Browsing: Lajme

Laburisti anglez Sadiq Khan ka fituar zgjedhjet për kryetar të Londrës, duke u bërë kështu myslimani i parë në këtë post. “The Guardian” raporton se Khani…

Televizioni shtetëror sirian raportoi se armëpushimi ka hyrë në fuqi mbrëmë, një orë pas mesnatës sipas kohës lokale.
Ushtria lojale e regjimit sirian Bashar al-Assad ka konfirmuar se në Halep është shpallur armëpushim 48 orësh pasi mbrëmë zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Rusisë arritën marrëveshje sipas shembullit në Gutan Lindore dhe Latakia që të vendoset ndalim i luftimeve edhe në këtë rajon në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Televizioni shtetëror sirian raportoi se armëpushimi ka hyrë në fuqi mbrëmë, një orë pas mesnatës sipas kohës lokale dhe se ushtria siriane paralajmëroi se i njëjti do të zgjasë 48 orë.
Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën njoftoi se SHBA-të dhe Rusia kanë arritur marrëveshje sipas të cilës ndërprerja e armiqësisë në Siri do të përfshijë edhe qytetin e Halepit.

Sot në mëngjes tre raketa artilerike nga Siria kanë rënë në rajonin e qytetit turk Kilis.
Të paktën një person është plagosur në qytetin jugor kufitar turk Kilis në të cilin edhe sot në mëngjes shpërthyen tre granata të shkrepura nga territori i Sirisë fqinje, pjesën të cilën e kontrollon organizata terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).
Sot në mëngjes tre raketa artilerike nga Siria kanë rënë në rajonin e Kilisit turk, ndërsa dy granata kanë rënë në afërsi të shkollës së atjeshme të mesme dhe kabinetit rajonal të arsimit. Një person, kalimtar rasti, është lënduar në rrugë dhe me intervenim të ndihmës së shpejtë është transferuar në spital.
Gjatë shpërthimit janë shkatërruar disa automjete dhe është shkaktuar dëm material në objektet. Vija veriore kufitare në Siri që nga fillimi i vitit është bastion i luftimeve të ashpra mes terroristëve të DAESH-it dhe forcave opozitare siriane.
Nga rajoni të cilin e kontrollon DAESH-i në qytetin turk Kilis deri tani kanë rënë më shumë se 55 raketa të cilat kanë vrarë së paku 18 persona, ndërsa 60 të tjerë kanë lënë të plagosur.

Misioni i EULEX-it po përgatitej që të arrestonte një ndër grupet më të fuqishme në Kosovë.
Cak i hetimeve ishte njëri ndër njerëzit më të fuqishëm, Azem Syla, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Por derisa misioni i EULEX-it po mundohej që të mbante sekret aksionin, megjithatë informatat kishin rrjedhur dhe vetëm pak kohë para se të bastisej shtëpia e tij, deputeti i PDK-së, Azem Syla e kishte lëshuar Kosovën.
“zeri.info” merr vesh nga burime shumë të afërta me hetimet se Azem Syla e dinte paraprakisht se një aksion po planifikohej kundër tij, madje edhe arsyet tashmë i kishte të qarta.
Syla kishte udhëtuar drejt Shqipërisë pa u regjistruar fare në sistemin kufitar.
Fakti se Azem Syla tashme e dinte për aksionin e dëshmon edhe momenti i bastisjes së shtëpisë së tij.
Në momentin kur forcat policore futën në shtëpi siç shihet në pamjet e xhiruara nga emisioni “Drejtësia në Kosovë”, djali i deputetit Syla ia konfirmon atij aksionin përmes telefonit.
“Mirëmëngjesi babush. Ehhmmm, janë ardh kta shokt ktu sot në mëngjes, a pi merr në telefon..” dëgjohej duke i thënë Azem Sylës djali tij, minutat e para mëngjesin që Policia e Kosovës dhe EULEX-i ia bastisën shtëpinë.

Wall Street u mbyll me ulje të mërkurën, pasi forcimi i dollarit amerikan shkaktoi uljen e çmimit të naftës.
Wall Street u mbyll me ulje të mërkurën, pasi forcimi i dollarit amerikan shkaktoi uljen e çmimit të naftës, raporton Anadolu Agency (AA).
Dow Jones shënoi rënie për 140 pikë, duke përmbyllur ditën me 17.751 pikë. S&P 500 ishte më poshtë për 18 pikë duke mbyllur ditë me 2.063 pikë, ndërsa Nasdaq ishte më poshtë për 54 pikë duke përmbyllur ditën me 4.763 pikë.
Dow dhe S&P 500 mbyllën ditët e tyre me nivelet më të ulta në tre javët e fundit, ndërsa Nasdaq shënoi rënien e saj të tetë në nëntë seancat e kaluara.
Pavarësisht këtyre rënieve, Apple shënoi rritje të aksioneve për 1.6 përqind, duke i dhënë fund rënies tetë-ditore.
Ndërkohë, vlera e dollarit amerikan ka shënuar rritje kundrejt valutave kryesore, paundit britanik, euros, juanit kinez dhe jenit japonez.