Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Ekspertë britanikë vlerësojnë Turqinë për shpëtimin e pengjeve
    Lajme

    Ekspertë britanikë vlerësojnë Turqinë për shpëtimin e pengjeve

    Dija OnlineBy Dija Online23-09-201403 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Ekspertët britanikë të sigurisë dhe mbrojtjes vlerësojnë Turqinë për shpëtimin e pengjeve, që ishin rrëmbyer nga ISID-i në Mosul të Irakut.

    Ekspertë të mbrojtjes dhe sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar kanë vlerësuar si sukses të madh diplomatik shpëtimin e 49 pengjeve turke, që ishin personel i Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Mosul, të marrë peng nga ISID-i dhe se perëndimi në këtë drejtim mund të marrë ndihmë nga Turqia.
    Margaret Xhilmor, eksperte për luftën kundër terrorizmit dhe sigurinë e brendshme pranë Institutit Mbretëror për Shërbimet e Bashkuara (RUSI) me qendër në Londër, në një deklaratë për Agjencinë e lajmeve Anadolli (AA) ka deklaruar se “shpëtimi i 49 pengjeve turke është një diçka e mrekullueshme”.
    Xhilmor theksoi se pas shpëtimit të pengjeve ka një lehtësim të madh në të gjithë botën, sepse këta njerëz gjendeshin atje vetëm për të bërë detyrën e tyre dhe se ISID-i duhet të lirojë të gjithë pengjet, veçanërisht ata që kanë shkuar në Irak dhe Siri për ndihma humanitare.
    Duke theksuar se aktualisht po shqyrtohet mundësia për një ndryshim ose jo të strategjisë së Britanisë së Madhe ndaj ISID-it, Xhilmor tha: “Nuk duhet të nënvlerësojmë negociatat dhe përpjekjet diplomatike të autoriteteve turke, që mundësuan lirimin e pengjeve. Shpëtimi i pengjeve nuk u mundësua nga ISID-i, por falë aftësive dhe negociatave diplomatike të Turqisë. E rëndësishme është që pengjet u shpëtuan dhe për këtë duhen falënderuar autoritetet turke.”
    ISID-i NUK KA NEVOJË PËR PARA
    Specialistja e RUSI-t theksoi se Turqia është një faktor madhor në arenën ndërkombëtare dhe forca e dytë ushtarake në NATO. Duke qenë kështu, Britania ka nevojë për ndihmën e Turqisë në lidhje me pengjet britanike, që janë në duart e ISID-it. Po ashtu, ajo është e mendimit se shërbimet sekrete britanike do të mbajnë kontakte të vazhdueshme me Turqinë për shpëtimin e pengjeve nga Britania e Madhe.
    Sakaq, Xhilmor vuri në pah gjithashtu se të gjithë janë kureshtarë të dinë sesi i shpëtoi Turqia pengjet. “Me sa duket, është negociuar dhe nuk është dhënë asnjë shpërblim për lirimin e tyre. Megjithatë, një gjë është e vërtetë: Turqia ia doli mbanë shumë mirë. Edhe fakti që nuk ka paguar është i mundshëm, sepse ISID-i nuk ka më nevojë për para”, sqaroi ajo.
    SHANSET JANË TË ULËTA PËR TË SHPËTUAR PENGJET PERËNDIMORE
    Zija Meral, një studiues në Qendrën për Politikë të Jashtme në Universitetin e Kembrixhit, ka thënë se shpëtimi i pengjeve turke është një sukses i madh.
    “Shpëtimi i 49 pengjeve shëndoshë e mirë dhe pa asnjë ndërhyrje ushtarake nga një organizatë, që i vret pengjet nëpër ekrane, me të vërtetë që është një sukses”, u shpreh ai.
    Meral theksoi gjithashtu se asnjë vend nuk tregon detajet e operacioneve të shërbimeve sekrete. Kjo bëhet për arsye që mos të krijohen situata të tjera për shpërblime dhe që të mos demonstrohen mënyrat operative.
    Nga ana tjetër, Zija Meral tërhoqi vëmendjen se Turqia është një nga shtetet më të mëdha myslimane në rajon, prandaj, mbajtja peng e diplomatëve turq dhe mbajtja peng e perëndimorëve janë dinamika të ndryshme; sepse në rast se ISID-i do të kishte vrarë diplomatët turq, atëherë kjo organizatë do të përballej me një reagim të ashpër nga bota islame dhe do të ishte dëmtuar shumë nga kjo. Sipas tij, shanset për shpëtimin e pengjeve perëndimore janë më të pakta në krahasim me ato të pengjeve turke.

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleÇFARË KUALIFIKIMESH PRODHON ARSIMI KOSOVAR
    Next Article SHBA – Erdoan mban fjalim në Këshillin e Marrëdhënieve të Jashtme
    Dija Online

    Related Posts

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    30-05-2026

    Pse ka shumë të ngjarë që Pakistani të refuzojë t’u bashkohet Akordeve të Abrahamit

    30-05-2026

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    29-05-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.