Facebook X (Twitter) Instagram
    Të reja
    • “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi
    • Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?
    • Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)
    • Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit
    • Presidenti turk, Erdoğan: Brenda një viti do të ndërtohen 488 mijë shtëpi të reja për viktimat e tërmeteve
    • Anije ruse manovra pranë Shqipërisë, mediat italiane: Aeroplanët u ngritën në qiell
    • Agjendat perverse nuk njohin kufi
    • Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim
    Facebook X (Twitter) LinkedIn Pinterest RSS
    Dija Online
    Leaderboard Ad
    • Ballina
    • Informacione
    • Edukim
    • Tema
    • Fetva
    • Multimedia
      • Audio
      • Video
    • Studime
    • Seminare
    • Të ndryshme
    Dija Online
    Ju jeni nëHome»Edukim»Udhëzimi i Muhamedit ﷺ në lidhje me shitblerjen

    Udhëzimi i Muhamedit ﷺ në lidhje me shitblerjen

    0
    By Dija Online on 06-08-2014 Edukim

    Jeta e të Dërguarve, shpëtimi i Allahut qoftë mbi ta, ishte e përsosur. Ajo përfshinte aspektet e njerëzores dhe atributet e pejgamberisë. Realiteti i të Dërguarit tonë Muhamed, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ishte i njëjtë, sikurse ai i të Dërguarve që kanë qenë para tij. Njerëzorja e tij ka qenë e pranishme gjatë jetës së përditshme dhe këtë mund ta kuptojë çdokush që lexon biografinë e tij. Si të gjithë njerëzit e tjerë, ai hante ushqim, shkonte nëpër tregje, punonte për të fituar furnizim, ashtu si Allahu i Lartësuar tregon për të: “E ata thanë: “Ç’është me këtë të Dërguar, i cili ha ushqim dhe ecën nëpër tregje?” (Sure Furkan, 7)
    Në vazhdim do të flasim rreth një aspekti të njerëzores në jetën e Muhamedit, lavdërimi dhe shpëtimi qoftë mbi të. Kjo ka të bëjë me çështjen e fitimit për jetesë, apo shitjen dhe blerjen që bënte ai. Në moshën e hershme, Muhamedi, lavdërimi dhe shpëtimi qoftë mbi të, ka filluar të merret me çështjen e të fituarit për të jetuar dhe ka kaluar në disa faza. Në fëmijërinë e hershme, bashkë me vëllezërit e tij nga qumështi, në këmbim të një kompensimi të vogël, ai ruante delet te familja Beni Saëd.

    Pas një kohe, Muhamedi, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, përfitoi nga afërsia që kishte me xhaxhain e tij, Ebu Talibin, i cili kishte eksperiencë të madhe në tregti. Kështu ai mësoi prej tij tregtinë dhe format e saj dhe me të arritur moshën rinore, u bë tregtar i njohur në qytetin e Mekës dhe në rrethinë. Kur Hatixheja, Allahu qoftë e kënaqur me të, dëgjoi për të, ajo lidhi marrëveshje që Muhamedi, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, të fillonte tregtinë me pasurinë e saj. Ai udhëtoi për në Sham me një djaloshin, një shërbëtor, i cili quhej Mejsere, dhe u kthye me një fitim të madh. Pas pak kohësh marrëdhënia tregtare ndërmjet tyre u forcua, derisa u kurorëzua edhe me martesën e tyre. E tillë qe gjendja derisa Allahu i Lartësuar e nderoi Muhamedin, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, me shpallje.

    Në kohën kur filloi t`i zbriste shpallja, Muhamedi, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, kishte ortakëri në tregti me disa tregtarë të Mekës dhe këtë e vërteton hadithi të cilin e shënon Imam Ahmedi, se Saib Ibën Ebi Saibi, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka qenë ortak me Muhamedin, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, në fillim të Islamit. Ditën e çlirimit të Mekës, kur Muhamedi salallahu alejhi ue selem e takoi atë, i tha:“Mirë se të takoj, o vëllai dhe ortaku im!”

    Pasi u shpall Pejgamber, vërtetohet se blerjet e tij ishin më të shpeshta sesa shitjet, pasi ishte kërkesë e nevojave të pejgamberisë që ai t’i përkushtohet thirrjes, këshillimit të njerëzve, gjykimit në mes tyre dhe gjërave të tilla të rëndësishme.
    Në lidhje me ndodhitë e tregtisë së Muhamedit, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, pas shpalljes, shënohen disa raste ku vërtetohet se ai ballafaqohej me të vetvetiu, apo autorizonte dikë nga sahabët. Një nga këto raste është ai që transmeton Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Muhamedi, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, kishte blerë ushqim nga një çifut, por pasi në atë kohë nuk kishte me çfarë t’ia paguante, i kishte lënë peng, si garanci, mburojën prej hekuri. Shënon Buhariu.

    Gjatë kthimit nga një betejë Muhamedi, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, bleu nga Xhabir Ibën Abdullahu devenë mbi të cilën udhëtonte dhe me të arritur në Medinë i pagoi shumën për të cilën ishin pajtuar dhe i shtoi atij më shumë se shuma që ishin marrë vesh, pastaj ia fali atij devenë që kishte blerë prej tij. Ngjarja gjendet gjerësisht në dy koleksionet e sakta.

    Me një rast tjetër, i Dërguari Muhamed, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, i dha Urve Ibën Ebi Xhadit, Allahu qoftë i kënaqur me të, një dinar dhe i tha që të blinte një kurban me të. Urveja me këtë dinar bleu dy dele me nga gjysmë dinari dhe njërën e shiti prapë për një dinar dhe u kthye tek i Dërguari, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, me delen (kurbanin) dhe dinarin. Muhamedi sallallahu alejhi ue selem bëri lutje që Allahu t`i begatojë në tregti. Shënon Ebu Davudi.
    Nganjëherë, Muhamedi, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, kishte nevojë për pasuri dhe merrte hua ose linte peng armën apo diçka të ngjashme tek huadhënësi. Ai, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, vdiq duke e pasur mburojën peng te një çifut, të cilit i kishte marrë hua tridhjetë sa’ë (gjashtëdhjetë grusht) elb. Shënon Buhariu.
    Muhamedi salallahu alejhi ue selem bëri marrëveshje me banorët e Hajberit, të cilët ishin çifutë, që ata ta punonin tokën e Hajberit, e cila ishte e muslimanëve, dhe si kundërvlerë muslimanët të merrnin një pjesë të fryteve dhe të mbjellave të tokës. Shënon Muslimi.
    Ai themeloi një metodologji të plotë sa u përket raporteve të njerëzve në tregtitë e tyre, duke ndaluar ato veprime në të cilat ka dëm dhe tradhti, si për shembull të punuarit me kamatë, tregtia me mashtrime, shitblerja me dredhi dhe transaksionet e ndaluara. Ai qartësoi rëndësinë e posedimit të mallit gjatë tregtisë, përcaktoi llojet e kushtëzimit nëse shitësi ose blerësi dëshiron të mendojë për rikthimin pas pazarllëkut si dhe gjëra e rregulla të tjera të shumta, që janë të njohura në Sunetin e tij.
    Ato që përmendëm në këta shembuj synojnë një gjë të vetme, ajo është se Muhamedi, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, dëshiroi t`i tregojë umetit të vet se të punuarit për fitimin e riskut nuk e pengon përkushtimin e muslimanit për ahiretin, por është nga nevojat esenciale të çdo njeriu dhe kontribuon për ngritjen e umetit, që të arrijë një pozitë të respektuar te të tjerët.

     

    Marrë nga: www.islamweb.net
    Përktheu Alaudin Abaz

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Dija Online

    Related Posts

    “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara
    14-03-2023

    “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

    11-03-2023

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    10-03-2023

    Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)

    09-03-2023

    Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit

    20-12-2014

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    23-09-2014

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    23-09-2014

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    12-07-2014

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    • Fetva
    23-02-2023

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    08-02-2023

    Tërmeti, frikësim dhe mësim

    27-10-2022

    Mjerë për ata që falen…!

    16-09-2022

    Kthejani të drejtën atyre që u takon!

    • Studime
    28-02-2023

    Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim

    17-03-2018

    Kurani dhe Menaxhmenti

    07-02-2018

    Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

    31-01-2018

    E vërteta rreth martesës “mut’a”

    • Edukim
    14-03-2023

    “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

    11-03-2023

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    23-02-2023

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    14-02-2023

    Çka nëse (s’)lexojmë?

    Copyright © 2023 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.