Browsing: Lajme

“Inex Petrol” pronë e Ilaz Zharku, vëllait të ministrit të Infrastrukturës, Lutfi Zharku është gjobitur nga Administrata Tatimore e Kosovës për shkak të mungesës së arkës fiskale.Mirëpo vetë Zharku e ka mohuar për Indeksonline se nuk ka arkë fiskale. Ai ka thënë se nuk është i informuar shumë për këtë gjobë, por ka insistuar se ka qenë një keqkuptim, sepse ka pasur arkë fiskale.“Së pari, nuk jam shumë i informuar, mirëpo ka qenë krejt një keqkuptim, së dyti, nuk më interesojnë se çka shkruajnë gazetat, sepse gazetarët e kanë atë punë, le ta shkruajnë, sepse përndryshe biznesi im është i pajisur me dy arka fiskale. U bë nami që vëllai i ministrit po punon, a kush nuk e di që prej viteve të 90-ta jam kompania e parë në regjionin e Ferizajt”, ka thënë Zharku për Indeksonline.Zharku, që ka në pronësi një pompë derivatesh dhe një restorant, ka thënë se do të ankohet për gjobën në ATK. Ai ka thënë se nuk ka pranuar ndonjë dokument të gjobës, por është informuar vetëm nga mediat.“Nuk jam i informuar për atë gjobë, bile unë nuk kam pranuar një dokument të tillë, prej gazetave jam informuar që më kanë gjobitur.
Do të informohem dhe do të bëj të pamundurën që ai person që më ka gjobitur, të paktën të më tregoj për çka. Pa e pa dokumentin nuk mund të bëj ankesë”, ka thënë Zharku për Indeksonline.
Zharku ka thënë se edhe për një euro do të bënte ankesë, duke konsideruar se iu ka bërë e padrejtë.“Nëse është nevoja edhe për 1 euro apo 10 euro do të bëj ankesë, sepse pa e parë gjobën mandatare nuk mund të bëj ankesë. Duhet të interesohem parimisht në ATK se për çfarë gjobe bëhet fjalë dhe të them të drejtën është obligim i çdo inspektori që ta bije dëshminë”.Zharku mendon se dikujt i ka konvenuar që të gjobitet, sepse sipas tij, ATK është në dijuni që kompania e tij ka arkë fiskale.“Nuk po them se a më bëhet kjo se jam vëlla i ministrit, dhe nuk dua të di se çka mendon dikush për mua, sepse unë jam i pajisur me arka fiskale dhe kanë qenë edhe inspektorët dhe e kanë vërtetuar që kam arkë fiskale, dhe e dinë se kujt i jepet kuponi fiskal. Ndoshta i konvenon dikujt, mirëpo nuk merrem shumë me ato gjëra, sepse nuk është nevoja as të demantohet diçka, dhe as unë as familja ,as ministri nuk merremi me gazeta se çka thonë”, ka thënë Zharku për Indeksonline.Zharku ka thënë se i vjen mirë që inspektorat e ATK-së përfillin ligjin dhe gjobitin çdo kënd që shkel ligjin.“Kanë qejf gazetarët të shkruajnë për vëllanë e ministrit, mirëpo duhet dënuar edhe vëllain i ministrit e kryeministrit, nëse e shkel ligjin. Më vjen shumë mirë që inspektorët e ATK-së e përfillin ligjin dhe e dënojnë të gjithë shkelësit e ligjit. Ky është standard i mirë dhe pozitiv, sepse të gjithë jemi të njëjtë para ligjit”.Ndërsa Indeksonline ka provuar të flas me dike në ATK, por ka qenë e pamundur. Ky institucion tash e disa muaj nuk kthen as përgjigje përmes postës elektronike, duke u mbyllur për media.

Raporti i Organizatës për të drejta të njeriut, demokraci dhe liri politike “Freedom House”, në raportin e saj për Kosovën e lavdëron qeverisjen në Komunën e Prishtinës dhe punën e kryetarit, Shpend Ahmeti, si dhe tregon për pengesat nga Qeveria, me të cilat ballafaqohet Komuna e Prishtinës.Në raport thuhet se ballafaqimet në mes të pushtetit qendror dhe atij lokal janë shfaqur në lidhje me të drejtën që komunat të themelojnë ndërmarrje publike. Iniciativa e Komunës së Prishtinës që të themelojë ndërmarrjen publike për menaxhimin e parkingjeve është ndaluar nga Ministria e Administratës dhe e Pushtetit Lokal, për shkak të paqartësive në dispozita ligjore.
Kontesti mund të jetë për shkak të fërkimeve politike, sepse Vetëvendosje qeveris me Komunën e Prishtinës, por është në opozitë në Kuvendin Komunal.Në raport më tutje thuhet se një hulumtim gjithëpërfshirës i institutit GAP, tregon se kryetarët e tanishëm të komunave demonstrojnë një transparence të përmirësuar të qeverisjeve locale edhe pse rezultatet dallojnë nga komuna në komunë. Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka marrë lavdata të veçanta për transparencë dhe masa anti korrupsionit në nivelin lokal.Edhe pse neni 13 i Kushtetutës parasheh status të veçantë për Prishtinën si kryeqytet i Kosovës, korniza ligjore mbetet e bllokuar dhe Prishtina vazhdon të ketë tretman të njejtë si komuna të tjera, thuhet në raport.

Zgjedhja e Hashim Thaçit president ka bërë që të lirohen dy pozita në kabinetin qeveritar, ajo e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme.Me riformatimin e Qeverisë që do të ndodh ditëve në vijim, janë përmendur emra të ministrave e zëvendësministrave për të plotësuar pozitat që kanë mbetur të zbrazura, raporton Indeksonline.E njëri ndër emrat e përmendur është ai i zëvendësministrit të Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci, për të cilin thuhet se do të kaloj në pozitën e të parit të Ministrisë së Drejtësisë.Koci ka thënë për Indeksonline se ndonëse nuk kanë diskutuar ende për këtë brenda partisë, nëse ai propozohet për këtë post, atëherë do ta pranonte.“Nuk e kemi biseduar ende këtë brenda partisë. Mirëpo, nëse partia konsideron dhe vlerëson se mund ta ushtroj këtë post, atëherë pse jo”, ka thënë Koci

Ministria e Kulturës ka nënshkruar sot një Memorandum Bashkëpunimit me Komunën e Deçanit, nëpërmjet të cilit, investon 350 mijë euro për Renovimin e Stadiumit të Qytetit të Deçanit.
Ministri Kujtim Shala u shpreh se me këtë memorandum ndihmohet infrastruktura e sportit të Deçanit, dhe njëkohësisht krijohen parakushte për avancimin e mëtejmë të këtij sporti në Kosovë.
Ai më tej u shpreh se investimi në infrastrukturë është tejet i rëndësishëm, sidomos në këtë periudhë vendimtare, kur futbolli i Kosovës është para fazës finale të ndërkombëtarizimit.
Më tej Shala u shpreh se MKRS-ja po punon intensivisht në disa drejtime për të avancuar sportin e Kosovës: në infrastrukturë, në legjislacion dhe në krijimin e lehtësirave financiare për funksionim sa më të pavarur të sportit të Kosovës.
Nga ana e tij, kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj theksoi se me këtë investim kapital për futbollin e Deçanit, krijohen kushte të volitshme dhe moderne për zhvillimin e futbollit në këtë vend, transmeton Klan Kosova.

Këshilli Disiplinor i Sindikatës së Mediave në Greqi, ESIEA ka vepruar kundër gazetarëve që mbështesnin me “Po” referendumin grek për kursimet vitin e kaluar. Në Greqi është ndezur një debat mediatik me ngjyrë politike.
Stamatis Malelis, drejtor i televizionit Skai është një gazetar i bindur i çështjeve politike dhe që di t’i mbajë shikuesit para ekranit në tregun e ashpër mediatik grek. Madje gazetari ka ambicie politike -ai është bashkëthemeluesi i partisë socialdemokrate, DIMAR.
Por për disa angazhimi i tij politik shkon shumë larg: Së fundmi këtë e tregon një vendim i Këshillit Disiplinor të Sindikatës së Medias, ESIEA. Malelis përjashtohet për 18 muaj. Arsyetimi: Para referendumit për programin e kursimeve në korrik 2015 ai ka bërë propagandë për t’i thënë “po” kursimeve dhe ka përhapur “fakte të pavërteta”. Dy gazetarë të tjerë të Skait morën “ndëshkime” më të vogla.
Ndërkohë që katër përfaqësues të njohur të mediave të tjera do “të kritikohen publikisht”, një kritikë me paralajmërim do të varet si fletërrufe në redaksitë e tyre. Vendimet e Këshillit Disiplinor u bënë të njohura para publikimit zyrtar dhe kanë ndezur një debat politik në Greqi.Partia qeverisëse do të marrë në shqyrtim raportimin mediatikPër kujtesë: Në grindjen për programin e kursimeve të Greqisë, kreu i qeverisë së majtë, Aleksis Tsipras shpalli vitin e kaluar referendumin për kërkesat e donatorëve.
Me 61% të votave fitoi fronti kundër kursit kursimeve. Në fund të tij, partia qeverisëse Syriza i bëri apel Këshillit të Medias, ESR të verifikojë se sa i ekuiliburar ishte raportimi mediatik lidhur me referendumin.
Si reagim, si Këshilli Disiplinor i ESIEA-s ashtu edhe Prokuroria filluan të procedojnë kundër disa përfaqësuesve të mediave, të cilët ishin shprehur veçanërisht kritikë ndaj mbajtjes së referendumit. Prokuroria i mbylli shpejt hetimet. Por Këshilli Disiplinor bëri kritika paralajmëruese ndaj disa gazetarëve.I ndëshkuari kryesor, Stamatis Melalis -e cilëson vendimin e Këshillit “autoritar” dhe thekson se ai u arrit me një “shumicë shumë të ngushtë, tre nga dy vota. Në bisedë me Deutsche Welle-n, gazetari i njohur ngre akuza të rënda kundër sindikatës së gazetarëve e thekson “se ata të tre që votuan kundër nesh, janë indoktrinuar nga partia qeverisëse”.Kryetarja e Këshillit Disiplinor, Angeliki Gypaki nuk do t’i komentojë vendimet, për sa kohë që vendimet nuk janë bërë publike, ajo nuk mund të komentojë, i përgjigjet Gypaki kërkesës së Deutsche Welle-s. Por kush e ka inicuar një kërkesë të tillë pas referendumit? Gypaki sqaron se “tek sindikata, ESIEA kanë ardhur rreth 300 ankesa të gazetarëve dhe qytetarëve të thjeshtë.
Ne duhet të reagonim.” Edhe drejtori i sindikatës, Stamatis Nikolopoulos nuk bën asnjë prononcim. Këshilli Disiplinor reagon si instancë e pavarur dhe nuk i nënshtrohet asnjë lloj udhëzimi, vetë anëtarët e këshillit zgjidhen nga gazetarët. “Dhe nuk besoj se partitë politike ndërhyjnë tek ata.”“Mirëseerdhët në Korenë e Veriut”Por gazetarët e prekur kanë tjetër mendim. Fakt është që sindikata e mediave ka kritikuar vetëm gazetarët kritikë ndaj Syrizas. Malelis i quan të pabaza akuzat e ngritura kundër tij, gazetarët e paralajmëruar i kanë dhënë gati jehonë të vetme kampit të përkrahësve të kursimeve.
“E kundërta është e vërtetë”, thotë drejtori i Skait. “Në shumë emisione kundërshtarët e kursimeve u lanë të flisnin më gjatë, sepse ishin edhe më mirë të organizuar.”Malelis i quan të pabaza edhe kritikat ndaj moderatorit të radios Skai, Aris Portosalte. Para referendumit ai i përshëndeste me dëshirë dëgjuesit me shprehje të forta. Herë pas here ai përshëndeste me “mirëseerdhët në Korenë e Veriut”. E paimagjinueshme, mendon sindikata, megjithëse shprehjet ironike nuk janë të pazakonta në median greke.Mentalitet stalinistGazetarët e kritikuar e akuzojnë sindikatën e medias për bërje palë me politikën. “Nuk është kritikuar asnjë gazetar që i jepte jehonë zërave të kundërshtarëve të kursimeve”, thotë Malelis. Kështu nga një debat mbi punën e gazetarisë kalohet në grindje politike. Pashos Mandravelis, opinionist i gazetës “Kathimerini” e akuzon sindikatën e medias për “mentalitet stalinist”. Liberali i njohur kritikon se ideologjia e majtë e ka mbajtur për një kohë të gjatë peng gazetarinë në Greqi.Ndërsa drejtori i televizionit Skai, Malelis thekson “se nuk kam bërë asgjë për t’u kritikuar”. Edhe në të ardhmen ai nuk do të lejojë t’ia mbyllin gojën.
“Do të vazhdojë të qëndroj në anën e një populli që vuan, dhe do të luftoj që kjo qeveri të dorëhiqet.” Malelis do të apelojë vendimin disipinor, në rast nevoje deri para gjykatave europiane, thotë ai.