenit dhe kalorive edhe pse përbën vetëm dy për qind të peshës totale të trupit.

3. 80% e trurit është ujë gjë që do të thotë se duhet të keni kujdes nga dehidratimi.

4. Truri është më aktiv gjatë natës, edhe pse mund të mendoni se ai është vigjilent gjatë ditës, kur edhe pjesa tjetër e trupit tuaj është. Por në fakt nuk është ashtu. Truri juaj është më aktiv kur fle.

5. Fuqia e mahnitshme kompjuterike e trurit tuaj kërkon vetëm rreth 10 vat energji për të vepruar.

6. Sa më i zgjuar që jeni aq më shumë ëndrra do shihni.

7. Truri ndryshon formë gjatë pubertetit. Vitet adoleshente nuk ndryshojnë vetëm mënyrën se si ndjeheni por edhe se si silleni e cila me raste mund të jetë me rrezik për ju.

8. Truri mund të ruajë gjithçka, teknikisht, truri juaj ka kapacitet për të ruajtur çdo gjë që ju keni përjetuar, keni parë, lexuar apo dëgjuar.

9. Informacioni në tru udhëton me shpejtësi të ndryshme. Neuronet në tru janë ndërtuar ndryshe dhe informacioni mes tyre udhëton me shpejtësi të ndryshme. Kjo është arsyeja pse nganjëherë mund të kujtohen informacionet në çast e nganjëherë jo.

– See more at: http://www.kosovapress.com/sq/shkence-mjekesi/fakte-interesante-dhe-te-pazakonta-per-trurin-6321/#sthash.qqJlS8K6.dpuf 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com